Seminari
Përsëritja 10 e Zotërimit Doktrinor


Përsëritja 10 e Zotërimit Doktrinor

Vëri në Zbatim Fragmentet e Zotërimit Doktrinor

Pamja
ilustrim i të rinjve dhe të rejave në moshë madhore

Njëri prej qëllimeve të zotërimit doktrinor është të të ndihmojë të mësosh se si ta vësh në zbatim në situata nga jeta reale doktrinën e dhënë mësim në fragmentet e zotërimit doktrinor. Ky mësim do të të japë mundësi të ushtrosh zbatimin e disa prej fragmenteve që ke studiuar këtë vit.

Doktrinë për jetën reale

Përsërit katër fragmentet e zotërimit doktrinor në tabelën vijuese. Teksa lexon skenarët vijues, përcakto se cili fragment i zotërimit doktrinor mund të ndihmojë në çdo skenar.

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mateu 22:36–39

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Duaje Zotin, Perëndinë tënde. … Duaje të afërmin tënd.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Lluka 22:19–20

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Jezu Krishti urdhëroi që të merrej sakramenti “në përkujtimin [e Tij]”.

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Lluka 24:36–39

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Sepse një frymë nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unë kam.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Gjoni 17:3

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin.”

  1. Ervini ka një mik të një besimi tjetër të krishterë i cili shpreh bindjen e tij që Jezu Krishti është një shpirt dhe Ai nuk ka një trup fizik.

  2. Jerina e sheh veten si përfshirëse, duke përfshirë pranimin e çdo sjelljeje për sa kohë që ajo është e sinqertë. Kjo e ka bërë atë ta vërë në dyshim doktrinën e Atit Qiellor për martesën dhe familjen. Për shkak të pyetjeve të saj, Jerina ka ndërprerë kohët e fundit vajtjen në kishë dhe zbatimin e urdhërimeve të tjera.

  3. Laura pyet veten se si ne mund ta bëjmë marrjen e sakramentit një përvojë më domethënëse.

  4. Eltoni ka ndaluar së kushtuari vëmendje në orët mësimore të seminarit dhe në mbledhjet e Shkollës të së Dielës për shkak se ai ndien se di mjaftueshëm për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.

Zgjidh një nga skenarët dhe mendo për fragmentin e zotërimit doktrinor që përputhet me të.

1. Rendite skenarin që zgjodhe dhe fragmentin e zotërimit doktrinor që ti e ndien se e trajton më mirë situatën. Më pas përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit.

  • Si zbatohet në këtë skenar fragmenti i zotërimit doktrinor që zgjodhe?

  • Çfarë mund ta ndihmojë ky fragment personin në skenar të kuptojë rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit dhe dëshirave të Tyre për ne?

  • Çfarë veprimesh mund të sugjerosh që ky person të ndërmarrë me qëllim që t’i zbatojë të vërtetat në fragmentin që zgjodhe? Përse?

Zbatimi i fragmenteve të zotërimit doktrinor në rrethanat vetjake

2. Plotësoje veprimtarinë vijuese:

Në ditarin tënd të studimit, vizato figurën e një adoleshenti dhe shkruaj moshën, gjininë dhe situatën e tij familjare. Ky person mund të jetë i vërtetë ose imagjinar. Përfshi disa pyetje, probleme apo sfida specifike me të cilat po përballet aktualisht ky person.

Përsërit fragmentet e zotërimit doktrinor më poshtë (dhe ndonjë tjetër sipas zgjedhjes tënde) dhe përcakto se cilat fragmente mund të jenë të dobishme për skenarin.

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Lluka 2:10–12

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Gjoni 3:5

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Gjoni 3:16

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mateu 5:14–16

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ashtu le të shndritë drita juaj para njerëzve.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mateu 11:28–30

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mateu 16:15–19

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Jezusi tha: “Unë do të të jap çelësat e mbretërisë”.

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Gjoni 7:17

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Në qoftë se dikush don të bëjë vullnetin e tij, do ta njohë … doktrinë[n].”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mateu 22:36–39

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Duaje Zotin, Perëndinë tënde. … Duaje të afërmin tënd.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Lluka 22:19–20

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Jezu Krishti urdhëroi që të merrej sakramenti “në përkujtimin [e Tij]”.

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Gjoni 17:3

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Lluka 24:36–39

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Sepse një frymë nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unë kam.”

Shkruaj një shënim të shkurtër për adoleshentin në skenar. Përfshi sa vijon:

  • Fragmentin e zotërimit doktrinor që ti ndien se mund të të ndihmojë më mirë të kuptosh dëshirat e Atit Qiellor dhe të Jezu Krishtit për të dhe përse.

  • Një përvojë vetjake, histori nga shkrimet e shenjta ose shembull nga jeta e Shpëtimtarit që lidhet me atë që jepet mësim në fragment dhe që mund ta inkurajojë këtë person.

  • Veprimet që ai mund të ndërmarrë për t’i zbatuar të vërtetat në fragmentin e zotërimit doktrinor që sugjerove. (Për shembull, nga vargjet Lluka 22:19–20 ti mund të përfshish këshilla për të ftuar ndikimin e Frymës së Shenjtë dhe gjëra për të kujtuar rreth Shpëtimtarit gjatë sakramentit, ose nga Gjoni 7:17 ti mund të sugjerosh biseda që ata mund t’i lexojnë për të kuptuar më mirë Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.)

  • Dëshminë tënde për Jezu Krishtin dhe të vërtetat e dhëna mësim në fragmentin e zgjedhur prej teje.

Nëse e shkrove shënimin për një person të vërtetë, merre parasysh t’ia japësh atë atij ose të flasësh me të rreth shënimit tënd.