2022
Shpëtimtari i Vuajtur
Prill 2022


“Shpëtimtari i Vuajtur”, Për Forcën e Rinisë, Prill 2022.

Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Për Forcën e Rinisë, Prill 2022

Shpëtimtari i Vuajtur

Qindra vjet para se të vinte Jezu Krishti, Isaia parashikoi vuajtjet e Tij për mëkatet tona.

i përçmuar dhe i hedhur poshtë

Pamja
duart e Jezu Krishtit të lidhura

Kur Jezu Krishti erdhi në tokë, disa njerëz besuan tek Ai, por shumica nuk besoi. Madje e shihnin me përçmim dhe shumë e urrenin Atë. Në fund, njerëzit zgjodhën ta torturonin dhe ta vrisnin. (Shih 1 Nefi 19:9.)

Ai mbante sëmundjet tona

Pamja
Jezu Krishti i gjunjëzuar në Gjetseman

Jezu Krishti mori mbi Vete gjithë dhembjen, sëmundjet dhe dobësitë tona. Ai e bëri këtë në mënyrë që të ketë mëshirë për ne dhe të dijë se si të na ndihmojë. (Shih Alma 7:11–13.)

Ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona

Pamja
Jezu Krishti në kryq

Jezu Krishti vuajti për mëkatet tona. Ai e bëri këtë në mënyrë që ne të mund të falemi kur pendohemi. (Shih Doktrina e Besëlidhje 18:11; 19:15–19.)

për shkak të vurratave të Tij ne jemi shëruar

Pamja
njerëz që ndiejnë dorën e Jezu Krishtit të ringjallur

“Vurratat e Tij” janë plagët e Tij. Këto përfaqësojnë të gjitha vuajtjet që Ai duroi për ne, përfshirë derdhjen e gjakut të Tij dhe vdekjen e Tij. Për shkak se Jezu Krishti vuajti për ne, mund të shërohemi sërish. Flijimi i Tij bën të mundur që mëkatet tona të falen. Ndërsa pendohemi dhe përpiqemi t’i mbajmë besëlidhjet tona, Ai na shëron dhe na ndryshon. (Shih Mosia 3:7–11; Nenet e Besimit 1:3.)