Eja, Më Ndiq
20–26 Janar. 1 Nefi 11–15: “Të Armatosur me Drejtësi dhe me Fuqinë e Perëndisë”


“20–26 Janar. 1 Nefi 11–15: ‘Të Armatosur me Drejtësi dhe me Fuqinë e Perëndisë’”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Libri i Mormonit 2020 (2020)

“20–26 Janar. 1 Nefi 11–15”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2020

Pamja
njerëz duke ngrënë frutin e pemës së jetës

Më e Ëmbël se Gjithë Embëlsia, nga Miguel Angel González Romero

20–26 Janar

1 Nefi 11–15

“Të Armatosur me Drejtësi dhe me Fuqinë e Perëndisë”

A mund ta shihni veten tuaj te 1 Nefi 11–15? Cilat fragmente kanë më shumë vlerë për ju dhe familjen tuaj?

Shënojini Mbresat Tuaja

Kur Perëndia ka një punë madhore për profetin e tij që ta bëjë, Ai shpesh i jep atij profeti një vegim madhështor që e ndihmon të kuptojë qëllimet e Perëndisë për fëmijët e Tij. Moisiu pa në vegim “këtë tokë dhe banorët e saj, dhe gjithashtu qiejt” (Moisiu 1:36). Apostulli Gjon pa historinë e botës dhe Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit (shih librin e Zbulesës). Jozef Smithi pa Atin dhe Birin (shih Joseph Smith – Historia 1:17–18). Lehi pa një vegim, i cili portretizoi udhëtimin që ne duhet të bëjmë drejt Shpëtimtarit dhe dashurisë së Tij.

Siç shënohet te 1 Nefi 11–14, Nefi pa shërbesën e Shpëtimtarit, të ardhmen e pasardhësve të Lehit në tokën e premtuar dhe fatin në ditët e mëvonshme të veprës së Perëndisë. Ky vegim ndihmoi për ta përgatitur Nefin për punën që shtrihej përpara tij dhe mund të ndihmojë edhe në përgatitjen tuaj – sepse Perëndia ka një punë për ju që ta bëni në mbretërinë e Tij. Ju jeni mes “shenjtorë[ve të] kishës së Qengjit”, që Nefi pa, “që ishin shpërndarë mbi të gjithë faqen e tokës; dhe ata ishin armatosur me drejtësi dhe me fuqinë e Perëndisë në lavdi të madhe” (1 Nefi 14:14).

Pamja
ikona e studimit vetjak

Ide për Studimin Vetjak të Shkrimeve të Shenjta

1 Nefi 11

Perëndia e dërgoi Jezu Krishtin si shprehje të dashurisë së Tij.

Për ta ndihmuar Nefin të kuptonte domethënien e pemës që ati i vet kishte parë, një engjëll i tregoi “Birin e Atit të Amshuar” (1 Nefi 11:21). Kjo e bëri Nefin që të arrinte në përfundimin se pema përfaqëson dashurinë e Perëndisë. Por vegimi nuk kishte mbaruar ende. Teksa e lexoni dhe e përsiatni 1 Nefin 11, çfarë gjeni që ju ndihmon të kuptoni përse Jezu Krishti është shprehja përfundimtare e dashurisë së Perëndisë?

Për të mësuar rreth simboleve të tjera në ëndrrën e Lehit, shih 1 Nefi 11:35–36; 12:16–18 dhe 15:21–30.

Shih edhe Gjoni 3:16.

1 Nefi 12–13

Zoti përgatiti udhën për Rivendosjen.

Nefi nuk do të jetonte kurrë aq gjatë sa të dëshmonte shumë nga ajo që pa në vegimin e tij. Si mendoni ju, përse ishte e vlefshme për Nefin që t’i dinte këto gjëra? Përse është e vlefshme që ju t’i dini këto gjëra? Ndoshta ju mund ta bëni këtë pyetje sa herë që lexoni rreth diçkaje që pa Nefi në vegimin e tij.

Ja ku janë disa nga ngjarjet që pa Nefi: të ardhmen e popullit të tij, (shih kapitulli 12), kolonizimin e Amerikës dhe Revolucionin Amerikan (shih kapitulli 13:12–19), Braktisjen e Madhe (shih kapitulli 13:20–29) dhe Rivendosjen e Ungjillit (shih kapitulli 13:32–42).

1 Nefi 13:1–9; 14:9–11

Çfarë është “kish[a e] madhe dhe [e] neveritshme” që pa Nefi?

Plaku Dallin H. Ouks shpjegoi se “kish[a e] madhe dhe [e] neveritshme” e përshkruar nga Nefi, përfaqëson “çdo filozofi apo organizatë që kundërshton besimin te Perëndia. Dhe ‘robëri[a]’ në të cilën kjo ‘kishë’ kërkon t’i sjellë shenjtorët nuk do të jetë aq shumë kufizim fizik sa do të jetë robëri e ideve të rreme” (“Stand as Witnesses of God”, Ensign, mars 2015, f. 32).

1 Nefi 13:12

Kush ishte burri që pa Nefi, mbi të cilin “veproi” Shpirti, që të shkonte “përpara mbi ujërat e shumta”?

Nefi pa se Fryma e Shenjtë do ta frymëzonte Kristofor Kolombin që të bënte udhëtimin e tij të famshëm drejt kontinenteve amerikane. Më 14 mars 1493, Kolombi shkroi për këtë udhëtim: “Këto rezultate të mëdha dhe të mrekullueshme nuk janë për asnjë meritë timen … ; sepse atë që intelekti i një njeriu të vetëm nuk mund ta kuptojë [plotësisht], Shpirti i Perëndisë ia ka dhënë qenieve njerëzore të vdekshme, sepse Perëndia është mësuar t’i dëgjojë lutjet e shërbëtorëve të Tij, të cilët i duan parimet e Tij madje deri në përmbushjen e atyre që në dukje janë të pamundura” (The Annals of America [Encyclopedia Britannica, Inc., 1976], 1:5).

1 Nefi 13:20–42

Shkrimet e shenjta të ditëve të mëvonshme rivendosin “gjëra të qarta dhe të çmueshme”.

Nefi pa në vegim që Biblës – të cilën ai e përshkroi si “një anal [të] Judenjve” – do t’i hiqeshin “shumë gjëra të qarta dhe të çmueshme” (1 Nefi 13:23, 28). Megjithatë, ai pa gjithashtu se Perëndia do t’i rivendoste këto gjëra nëpërmjet “libra[ve] të tjerë” – Librit të Mormonit dhe shkrimeve të tjera të shenjta të ditëve të mëvonshme (shih 1 Nefi 13:39–40). Cilat janë disa nga të vërtetat e çmuara që Libri i Mormonit na ndihmon t’i kuptojmë më mirë? Si është e ndryshme jeta juaj ngaqë këto të vërteta të qarta dhe të çmueshme janë rivendosur?

Pamja
kopje të Librit të Mormonit në gjuhë të ndryshme

Libri i Mormonit rivendos të vërtetat e ungjillit që humbën gjatë Braktisjes.

Shih edhe “Plain and Precious Truths”, Ensign, mars 2008, f. 68–73; Rasëll M. Nelson, “Libri i Mormonit: Si do të Ishte Jeta Juaj pa Të?Ensign ose Liahona, nëntor 2017, f. 60–63.

1 Nefi 15:1–11

Zoti do të më përgjigjet nëse kërkoj me besim, me një zemër të butë.

A keni ndier ndonjëherë sikur nuk po merrnit zbulesë vetjake – sikur Perëndia nuk po ju fliste? Çfarë këshille u dha Nefi vëllezërve të vet kur ata u ndien në këtë mënyrë? Si mund ta zbatoni këshillën e Nefit në jetën tuaj dhe si mund ta përdorni këshillën e tij për t’i ndihmuar të tjerët?

Shih edhe Jakobi [LiM] 4:8; Alma 5:46; 26:21–22.

Pamja
ikona e studimit familjar

Ide për Studimin Familjar të Shkrimeve të Shenjta dhe për Mbrëmjen Familjare

Ndërsa i lexoni shkrimet e shenjta me familjen tuaj, Shpirti mund t’ju ndihmojë të dini se cilat parime të theksoni e diskutoni me qëllim që të plotësoni nevojat e familjes suaj. Ja ku janë disa ide.

1 Nefi 11–14

Ndërsa familja juaj i lexon këta kapituj, me raste ndaloni dhe bëni pyetje si këto: Çfarë pa Nefi në vegim që mund ta ketë lumturuar atë? Çfarë mund ta ketë trishtuar atë? Përse?

1 Nefi 13:20–42

Për t’i ndihmuar pjesëtarët e familjes që ta kuptojnë vlerën e të vërtetave “të qarta dhe të çmueshme” në Librin e Mormonit, krahasoni një mesazh të shkruar qartë me një mesazh me [fjalë] të ngatërruara. Përse Ati Qiellor mund të dojë që të vërtetat e Tij të jepen mësim me qartësi? Pjesëtarët e familjes mund të japin dëshmi për disa të vërteta “të qarta dhe të çmueshme” që kanë mësuar nga Libri i Mormonit.

1 Nefi 14:12–15

Përse “armatos[emi] me drejtësi dhe me fuqinë e Perëndisë” kur jetojmë të vërtetë ndaj besëlidhjeve tona me Perëndinë?

1 Nefi 15:8–11

Çfarë përvojash mund të tregojë familja juaj [për rastet] kur ata i kanë “kërkuar Zotit”? Çfarë mësojmë nga shembulli i Nefit?

Për më shumë ide për mësimdhënien ndaj fëmijëve, shihni përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren.

Përmirësimi i Studimit Vetjak

Përdorni ndihma për studimin. Poshtëshënimet, Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta dhe ndihma të tjera për studimin japin ide mbi shkrimet e shenjta. Për shembull, çfarë ju ndihmojnë poshtëshënimet të kuptoni rreth 1 Nefit 14:20–21?

Pamja
Vegimi i Nefit për Marien dhe foshnjën Jezus

Vegimi i Nefit për Marien, nga James Johnson