Eja, Më Ndiq
3–9 Qershor. Gjoni 13–17: ‘Qëndroni në Dashurinë Time’


“3–9 Qershor. Gjoni 13–17: ‘Qëndroni në Dashurinë Time’” Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Re 2019 (2019)

“3–9 Qershor. Gjoni 13–17”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2019

Pamja
Darka e Fundit

Në Përkujtimin Tim, nga Walter Rane

3–9 Qershor

Gjoni 13–17

“Qëndroni në Dashurinë Time”

Lutuni që të dini nevojat e fëmijëve të cilëve u jepni mësim, teksa lexoni Gjonin 13–17. Manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet dhe ky përvijim i mësimit mund t’ju ndihmojë ta kuptoni doktrinën dhe t’ju japë ide se si t’i mësoni fëmijët në klasën tuaj.

Shënojini Mbresat Tuaja

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Për t’i ndihmuar fëmijët që të tregojnë atë që po mësojnë në shtëpi, kaloni nga njëri te tjetri një zemër prej letre dhe ftojeni secilin fëmijë, kur është radha e tij ose e saj për ta mbajtur zemrën, të tregojë diçka që ai ose ajo e bën për të treguar dashuri për të tjerët.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Fëmijët Më të Vegjël

Gjoni 13:1–17

Jezusi dëshiron që unë t’u shërbej të tjerëve.

Historia e Jezusit që u lan këmbët Apostujve të Tij, është një shembull i shërbimit të përulur. Si mund t’i frymëzoni fëmijët që ta ndjekin shembullin e Jezusit?

Veprimtari të Mundshme

  • Përdorni figurën nga përvijimi i mësimit të kësaj jave te manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet që t’ju ndihmojë të tregoni historinë te Gjoni 13:1–17. Ftojini fëmijët të vënë në dukje hollësi nga historia të cilat gjenden në figurat.

  • Tregoni figura të Jezusit duke u shërbyer të tjerëve (për ide, shihni Libri i Figurave Artistike të Ungjillit ose revista të Kishës). Lërini fëmijët t’i mbajnë me radhë figurat, ndërkohë që tregoni historitë e përshkruara (lërini t’ju ndihmojnë për t’i treguar historitë nëse munden).

  • Pyetini fëmijët se si ndihen kur dikush i ndihmon. Lërini fëmijët të vizatojnë figura se si mund ta ndjekin shembullin e Jezusit duke i shërbyer dikujt.

Gjoni 13:34–35; 14:15

Unë e tregoj dashurinë time për Jezu Krishtin duke i zbatuar urdhërimet e Tij.

Si mund t’i ndihmoni fëmijët ta kuptojnë se bindja e tyre është një shenjë që ata e duan Jezu Krishtin?

Veprimtari të Mundshme

  • Jepini secilit fëmijë një zemër prej letre për ta zbukuruar. Ftojini t’i ngrenë lart zemrat e tyre çdo herë që këndojnë fjalën “dashuri” te “Jesus Said Love Everyone” [Jezus’ Tha t’i Doni t’Gjith’], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 61 dhe “Doni Njëri-Tjetrin”, Himne, nr. 203.

  • Ndihmojini fëmijët ta mësojnë përmendsh Gjonin 14:15 duke ngritur lart zemrat e tyre prej letre teksa thonë: “Nëse më doni” dhe një figurë pllakash guri teksa thonë: “Zbatoni urdhërimet e mia”.

  • Ftojini fëmijët të luajnë me radhë me role një veprim të mirë që mund ta bëjnë për dikë për të treguar dashurinë e tyre për Jezusin. Bëjini pjesën tjetër të fëmijëve të marrin me mend se çfarë po bëjnë ata.

  • Plotësojeni faqen e veprimtarisë së kësaj jave me fëmijët.

Gjoni 14:26–27; 15:26; 16:13–14

Fryma e Shenjtë më ndihmon të ndihem më pranë Jezusit.

Edhe pse fëmijët të cilëve u jepni mësim, nuk e kanë marrë ende dhuratën e Frymës së Shenjtë, ata mund të mësojnë tani se si fuqia e Frymës së Shenjtë vepron në jetën e tyre.

Veprimtari të Mundshme

  • Tregoni figurën Darka e Fundit (Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 54). Shpjegojuni fëmijëve se në Darkën e Fundit Jezusi u dha mësim dishepujve të Tij rreth Frymës së Shenjtë.

  • Ftojini fëmijët t’i vendosin duart mbi zemrat e tyre dhe mbi kokat e tyre. Hapini shkrimet e shenjta te Doktrina e Besëlidhje 8:2 dhe shpjegoni që Fryma e Shenjtë mund të na flasë “në mendjen [tonë] dhe në zemrën [tonë]” ose nëpërmjet mendimeve dhe ndjenjave tona.

  • Fikini dritat dhe ngrini lart një figurë. Më pas ndriçojeni figurën me elektrik dore. Pyetini fëmijët se si elektriku i dorës është si Fryma e Shenjtë.

  • Së bashku me fëmijët këndoni me një “zë të qetë” “The Holy Ghost” [“Fryma e Shenjtë”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 105. Ftojini të dëgjojnë për gjërat që i bën Fryma e Shenjtë.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Fëmijët Më të Mëdhenj

Gjoni 13:34–35; 14:15; 15:10–14

Unë e tregoj dashurinë time për Jezu Krishtin duke i zbatuar urdhërimet e Tij.

Teksa lexoni këto fragmente në studimin tuaj vetjak, mendoni rreth fëmijëve të cilëve u jepni mësim. Si do të bekohen ata kur e kuptojnë se bindja e tyre është shenjë e dashurisë së tyre për Shpëtimtarin?

Veprimtari të Mundshme

  • Ndihmojini fëmijët ta mësojnë përmendsh Gjonin 13:34–35. Një mënyrë se si ta bëni këtë është të këndoni “Doni Njëri-Tjetrin”, Himne, nr. 203 dhe t’i ndihmoni fëmijët të mësojnë veprime që përputhen me të.

  • Ftojini fëmijët të shkruajnë në tabelë mënyra se si Jezusi e ka treguar se Ai na do. Ju mund të tregoni figura nga jeta e Shpëtimtarit për t’i ndihmuar (për ide, shihni Librin e Figurave Artistike të Ungjillit). Si mund të tregojmë dashuri për të tjerët sikurse tregoi Ai? Ftojeni secilin fëmijë të ngrihet të këmbë dhe të thotë një mënyrë se si ai ose ajo do ta “d[uan] njëri-tjetrin” (Gjoni 13:34).

  • Ftojeni një fëmijë të lexojë Gjonin 14:15. Lërini fëmijët të vizatojnë me radhë figura që përfaqësojnë dikë që po zbaton një urdhërim, ndërkohë që pjesa tjetër e fëmijëve merr me mend se çfarë po vizaton ai ose ajo. Për shembuj urdhërimesh, shihni broshurën Për Forcën e Rinisë. Në ç’mënyrë i tregon Shpëtimtarit zbatimi i këtyre urdhërimeve se ne e duam Atë?

Gjoni 14:26; 15:26; 16:13

Fryma e Shenjtë udhëzon, ngushëllon dhe dëshmon për të vërtetën.

Tani që shumica e fëmijëve e kanë marrë dhuratën e Frymës së Shenjtë, si mund t’i ndihmoni për t’i kuptuar më mirë rolet e Frymës së Shenjtë?

Veprimtari të Mundshme

  • Jepuni fëmijëve vargjet vijuese për t’i lexuar në dyshe: Gjoni 14:26; 15:26 dhe 16:13. Kërkojuni të gjejnë fjalë që u mësojnë atyre atë që bën Fryma e Shenjtë. Shkruajini fjalët në tabelë.

  • Tregoni një përvojë kur Fryma e Shenjtë ju udhëzoi, ngushëlloi, paralajmëroi ose ju dëshmoi për të vërtetën. Ftojini fëmijët të tregojnë ndonjë përvojë që kanë pasur me Frymën e Shenjtë. Si e dalluan ndikimin e Frymës së Shenjtë?

  • Ftojeni secilin fëmijë ta vizatojë fytyrën e tij ose të saj mbi një qese letre. Ndizni brenda qeseve një elektrik dore, që përfaqëson Frymën e Shenjtë. Më pas futni në qese gjëra që e bllokojnë dritën, të tilla si një shall apo disa shami, për t’u mësuar se zgjedhjet tona të gabuara mund ta kufizojnë ndikimin e Frymës së Shenjtë në jetën tonë. Lërini fëmijët t’i heqin shallin apo shamitë nga qeset e tyre për të përfaqësuar pendimin.

Gjoni 15:1–8; 17:3

Ati Qiellor dhe Jezusi duan që unë t’i njoh Ata.

Ju do ta bekoni përgjithmonë jetën e fëmijëve duke i ndihmuar të arrijnë ta njohin Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.

Veprimtari të Mundshme

  • Vini në një vend të dukshëm një bimë ndërkohë që fëmijët lexojnë me radhë te Gjoni 15:1–8. Si është Jezusi i ngjashëm me një hardhi? Si jemi ne të ngjashëm me shermendet? Çfarë mund të bëjmë që të qëndrojmë pranë Shpëtimtarit?

  • Lexoni me zë të lartë Gjonin 17:3. Pyetini fëmijët se çfarë po bëjnë që t’i njohin Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Tregoni se si ju keni arritur t’i njihni Ata.

Pamja
Jezusi me djalin në prehër

Krishti dha mësim: “Qëndroni në mua” (Gjoni 15:4).

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxitni të Mësuarin në Shtëpi

Nxitini fëmijët ta pyesin një pjesëtar të familjes se çfarë mund të bëjnë për t’i shërbyer atij ose asaj. Gjatë orës së ardhshme mësimore jepuni fëmijëve kohë që të tregojnë se çfarë bënë.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Përshtatini veprimtaritë. Nëse u jepni mësim fëmijëve më të vegjël, ju mund të gjeni ide shtesë që mund t’i përshtatni për orën tuaj mësimore nga pjesa e këtij përvijimi të mësimit për fëmijët më të mëdhenj. Në mënyrë të ngjashme, veprimtaritë për fëmijët më të vegjël mund të përshtaten për t’u dhënë mësim fëmijëve më të mëdhenj.

Pamja
faqja e veprimtarisë: zbatimi i urdhërimeve