Eja, Më Ndiq
22–28 Korrik. Veprat e Apostujve 16–21: ‘Zoti na Kishte Thirrur që t[a] Shpallim … Ungjillin’


“22–28 Korrik. Veprat e Apostujve 16–21: ‘Zoti na Kishte Thirrur që t[a] Shpallim … Ungjillin’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Re 2019 (2019)

“22–28 Korrik. Veprat e Apostujve 16–21”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2019

Pamja
Pali predikon në Areopag

22–28 Korrik

Veprat e Apostujve 16–21

“Zoti na Kishte Thirrur që t[a] Shpallim … Ungjillin”

Pasi t’i lexoni Veprat e Apostujve 16–21, merrni parasysh se si nxitjet e Shpirtit dhe idetë në këtë përvijim mësimi mund t’ju ndihmojnë në përgatitjen e mësimit tuaj. Për ndihmë të mëtejshme, këshillohuni me pjesën “Plotësimi i Nevojave të Fëmijëve Më të Vegjël” që gjendet në këtë manual.

Shënojini Mbresat Tuaja

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Ftojini fëmijët t’ju tregojnë se në ç’mënyrë Pali ngjason me misionarët sot. Pyesni: “A keni folur ndonjëherë për ungjillin me dikë tjetër?”

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Fëmijët Më të Vegjël

Veprat e Apostujve 16:25–34

Misionarët i mësojnë njerëzit rreth Jezusit.

A e dinë fëmijët të cilëve u jepni mësim, se çfarë bëjnë misionarët? Si mund t’i ndihmoni fëmijët ta kuptojnë se ata mund të flasin për ungjillin me të tjerët?

Veprimtari të Mundshme

  • Ndihmojini fëmijët të aktrojnë Veprat e Apostujve 16:25–34, ndërsa ju e përmblidhni rrëfimin e Palit dhe Silas duke e shpërndarë ungjillin në burg (shih edhe “Kapitullin 61: Pali dhe Sila në Burg”, Histori nga Dhiata e Re, f. 158–160, ose materialin përkatës filmik te LDS.org). Shpjegoni se edhe sot misionarët i mësojnë njerëzit për Jezusin dhe i ndihmojnë ata të përgatiten për t’u pagëzuar.

  • Bëni distinktivë emri si të misionarëve për fëmijët që t'i përdorin, dhe ndihmojini që t’i shkruajnë emrat e tyre te distinktivët. Mësojuni fëmijëve thënie të thjeshta doktrinore që mund t’ia tregojnë të tjerëve, të tilla si “Perëndia është Ati ynë i dashur Qiellor”, “Perëndia flet nëpërmjet një profeti të gjallë” ose “Jezu Krishti është Shpëtimtari ynë”.

  • Ftojini fëmijët të tregojnë hollësi rreth dikujt që njohin, i cili/e cila është në mision. Ata mund të bëjnë një vizatim ose të shkruajnë një pusullë për t’ia dërguar një misionari.

Veprat e Apostujve 17:10–12

Shkrimet e shenjta dëshmojnë për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.

Ndonëse disa prej fëmijëve të cilëve u jepni mësim, mund të mos jenë ende në gjendje që të lexojnë, ju mund t’i ndihmoni që të zhvillojnë dashuri për shkrimet e shenjta dhe të shohin se si ato dëshmojnë për Shpëtimtarin.

Veprimtari të Mundshme

  • Vendosni disa kopje të shkrimeve të shenjta nëpër dhomë dhe lërini fëmijët që t’i gjejnë. Ndihmojeni njërin nga fëmijët ta lexojë frazën: “Ata … i shqyrtua[n] çdo ditë Shkrimet” (Veprat e Apostujve 17:11). Ftojini fëmijët të tregojnë me gisht nga secila ditë e javës në një kalendar ndërsa e përsëritin këtë frazë me ju.

  • Për t’u mësuar fëmijëve që shkrimet e shenjta dëshmojnë për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin, ndihmojini të kthehen te një kapitull në shkrimet e shenjta, si p.sh. te Veprat e Apostujve 17 ose 18, dhe të gjejnë rastet kur përmendet fjala Perëndi ose Zot. Ju mund të dëshironi t’i shenjoni këto fjalë në mënyrë që fëmijët të mund t’i gjejnë më me lehtësi. Sa herë që gjejnë një nga këto fjalë, ftojini që të tregojnë diçka që dinë rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.

Veprat e Apostujve 17:22–31

Fëmi’ i Per’ndis’ jam.

Në aeropag, Pali dha mësim të vërteta bazë rreth natyrës së Perëndisë, përfshirë të vërtetat që ne jemi fëmijët e Tij dhe se Ai “nuk është larg nga secili prej nesh” (Veprat e Apostujve 17:27). Si mund t’i ndihmoni fëmijët të ndihen pranë Atit të tyre Qiellor?

Veprimtari të Mundshme

  • Ndihmojini fëmijët ta përsëritin frazën: “Ne jemi pasardhës të Perëndisë” (Veprat e Apostujve 17:29), dhe shpjegoni se pasardhës do të thotë fëmijë. Jepini dëshminë tuaj secilit fëmijë, një e nga një, që ai apo ajo është një fëmijë i Perëndisë. Pyetini se si ndihen kur dëgjojnë se janë fëmijë të Perëndisë. Ftojini të tregojnë se si ndihen rreth Atit të tyre Qiellor.

  • Shfaqni fotografi të fëmijëve me familjet e tyre (nëse është e mundur, përdorni fotografi të fëmijëve në klasën tuaj). Shpjegoni se ne jemi fëmijët e nënave dhe etërve tanë dhe se të gjithë ne jemi fëmijë shpirtërorë të Prindërve tanë Qiellorë.

  • Këndoni një këngë rreth Atit Qiellor, të tillë si “E Di, Ati Im Rron” (Himne, f. 197). Me ndihmën e fëmijëve, shkruani në tabelë fjalë ose vizatoni figura të cilat përfaqësojnë gjëra që i mësojmë rreth Atit Qiellor nga kënga.

  • Lexojuni fëmijëve këto fjalë nga Veprat e Apostujve 17:27: “Ai nuk është larg nga secili prej nesh”. Flitni rreth rasteve kur u ndiet pranë Atit Qiellor dhe ftojini fëmijët të bëjnë të njëjtën gjë.

Pamja
burrë duke mbajtur një vajzë të vogël

Çdo njeri është një fëmijë i Perëndisë.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Fëmijët Më të Mëdhenj

Veprat e Apostujve 16:14–15, 25–34; 18:7–8, 24–28

Unë mund të jem misionar tani.

Si mund t’i ndihmoni fëmijët që të jenë si Pali dhe të flasin me të tjerët për atë që po mësojnë rreth ungjillit?

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët t’i lexojnë Veprat e Apostujve 16:14–15, 25–34; 18:7–8, 24–28, dhe të bëjnë një listë të njerëzve të cilëve Pali dhe Apolo u folën për ungjillin. Pastaj ftojini që të bëjnë një listë të njerëzve me të cilët mund të flasin për ungjillin. Lërini fëmijët të interpretojnë me role mënyrën se si ata mund t’u tregojnë këtyre njerëzve për Jezu Krishtin ose si t’i ftojnë ata në kishë. Ju gjithashtu mund t’i ftoni fëmijët që t’u shkruajnë këtyre njerëzve pusulla duke u dhënë dëshmi për një të vërtetë të ungjillit.

  • Ftoni misionarë kohëplotë të tanishëm, misionarë të kthyer ose misionarët e lagjes ta vizitojnë klasën dhe të tregojnë për përvojat e tyre lidhur me shpërndarjen e ungjillit. Nxitini fëmijët të bëjnë pyetje rreth mënyrës se si ata mund të flasin për ungjillin me të tjerët.

Veprat e Apostujve 17:2–4, 10–12; 18:28

Shkrimet e shenjta dëshmojnë për Jezu Krishtin.

Të gjithë profetët dëshmojnë për Jezu Krishtin. Si mund t’i mësoni fëmijët ta gjejnë Atë në shkrimet e shenjta, edhe kur Ai nuk përmendet me emër?

Veprimtari të Mundshme

  • Vërini fëmijët t’i lexojnë Veprat e Apostujve 17:2–4, 10–12; 18:28, dhe ftojini të shqyrtojnë se çfarë kanë të përbashkët këto fragmente. Sipas këtyre vargjeve, çfarë i ndihmoi këta njerëz ta besonin ungjillin e Jezu Krishtit?

  • Ftojini fëmijët të tregojnë historitë e tyre të parapëlqyera rreth Jezusit, që i kanë mësuar nga shkrimet e shenjta këtë vit. Në copa letre, shkruani referenca të shkrimit të shenjtë që na mësojnë për Shpëtimtarin, dhe i fshihni ato nëpër dhomë. Pastaj ftojini fëmijët t’i gjejnë ato. Ndihmojini fëmijët t’i shikojnë në shkrimet e shenjta referencat që gjejnë, dhe kërkojuni t’i tregojnë njëri-tjetrit se çfarë na mëson secili shkrim i shenjtë për Jezusin.

  • Kërkojuni fëmijëve t’ju ndihmojnë që të krijoni një tabelë të thjeshtë që mund ta shenjojnë sa herë që lexojnë apo mësojnë rreth Jezusit nga shkrimet e shenjta. Paraqiteni atë çdo javë për pjesën tjetër të vitit dhe ndihmojini fëmijët të gjejnë pjesë në shkrimet e shenjta që na mësojnë rreth Jezusit.

Veprat e Apostujve 17:22–31

Fëmi’ i Per’ndis’ jam.

Si mund t’i ndihmoni fëmijët të kujtojnë se janë fëmijë të Perëndisë?

Veprimtari të Mundshme

  • Tregojuni fëmijëve një gur, dhe shpjegoni se në kohën e Palit, njerëzit adhuronin perëndi që i bënin prej guri apo materialesh të tjera. Kërkojuni fëmijëve t’i lexojnë Veprat e Apostujve 17:27–29. Çfarë mësojmë rreth Perëndisë nga këto vargje? Shpjegoni se pasardhës do të thotë fëmijë. Pyetini fëmijët se si i bën që të ndihen, njohuria se ata janë fëmijë të Perëndisë?

  • Kërkojuni fëmijëve të lexojnë Veprat e Apostujve 17:27. Ftojini fëmijët të vizatojnë figura të mënyrave se si ata mund “ta gjejnë duke [e] prekur” Perëndinë ose si ta kërkojnë atë. Kur e kanë ndier ata që Ai “nuk është larg nga [ata]”?

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxitni të Mësuarin në Shtëpi

Nxitini fëmijët të kërkojnë një shkrim të shenjtë këtë javë që i mëson rreth Jezu Krishtit (kjo mund të ndodhë gjatë studimit të tyre vetjak ose familjar të shkrimit të shenjtë). Javës tjetër, ftojini ata ta tregojnë atë që gjetën.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Ndihmojini fëmijët të bëhen nxënës më të mirë. Qëllimi juaj në mësimdhënien ndaj fëmijëve nuk është që thjesht t’u flisni për të vërtetën atyre. Ju duhet gjithashtu t’i ndihmoni që të zhvillohen për t’u bërë kërkues të së vërtetës të mbështetur te vetja. Për shembull, në vend që thjesht t’u tregoni fëmijëve historinë e Palit duke predikuar në aeropag, ju mund të planifikoni veprimtari, si ato të sugjeruara në këtë përvijim mësimi, që i ndihmojnë ata të zbulojnë të vërteta për veten e tyre.