2019
Feja: Një Bekim për Jetën dhe Komunitetet Tona
Korrik 2019


Feja: Një Bekim për Jetën dhe Komunitetet Tona

Pamja
Religion: A Blessing to Our Lives and Communities

Besimi dhe feja janë një pjesë thelbësore e identitetit tonë. Besimi ynë, dhe feja në përgjithësi, ndikojnë në jetën tonë të përditshme. Studiues të shumtë të sekteve të krishtera dhe feve të tjera kanë zbuluar se besimtarët janë më të shëndetshëm dhe kanë më shumë gjasa të ndihmojnë në komunitetet e tyre. Gjetjet e kërkimeve që paraqiten këtu janë thjesht një model i mënyrave të shumta se si feja e përmirëson jetën tonë:

Njerëzit fetarë:

Komuniteti

  • Ka më shumë gjasa të dalin vullnetarë,1 të bëjnë bamirësi,2 dhe t’i bashkohen klubeve e grupeve.3

Marrëdhëniet

  • Kanë “marrëdhënie [më të shëndetshme] shoqërore dhe martesa më të stabilizuara” si edhe rrjete sociale të zgjeruara.4

  • “Janë më të prirur të martohen dhe ka më pak gjasa të shkurorëzohen [dhe ata] shprehin shkallë më të lartë kënaqësie me bashkëshortët e tyre.”5

Shëndeti

  • “Rreth një e treta e tyre ka më shumë gjasa … të thotë se është shumë i/e lumtur.”6

  • Kanë përqindje më të ulët të depresionit dhe më pak ankth.7

  • Priren të jetojnë shtatë vjet më shumë SESA njerëzit që nuk janë fetarë.8

Shënime

  1. Shih Arthur C. Brooks, Gross National Happiness: Why Happiness Matters for America – and How We Can Get More of It (2008), f. 52.

  2. Shih Rodney Stark, America’s Blessings: How Religion Benefits Everyone, Including Atheists (2012), f. 4.

  3. Shih Robert D. Putnam, Bowling Alone (2000), f. 66–67.

  4. Tyler J. VanderWeele, “Does Religious Participation Contribute to Human Flourishing?” Big Questions Online, 14 janar 2017, bigquestionsonline.com.

  5. Stark, How Religion Benefits Everyone, f. 4.

  6. Brooks, Gross National Happiness, f. 48.

  7. Shih Andrew Sims, Is Faith Delusion? Why Religion is Good For Your Health (2009), f. 220.

  8. Stark, How Religion Benefits Everyone, f. 4, 106–107, 111.