Seminari
Përsëritje 2 e Zotërimit Doktrinor


Përsëritje 2 e Zotërimit Doktrinor

Mësoji Përmendsh Referencat dhe Frazat Kyç të Shkrimeve të Shenjta

Pamja
Teen girl talking to two other teens.

Kujtimi i fragmenteve të shkrimeve të shenjta dhe ato që japin mësim, mund të të ndihmojë në shumë mënyra. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të mësosh përmendsh referencat e shkrimeve të shenjta dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta për disa nga fragmentet e zotërimit doktrinor të Dhiatës së Re.

Përdorimi i shkrimeve të shenjta për të përhapur ungjillin

Përfytyro sikur po diskuton për bindjet fetare me shoqen tënde Silvanën. Ajo merr pjesë në një kishë të krishterë vendore dhe është e zellshme në studimin dhe të mësuarit nga Bibla. Silvana të pyet për bindjet e tua për Jezu Krishtin, pagëzimin dhe priftërinë.

  • Sa i/e sigurt do të ishe për t’iu përgjigjur pyetjeve të Silvanës? Përse?

  • Si mund të të ndihmojë njohja e fragmenteve të zotërimit doktrinor dhe e frazave të tyre kyç në këtë situatë?

  • Cilat janë disa situata që ke përjetuar kur do të kishte qenë e dobishme t’i dije shkrimet e shenjta mjaftueshëm mirë për t’i përdorur?

Ky mësim mund të të ndihmojë të përgatitesh për situata si këto dhe të reflektosh mbi të vërtetat që jepen mësim në fragmentet e mëposhtme të shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor. Merr parasysh t’i shënosh këto fragmente dhe frazat e tyre kyç nëse nuk e ke bërë ende.

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Lluka 2:10–12

“Sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti.”

Gjoni 3:5

“Kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë.”

Gjoni 3:16

“Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin.”

Mateu 5:14–16

“Le të shndritë drita juaj para njerëzve.”

Mateu 11:28–30

“Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje.”

Mateu 16:15–19

Jezusi tha: “Unë do të të jap çelësat e mbretërisë”.

Gjoni 7:17

“Në qoftë se dikush don të bëjë vullnetin e tij, do ta njohë … doktrinë[n].”

Mateu 22:36–39

“Duaje Zotin, Perëndinë tënde. … Duaje të afërmin tënd.”

Lluka 22:19–20

Jezu Krishti urdhëroi që të merrej sakramenti “në përkujtimin [e Tij]”.

Gjoni 17:3

“Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin.”

Lluka 24:36–39

“Sepse një frymë nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unë kam!”

Kartat e mësimit përmendsh

Udhëzimet e mëposhtme bazohen në zgjedhjen tënde për të mësuar gjashtë referenca dhe frazat e tyre kyç. Nëse vendos të mësosh më shumë, atëherë mund ta përshtatësh veprimtarinë në një mënyrë që do të të lejojë të krijosh një numër të mjaftueshëm kartash.

Duke përdorur një anë të tërë të një flete, vizato dy kolona me tri kuti me madhësi të barabartë në çdo kolonë. Ktheje letrën nga ana tjetër dhe bëj të njëjtën gjë në atë anë. Zgjidh një nga mënyrat e mëposhtme për të krijuar kartat e mësimit përmendsh që mund të të ndihmojë t’i mësosh përmendsh këto referenca të shkrimit të shenjtë dhe fraza kyç.

Alternativa A: Kartat e mësimit përmendsh me figurë

  1. Në njërën anë të letrës shkruaj një referencë të shkrimit të shenjtë që ke përzgjedhur në një kuti.

  2. Ktheje letrën nga ana tjetër. Në të njëjtën kuti në anën e kundërt, vizato një figurë të thjeshtë që të të ndihmojë ta mbash mend frazën kyç të shkrimit të shenjtë për referencën. Për shembull, për vargjet te Mateu 5:14–16 mund të vizatosh diçka si më poshtë për të të ndihmuar të mbash mend frazën kyç: “Ashtu le të shndritë drita juaj para njerëzve”.

    Pamja
    Illustration of people with a lightbulb. One person is alone representing letting your light shine.

    Përsëriti këta hapa për secilin nga fragmentet e zotërimit doktrinor që keni zgjedhur për këtë mësim.

Alternativa B: Karta kujtese për referencat dhe frazat kyç

Në ditarin tënd të studimit, rishkruaj çdo fragment të zotërimit doktrinor që ke zgjedhur në një mënyrë që të ndihmon ta kuptosh më mirë mesazhin e fragmentit. Për shembull, mund ta rishkruash vargun te Gjoni 3:5 si më poshtë: “Jezusi shpjegoi se nuk mund të hysh në mbretërinë e qiellit pa u pagëzuar dhe pa marrë dhuratën e Frymës së Shenjtë”.

  1. Në njërën anë të letrës, shkruaj një referencë të shkrimit të shenjtë në çdo kuti.

  2. Ktheje letrën nga ana tjetër dhe shkruaj frazën kyç të shkrimit të shenjtë (shfaqet në tabelë) në kutinë që ka referencën e saktë në anën e kundërt. Bëje këtë për çdo kuti.

Prite secilën nga pjesët në karta dhe përdori për t’i mësuar përmendsh këto referenca dhe fraza kyç të shkrimit të shenjtë. Merr parasysh të kërkosh ndihmë nga pjesëtarët e familjes dhe miqtë për mësimin përmendsh.

1. Merr parasysh t’i tregosh një fotografi të kartave të tua me mësuesin/en tënd/e. Përgjigjju pyetjeve vijuese në ditarin tënd të studimit.

  • Cilat fragmente dhe fraza kyç mendon se do të ishin më të dobishme për Silvanën dhe pse?

  • Cilat të vërteta për Shpëtimtarin mund t’i tregosh asaj duke përdorur këto fragmente?

  • Cilat janë disa nga mënyrat që mund të të ndihmojë mësimi përmendsh i referencave dhe të vërtetave nga shkrimet e shenjta?