2018
Përgatitja për ta Dëgjuar Zërin e Perëndisë
mars 2018


Rinia

Përgatitja për ta Dëgjuar Zërin e Perëndisë

Presidenti Uhtdorf shpjegon se si gjëja e parë që bëri Perëndia pasi i krijoi burrin dhe gruan, ishte t’u fliste atyre dhe t’u jepte informacion dhe udhëzime të çmuara. Ne e marrim po të njëjtin bekim në prill dhe tetor gjatë konferencës së përgjithshme, kur udhëheqësit e Kishës na drejtohen dhe na japin këshillën që Zoti dëshiron që ne ta dëgjojmë.

A e keni dëgjuar ndonjëherë zërin e Perëndisë nëpërmjet shërbëtorëve të Tij gjatë konferencës së përgjithshme? A e keni ndier ndonjëherë se një mesazh i veçantë jua dha përgjigjen që ishit duke e kërkuar? Në një ditar, mund ta shkruani atë përvojë dhe mënyrën se si ju ndihmoi. Pastaj përgatituni ta dëgjoni zërin e Zotit këtë konferencë që vjen, duke shkruar pyetje që keni dhe duke i studiuar gjatë studimit tuaj të shkrimeve të shenjta. Lutjuni Atit Qiellor, duke kërkuar të merrni përgjigje dhe ide gjatë konferencës. Teksa i dëgjoni shërbëtorët e Zotit, përqendrohuni te nxitjet vetjake. Çfarë keni mësuar? Si u ndiet të frymëzuar që të ndryshoni? Shkruajini ato nxitje pasi është Shpirti që po ju flet juve!

Mbajeni mend gjithmonë se Ati Qiellor ju do dhe do t’ju udhërrëfejë në drejtimin e duhur. Teksa përpiqeni fort që ta dëgjoni zërin e Tij përmes shërbëtorëve të Tij, ju do të bekoheni dhe do të lartësoheni.