Seminari
Veprat e Apostujve 4–5


Veprat e Apostujve 4–5

Bindja ndaj Perëndisë dhe jo Njeriut

Pamja
Një prift e merr në pyetje Pjetrin.

Pjetri dhe Gjoni u arrestuan dhe u burgosën që shëruan dhe dëshmuan në emrin e Jezu Krishtit. Më pas ata u liruan dhe u udhëzuan të mos flisnin apo jepnin mësim në emër të Tij. Megjithatë, Pjetri dhe Gjoni vazhduan të dëshmonin për Jezu Krishtin dhe ata u arrestuan dhe u burgosën përsëri. Një engjëll i liroi nga burgu dhe u tha të ktheheshin dhe të vazhdonin të predikonin për Krishtin, gjë që ata e bënë. Udhëheqësit judeas i arrestuan përsëri dhe i rrahën. Udhëheqësit i urdhëruan të ndalonin së predikuari për Krishtin, por Pjetri dhe Gjoni u përgjigjën se ata duhej t’i bindeshin Perëndisë dhe jo njerëzve. Pjetri dhe Gjoni u gëzuan që ishin në gjendje të vuanin përndjekje për Jezu Krishtin. Ndërsa studion sot, mendo rreth mënyrës se si ti mund ta rritësh dëshirën tënde për t’iu bindur Perëndisë dhe jo të tjerëve.

Mbrojtja e asaj që është e drejtë

  • Cilat janë disa situata ku mund të jetë sfiduese për ty ose të tjerët t’i bindeni Perëndisë për shkak të presionit të të tjerëve?

  • Çfarë i bën të vështira këto situata?

Presidenti Tomas S. Monson (1927–2018) tha:

Pamja
Portreti zyrtar i Presidentit Tomas S. Monson, i vitit 2008.

“Ndërsa ne jetojmë ditë pas dite, është pothuajse e pashmangshme që besimi ynë do të vihet në provë. Ndonjëherë, ne mund ta gjejmë veten të rrethuar nga njerëz të tjerë dhe prapëseprapë duke qenë pjesë e pakicës ose duke qëndruar të vetëm lidhur me atë që është e pranueshme dhe atë që nuk është. A e kemi ne guximin moral për të qëndruar të vendosur për ato çka besojmë, megjithëse duke bërë kështu do të na duhet të qëndrojmë të vetëm?”

(Tomas S. Monson, “Kini Guxim të Qëndroni Vetëm”, Liahona, nëntor 2011, f. 60)

Përgjigju pyetjeve vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Si do ta vlerësoje gatishmërinë tënde për t’iu bindur Perëndisë në vend që t’u dorëzohesh presioneve nga të tjerët?

  • Cilat janë disa situata të ardhshme ku mund të duhet të zgjedhësh t’i bindesh Perëndisë dhe jo të tjerëve?

Teksa e studion këtë mësim, kërko të vërteta dhe shembuj që mund të të ndihmojnë të ndiesh një rritje të dëshirës për t’iu bindur Perëndisë dhe jo të tjerëve.

Pjetri dhe Gjoni arrestohen se predikuan dhe shëruan në emrin e Jezu Krishtit

Pjetri dhe Gjoni u përballën me situata ku u detyruan të zgjidhnin ndërmjet bindjes ndaj Perëndisë apo dorëzimit përpara presionit të të tjerëve. Pasi shëruan një njeri të çalë në tempull dhe predikuan në emër të Jezu Krishtit, Pjetri dhe Gjoni u arrestuan, u burgosën dhe u morën në pyetje nga udhëheqësit judeas (shih te Veprat e Apostujve 3:1–11; 4:1–7).

Lexo te Veprat e Apostujve 4:8–21, duke kërkuar mënyrën se si Pjetri dhe Gjoni u përgjigjën në këtë situatë. Merre parasysh të shenjosh fjalë ose fraza në këto vargje që ti e ndien se janë domethënëse ose që të frymëzojnë të zgjedhësh që t’i bindesh Perëndisë mbi gjithçka tjetër. Nëse dëshiron, mund të shohësh materialin filmik “Peter and John Are Judged” [“Pjetri dhe Gjoni Gjykohen”] (2:51), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, ndërkohë që e ndjek rrëfimin në shkrimet e tua të shenjta.

  • Çfarë fjalësh apo frazash të bënë më shumë përshtypje nga këto vargje? Përse?

Lexo te Veprat e Apostujve 5:12–32 dhe vazhdoje studimin tënd të këtij rrëfimi. Ti mund të duash të marrësh parasysh shenjimin e ndonjë doktrine, parimi ose fraze që e ndien se është domethënëse për ty. Ose mund të shohësh materialin filmik “Peter and John Continue Preaching the Gospel” [“Pjetri dhe Gjoni Vazhdojnë të Predikojnë Ungjillin”] deri në kodin kohor 3:51.

  • Çfarë gjete?

  • Çfarë të vërtetash mësove nga ky rrëfim?

Një nga të vërtetat që mund të mësojmë nga ky rrëfim, është që nëse zgjedhim t’i bindemi Perëndisë në vend që të kemi frikë nga të tjerët, atëherë Ai do të jetë me ne.

Mendo për situatat që identifikove në fillim të mësimit ku mund të jetë sfiduese t’i bindesh Perëndisë për shkak të presionit nga të tjerët.

1. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Cilat janë disa bekime që mund të marrim duke iu bindur Perëndisë në vend që të kemi frikë nga të tjerët?

  • Çfarë di ti rreth Perëndisë që të jep siguri për ta ndjekur Atë – edhe nën presionin e të tjerëve për të mos e bërë?

  • Kur e ke parë ti ose të tjerët urtësinë në bindjen ndaj Perëndisë në vend të frikës nga të tjerët? (Ti mund të identifikosh gjithashtu shembuj nga jeta e Shpëtimtarit.)

Një shembull i kohëve të sotme

Plaku Tieri K. Mutombo, i Të Shtatëdhjetëve, tregoi shembullin e një familjeje që zgjodhi t’i bindej Perëndisë dhe jo njerëzve. Për ta dëgjuar këtë ndodhi, shih “Ju Do të Jeni të Lirë”, në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, nga kodi kohor 6:43 deri në 8:51.

  • Çfarë të bëri më shumë përshtypje për mënyrën se si kjo familje iu përgjigj sfidave të saj?

  • Si mendon, përse besimi i familjes te Jezu Krishti ishte kaq i rëndësishëm në këtë situatë?

Pjetri dhe Gjoni lirohen

Udhëheqësit judeas diskutuan se çfarë të bënin me Pjetrin dhe Gjonin. Një udhëheqës judeas tepër i respektuar me emrin Gamaliel, i nxiti ata ta lironin Pjetrin dhe Gjonin për shkak se ai e kuptoi se nëse Pjetri dhe Gjoni po bënin me të vërtetë punën e Perëndisë, udhëheqësit judeas nuk do të ishin në gjendje ta ndalonin atë (shih te Veprat e Apostujve 5:29–39).

Lexo te Veprat e Apostujve 5:40–42 dhe merr parasysh të shenjosh fjalët ose frazat që përshkruajnë mënyrën se si u ndien Pjetri dhe Gjoni pasi e përjetuan atë gjë.

2. Përgjigju për pyetjen vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Çfarë mësove sot që të frymëzon t’i bindesh Atit Qiellor dhe jo njerëzve?

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Po sikur të mos përshtatem ngaqë zgjedh t’i bindem Atit Qiellor?

Plaku Riçard G. Skot (1928–2015), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Pamja
Plaku Riçard G. Skot

“Ndonjëherë, ju mund të ndiheni të vetmuar dhe të keqkuptuar – unë jam ndier – sepse nuk përshtateni me turmën. Jini mirënjohës që jeta juaj e drejtë ju jep formë në mënyrë që të mos përshtateni në vendin që nuk ju përket. Kjo është një periudhë e përkohshme e vënies në provë dhe rritjes vetjake. Me kohë, ajo do të zëvendësohet me miq të vërtetë dhe lumturi më të madhe.”

(Richard G. Scott, “The Power of Righteousness”, Ensign, nëntor 1998, f. 68)

Si duhet t’i mbroj bindjet e mia?

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi:

Pamja
Plaku Xhefri R. Holland

“Jini të fortë. Jetojeni ungjillin me besnikëri edhe pse të tjerët përreth jush nuk e jetojnë. Mbrojini bindjet tuaja me mirësjellje dhe me dashamirësi, por mbrojini ato.”

(Xhefri R. Holland, “Çmimi – dhe Bekimet – e të Qenit Dishepull”, Liahona, maj 2014, f. 9)

Si e tregoi Shpëtimtari se Ai i bindej Atit Qiellor dhe jo njerëzve?

Materialet filmike vijuese nga Bibla ilustrojnë dëshirën e Shpëtimtarit për t’i shërbyer Perëndisë dhe jo për të ndjekur idetë e njerëzve.

Shih materialin filmik “Jesus Forgives Sins and Heals a Man Stricken with Palsy” [“Jezusi Fal Mëkatet dhe Shëron një Njeri të Goditur nga Paraliza”] (2:57) për të parë se si Shpëtimtari e tregoi fuqinë dhe gatishmërinë e Tij për ta falur mëkatin kur të tjerët e vunë në dyshim atë.

Shih materialin filmik “Jesus Heals A Lame Man on the Sabbath” [“Jezusi Shëron një Burrë të Çalë në Shabat”] (2:23) për të parë se si Shpëtimtari e shëroi një burrë edhe kur udhëheqësit judeas menduan se ishte një sjellje e papërshtatshme për Shabatin.

Shih materialin filmik “Go and Sin No More” [“Shko dhe Mos Mëkato Më”] (3:21) për të parë se si Shpëtimtari nuk e ndëshkoi një njeri tjetër dhe kur të tjerët ushtruan trysni ndaj Tij që ta bënte.