Eja, Më Ndiq
Burime Shtesë


“Burime Shtesë”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Libri i Mormonit 2020 (2020)

“Burime Shtesë”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2020

Pamja
familje duke luajtur lojë

Burime Shtesë

Të gjitha këto burime mund të gjenden te programi kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] dhe te ChurchofJesusChrist.org.

Himne dhe Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve]

Muzika e shenjtë e fton Shpirtin dhe na e mëson doktrinën në një mënyrë të paharrueshme. Përveç varianteve të botuara të Himneve dhe të Children’s Songbook [Librit të Këngëve të Fëmijëve], ju mund të gjeni regjistrime zanore dhe materiale filmike të shumë himneve dhe këngëve të fëmijëve te music.ChurchofJesusChrist.org dhe në programin kompjuterik LDS Music [Muzikë SHDM].

Revistat e Kishës

Revista Liahona jep histori dhe veprimtari që mund t’i plotësojnë parimet që po i jepni mësim nga manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet.

Tregime nga Libri i Mormonit

Tregime nga Libri i Mormonit mund t’i ndihmojë fëmijët të mësojnë doktrinën dhe historitë që gjenden në Librin e Mormonit. Ju gjithashtu mund të gjeni materiale filmike të këtyre historive në programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] dhe te medialibrary.ChurchofJesusChrist.org.

Manualet e Seminarit dhe të Institutit

Manualet e seminarit dhe të institutit japin sfondin historik dhe komente doktrinore për parime dhe tregime që gjenden në shkrimet e shenjta.

Media Library [Biblioteka e Mediave]

Veprat e artit, materialet filmike dhe mjete të tjera të mediave mund t’ju ndihmojnë ju dhe familjen tuaj që t’i përfytyroni doktrinën dhe historitë që gjenden në Librin e Mormonit. Vizitoni medialibrary.ChurchofJesusChrist.org për ta shfletuar koleksionin e Kishës për burimet e mediave, përfshirë seritë e materialeve filmike nga Libri i Mormonit, të cilat paraqitin ngjarje nga Libri i Mormonit. Media Library [Biblioteka e Mediave] është gjithashtu në dispozicion si program për telefona celularë.

Gospel Topics [Tema të Ungjillit]

Te topics.ChurchofJesusChrist.org ju mund të gjeni informacion bazë rreth një larmie temash të ungjillit, së bashku me hallka lidhëse për burime të dobishme, të tilla si biseda të konferencave të përgjithshme, artikuj, shkrime të shenjta dhe materiale filmike që lidhen me temën. Ju mund të gjeni edhe Esetë mbi Temat e Ungjillit, të cilat ofrojnë përgjigje të hollësishme ndaj pyetjeve të ungjillit.

Të Vërtetë ndaj Besimit

Nëse keni nevojë për ndihmë shtesë për të kuptuar parime bazë të ungjillit, merrni parasysh të kërkoni te libri Të Vërtetë ndaj Besimit. Ky material burimor përbëhet nga një renditje alfabetike e temave të ungjillit të shpjeguara në terma të thjeshtë.