Eja, Më Ndiq
11–17 Nëntor. Hebrenjve 7–13: ‘Kryeprifti i të Mirave që do të Vijnë’


“11–17 Nëntor. Hebrenjve 7–13: ‘Kryeprifti i të Mirave që do të Vijnë’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Re 2019 (2019)

“11–17 Nëntor. Hebrenjve 7–13”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2019

Pamja
Melkisedeku duke i dhënë bekim Abramit

Melkisedeku Bekon Abramin, nga Walter Rane

11–17 Nëntor

Hebrenjve 7–13

“Kryeprifti i të Mirave që do të Vijnë”

Ndërsa lexoni Hebrenjve 7–13, përsiatni se cili ishte mesazhi i Zotit për shenjtorët hebrenj. Gjithashtu kërkoni mesazhet e Tij për ju dhe njerëzit të cilëve u jepni mësim.

Shënojini Mbresat Tuaja

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Përpara orës mësimore ftojini disa anëtarë të klasës që të vijnë të përgatitur të flasin për vargje nga Hebrenjve 7–13 të cilat i ndihmojnë t’i “afrohe[n Perëndisë] me zemër të vërtetë, me siguri të plotë besimi” (Hebrenjve 10:22).

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Hebrenjve 7:1–22

Të jetuarit me denjësi ndaj besëlidhjeve dhe bekimeve të Priftërisë Melkizedeke çon drejt ekzaltimit.

  • Një mënyrë për ta shqyrtuar këtë kapitull është t’i ftojmë anëtarët e klasës që të shkruajnë në tabelë disa thënie të vërteta rreth Priftërisë Melkizedeke (për ide, ata mund të lexojnë “Priftëria Melkizedeke” tek Të Vërtetë ndaj Besimit, f. 132–133). Më pas mund të shqyrtojnë Hebrenjve 7:1–22 për fraza që i mbështetin thëniet në tabelë. Ata mund të përdorin Udhëzuesin për Shkrimet e Shenjta që të gjejnë shkrime të tjera të shenjta mbështetëse.

  • Te Hebrenjve 7:10 Pali pyeti: “Ç’nevojë kishte të dilte një prift tjetër sipas rendit të Melkisedekut dhe të mos caktohet sipas rendit të Aaronit?” Me fjalë të tjera, përse kemi nevojë për Priftërinë Melkizedeke përveç Priftërisë Aarone? Ndoshta anëtarët e klasës mund të kërkojnë përgjigje të mundshme tek Të Vërtetë ndaj Besimit, “Priftëria Aarone” dhe “Priftëria Melkizedeke”. Mund t’i ftoni gjithashtu që të marrin parasysh bekimet që i kemi për shkak të këtyre dy priftërive (shih edhe citimin nga Motra Sheri L. Dju te “Burime Shtesë”). Si i kanë përjetuar anëtarët e klasës këto bekime?

Hebrenjve 8–10

Ordinancat e lashta dhe bashkëkohore çojnë drejt Jezu Krishtit.

  • Edhe pse nuk ofrojmë flijime kafshësh, ne vërtet marrim pjesë sot në ordinanca të cilat, në mënyrë të ngjashme, na drejtojnë drejt Krishtit dhe sigurojnë “kanalet e autorizuara nëpërmjet të cilave bekimet dhe fuqitë e qiellit mund të rrjedhin brenda jetës sonë individuale” (Dejvid A. Bednar, “Gjithmonë Mbani një Heqje të Mëkateve Tuaja”, Ensign ose Liahona, maj 2016, f. 60). Ndoshta ju mund të shqyrtoni së bashku disa hollësi rreth ordinancave të lashta, të përshkruara te Hebrenjve 8–10, dhe kuptimet e tyre simbolike. Për shembull, çfarë përfaqëson gjaku i demave dhe cjepve? (Shih Hebrenjve 9:13–14.) Cilin përfaqëson kryeprifti? (Shih Hebrenjve 9:24–26.)   Si na kanë bekuar ordinancat moderne dhe si na kanë ndihmuar të drejtohemi tek Jezu Krishti? Çfarë mund të kryejmë që t’i bëjmë këto ordinanca më domethënëse dhe më të përqendruara te Shpëtimtari?

Hebrenjve 10:34–3811

Besimi kërkon mirëbesim te premtimet e Perëndisë.

  • Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që t’i kuptojnë mësimet e Palit rreth besimit, ju mund të filloni duke u kërkuar të mendojnë se si mund ta përshkruajnë besimin me një fjali. Pastaj lexoni e diskutoni si klasë përkufizimin që dha Pali te Hebrenjve 11:1. Më pas mund ta ndani klasën në grupe të vogla dhe caktojini secilit grup që të studiojë njërin prej njerëzve të përmendur te Hebrenjve 11. Anëtarët e klasës mund të përdorin poshtëshënimet te Bibla në anglisht ose Udhëzuesin për Shkrimet e Shenjta që t’i rishikiojnë përvojat e personit në Dhiatën e Vjetër dhe më pas një përfaqësues nga secili grup mund t’i tregojë klasës atë që gjeti grupi. Si e shfaqën këta njerëz se ndien një “siguri [të] gjërave të shpresuara”? (Përkthimi prej Joseph Smith‑it, Hebrenjve 11:1 [në Biblën në anglisht Hebrews 11:1, poshtëshënimi b]). Çfarë shembujsh të tjerë të njerëzve besnikë mund të tregojnë anëtarët e klasës? Kur keni ushtruar besim tek premtimet që nuk ishin përmbushur ende?

  • Mund të jetë argëtuese të krijoni një lojë që t’i ndihmoni anëtarët e klasës të mësojnë rreth besimit prej Hebrenjve 11. Për shembull, ju mund ta ndani klasën në dy ekipe dhe të bëni pyetje rreth besimit, të cilat i marrin përgjigjet te Hebrenjve 11 (shih “Burime Shtesë” për shembuj). Ekipi i parë që gjen një përgjigje të mbështetur nga shkrimet e shenjta, merr një pikë. Kërkojuni anëtarëve të klasës të diskutojnë atë që mësojnë nga këto vargje, e cila i ndihmon ta kuptojnë më mirë besimin.

  • Pasi të studioni mësimet e Palit mbi besimin nga Hebrenjve 10:34–3811, a do të përfitonin anëtarët e klasës po të mësonin rreth besimit nga burime të tjera? Mund të caktoni që më parë disa anëtarë të klasës që të studiojnë një pyetje rreth besimit, të tilla si ato që vijojnë: Çfarë është besimi? Si e zhvillojmë besimin? Në çfarë mënyrash bekohemi kur e ushtrojmë besimin tonë? Çfarë ndodh kur zgjedhim të mos e ushtrojmë besimin tonë? Më pas, në klasë, ata mund të tregojnë se çfarë mësuan. Ose mund t’i ftoni anëtarët e klasës të punojnë së bashku në grupe për të gjetur përgjigje. Disa burime që mund t’i përdorin, mund të përfshijnë Almën 32:21–43; Ethërin 12; “Faith in Jesus Christ” [“Besimi në Jezu Krishtin”], Gospel Topics [Tema të Ungjillit], topics.lds.org; dhe Udhëzuesin për Shkrimet e Shenjta, “Besim”. Pasi anëtarët e klasës të tregojnë çfarë mësuan, kërkojuni të marrin parasysh atë që mund të bëjnë për ta forcuar besimin e tyre. Ftojini disa anëtarë të klasës që të japin mendimet e tyre.

  • Këshilla e dhënë shenjtorëve hebrenj, të cilët u tunduan të “tërhiqe[shin] prapa” prej besimit të tyre, mund të jetë e vlefshme për anëtarët e klasës të cilët mund të jenë duke hasur vështirësi për dëshmitë e tyre. Për ta zbuluar këtë këshillë, anëtarët e klasës mund të lexojnë Hebrenjve 10:34–38 dhe thënien e Plakut Xhefri R. Holland te “Burime Shtesë”. Përse njerëzit në botë sot po e hedhin tej mirëbesimin e tyre (shih Hebrenjve 10:35) te Zoti dhe ungjilli i Tij? Çfarë mund të bëjmë për të ndërtuar dhe ruajtur besim e vetëbesim që të “m[arrim] gjërat e premtuara [nga Perëndia]”? (Hebrenjve 10:36.)  

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxitni të Mësuarin në Shtëpi

Anëtarët e klasës mund të kenë njohuri për përvojën e Jozef Smithit kur lexoi Jakobin [Bibël] 1:5, e cila çoi drejt Vegimit të Parë. Ftojini të kërkojnë ide të reja rreth Jakobit [Bibël] 1:5 teksa e lexojnë këtë javë në kontekstin e mesazhit më të gjerë të Jakobit.

Pamja
ikona e burimeve

Burime Shtesë

Hebrenjve 7–13

Pyetje rreth besimit nga Hebrenjve 11.

  • Si e përkufizon besimin Hebrenjve 11? (Shih vargun 1.)

  • Çfarë ishte në gjendje të bënte Abeli në saje të besimit? (Shih vargun 4.)

  • Sipas Hebrenjve 11, çfarë është e pamundur të bëhet pa besim? (Shih vargun 6.)

  • Çfarë u frymëzua të kërkonte Abrahami në saje të besimit? (Shih vargun 10.)

  • Çfarë bëri Isaku me besimin e tij? (Shih vargun 20.)

  • Nga çfarë u frymëzua të hiqte dorë Moisiu në saje të besimit? (Shih vargjet 24–27.)

Bekimet e Priftërisë Melkizedeke janë në dispozicion të të gjithëve.

Motra Sheri L. Dju, ish‑këshilltare në Presidencën e Përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës, tha: “Bekimet e priftërisë janë në dispozicion të çdo burri dhe gruaje të drejtë. Ne të gjithë mund ta marrim Frymën e Shenjtë, të fitojmë zbulesë vetjake dhe të marrim dhurimin (indaumentin) në tempull, nga i cili mund të dalim ‘të armatosur’ me fuqi. Fuqia e priftërisë i shëron, mbron dhe rrethon të gjithë të drejtët kundrejt fuqive të errësirës” (“It Is Not Good for Man or Woman to Be Alone”, Ensign, nëntor 2001, f. 13).

“Mos e hidhni tej guximin tuaj.”

Plaku Xhefri R. Holland dha mësim:

“Sigurisht që është e vështirë – përpara se të bashkoheni me Kishën, ndërkohë që po përpiqeni të bashkoheni dhe pasi të jeni bashkuar me të. Kjo është mënyra se si ka qenë gjithmonë, thotë Pali, por mos u tërhiqni. Mos u trembni dhe mos u zmbrapsni. Mos e humbisni vetëbesimin tuaj. Mos harroni se si u ndiet një herë e një kohë. Mos e vini në dyshim përvojën që patët. …

Me çdo vendim të rëndësishëm duhet bërë kujdes dhe duhen pasur parasysh disa gjëra, por pasi të ketë pasur ndriçim, ruhuni nga tundimi për t’u larguar nga një gjë e mirë. Nëse ishte e drejtë kur u lutët për të dhe i mirëbesuat asaj, dhe jetuat për të, është e drejtë edhe tani. Mos u dorëzoni kur shtohet trysnia. … Përballuni me dyshimet tuaja. Zotërojeni frikën tuaj. ‘Mos e hidhni tej guximin tuaj.’ Qëndroni në udhë dhe shihni bukurinë e jetës të shpaloset për ju” (“Cast Not Away Therefore Your Confidence”, Ensign, mars 2000, f. 6–11).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Shkoni fillimisht te shkrimet e shenjta. Shkrimet e shenjta duhet të jenë burimi kryesor për studimin dhe përgatitjen tuaj. Fjalët e profetëve modernë mund të plotësojnë veprat standarde (shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 17).