Seminari
Zotërimi Doktrinor: Mateu 16:15–19


Zotërimi Doktrinor: Mateu 16:15–19

Jezusi Tha: “Unë do të të Jap Çelësat e Mbretërisë”

Pamja
A young woman meets with her Bishop.

Në mësimin e mëparshëm, mësove rreth rëndësisë së çelësave të priftërisë dhe mënyrës se si Shpëtimtari ua mirëbesoi çelësat e Tij profetëve në tokë. Ky mësim do të të japë mundësinë ta rritësh zotërimin tënd të kësaj doktrine teksa e mëson përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë, e shpjegon doktrinën dhe i zbaton parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në një situatë nga jeta reale.

Shpjego

Përfytyro sikur dikush që njeh, e dëgjoi termin “çelësat e priftërisë” por nuk e kuptoi. Duke përdorur vargjet Mateu 16:15–19 , shpjego se çfarë janë çelësat e priftërisë dhe pse janë të rëndësishëm. Nëse është e mundur, tregoja shpjegimin tënd një shoku/shoqeje ose pjesëtari të familjes. Mund të jetë e dobishme të lexosh disa nga thëniet në pjesët 3.0–3.4.1.1 të librit Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme te ChurchofJesusChrist.org ose në programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

1. Plotëso sa vijon në ditarin tënd të studimit:

Shkruaje shpjegimin tënd për çelësat e priftërisë. Nëse pate mundësi t’ia tregoje shpjegimin tënd një personi tjetër, përshkruaje shkurtimisht se si shkoi.

Mëso Përmendsh

Ushtrohu që ta mësosh përmendsh frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargjet Mateu 16:15–19 : “Jezusi tha: ‘Unë do të të jap çelësat e mbretërisë’”. Nëse është e mundur, shtype fletushkën e mëposhtme dhe prite secilin nga çelësat, Përndryshe, vizato çelësa mbi një fletë letre dhe priti. Shkruaje njërën fjalë të frazës në secilin nga çelësat, Shkruaje gjithashtu referencën e zotërimit doktrinor të shkrimit të shenjtë, Mateu 16:15–19 , në një çelës. Trazoji çelësat dhe përpiqu t’i vendosësh përsëri në rendin e duhur. Përsërite këtë veprimtari shumë herë derisa ta kesh mësuar përmendsh referencën dhe frazën e shkrimit të shenjtë. Mund të të pëlqejë ta matësh kohën për veten dhe të përpiqesh ta përmirësosh shpejtësinë në çdo orvatje.

Ushtroje vënien në zbatim

Gjej pak kohë për t’i shqyrtuar parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në paragrafët 5–12 të librit Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022) përpara se të kalosh te veprimtaria e ushtrimit të vënies në zbatim.

Shoqja jote Vania sheh një material filmik në mediat shoqërore ku një anëtar i Kishës po kritikon doktrinën e Kishës. Ky anëtar është i zgjuar e bindës dhe bën thirrje që Kisha ta ndryshojë një doktrinë të caktuar. Ai madje përdor shkrimet e shenjta për t’i përkrahur pikëpamjet e veta. Vania është e pasigurt për atë që duhet të mendojë ose si të reagojë.

  • Çfarë pyetjesh ose shqetësimesh mund të ketë Vania?

Vania të dërgon një mesazh në celular duke kërkuar ndihmë. Mendo rreth faktit si mund të përgjigjesh për ta ndihmuar që ajo ta zgjidhë shqetësimin e saj.

2. Plotësoje veprimtarinë vijuese në ditarin tënd të studimit:

Shkruaji tri mesazhe në celular Vaniës si përgjigje. Përfshi sa vijon:

  • Mesazhi 1: Të vërtetat rreth mënyrës se si Zoti i përdor profetët dhe çelësat e priftërisë në planin e shpëtimit që mund ta ndihmonin Vaniën ta shohë këtë situatë nga një këndvështrim i përjetshëm.

  • Mesazhi 2: Burime të caktuara në mënyrë hyjnore që Vania mund t’i përdorë për të mësuar më shumë rreth profetëve dhe çelësave të priftërisë. (Përfshi së paku një fragment specifik nga shkrimet e shenjta ose thënie profetike.)

  • Mesazhi 3: Sugjerime për mënyrën sesi Vania mund të veprojë me besim te Jezu Krishti duke ecur përpara. Nëse është e mundur, përfshij një përvojë personale që përfshin çelësat e priftërisë dhe mënyrën se si përdorimi i atyre çelësave të ka ndihmuar të vish më pranë Jezu Krishtit.