2020
200 Vjet Dritë
Prill 2020


200 Vjet Dritë

Pamja
First Vision

Në një ditë të bukur, të kthjellët, 200 vjet më parë, një djalë i ri hyri në një korije pemësh me qëllim që të kërkonte falje dhe për t’u lutur se me cilën kishë duhej të bashkohej. Prej një vegimi të mrekullueshëm, ai mësoi se nuk duhej të bashkohej me asnjërën prej tyre. Kjo ngjarje shënoi fillimin e Rivendosjes së ungjillit të Jezu Krishtit – një proces që vazhdon ende në kohën tonë.

Në këtë botim, ne kremtojmë 200 vjet dritë:

  • Presidenti Rasëll M. Nelson na mëson se si mbledhja e Izraelit në të dyja anët e velit mund të na përgatitë ne dhe të tjerët për Ardhjen e Dytë të Zotit (faqe 6).

  • Plaku LeGrand R. Kurtis i Riu tregon se si shenjtorët e ditëve të mëvonshme kanë dhënë ndihmesë për Rivendosjen e vazhdueshme – dhe në ç’mënyrë secili prej nesh mund të japë ndihmesë (faqe 18).

  • Për rininë, Plaku Nil L. Andersen jep pesë të vërteta që ne mund t’i mësojmë prej Vegimit të Parë (faqe 52).

Teksa mësojmë prej fjalëve të profetit tonë dhe historive të shenjtorëve besnikë, marrshim të njëjtën njohuri që e mori Profeti Jozef 200 vjet më parë: që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti janë qenie të vërteta e të gjalla, të cilët na duan. Dhe le t’ua tregojmë atë njohuri miqve dhe fqinjëve tanë.

Sinqerisht,

Plaku Rendi D. Fank, i Të Shtatëdhjetëve

Redaktues i Revistave të Kishës