Seminari
Gjoni 4, Pjesa 1


Gjoni 4, Pjesa 1

Gruaja te Pusi

Pamja
Jesus sitting at the well with a Samaritan woman. John 4:13-14. A wellspring is a continually flowing well. We can only realize it’s saving benefits if we come and drink deeply of its waters. The living water that Jesus spoke of is available to all if we will but drink

Rrugës për në Galile, Jezusi i mësoi një gruaje samaritane te pusi për “uj[in e] gjallë” që Ai ofron. Ajo arriti ta kuptonte vetë se Jezusi ishte Krishti. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë ta njohësh nevojën tënde për Shpëtimtarin dhe ta ndiesh dashurinë e Tij për ty.

Të Mësuarit rreth Jezu Krishtit

Në studimin tënd të shkrimeve të shenjta, mund të kesh kuptuar se Shpëtimtari shpesh i dha mësim të vërtetat shpirtërore duke përdorur përvoja dhe objekte që ishin të njohura për njerëzit. Shqyrtoji figurat e mëposhtme dhe mendo për të vërtetat shpirtërore që mund të mësojmë për Shpëtimtarin duke e krahasuar ujin me Të.

Pamja
Jesus kneels beside Martha who is grieving. Outtakes include Jesus standing with a crowd standing behind him, and just photos of Martha.
Pamja
8 of 9 Glass being filled with water
  • Në çfarë mënyrash mendon se uji mund të lidhet me Jezu Krishtin dhe të mësosh prej tij për Të?

Përsiat për pyetjet e mëposhtme për të reflektuar mbi nevojën tënde për Jezu Krishtin.

  • A ndien po aq nevojë apo më shumë nevojë për Jezu Krishtin siç bën për ujin në jetën tënde? Përse po ose përse jo?

Në këtë mësim, ti do të studiosh një rrëfim në të cilin Shpëtimtari ndihmoi një grua të kuptonte se nevoja e saj shpirtërore për Shpëtimtarin ishte më e madhe se nevoja e saj fizike për ujin që erdhi të merrte. Ndërsa studion, kushtoju vëmendje nxitjeve të Shpirtit që të ndihmojnë ta dallosh nevojën tënde për Shpëtimtarin dhe dëshirën e Tij që të marrësh bekimet që vetëm Ai mund të ofrojë.

Gruaja te pusi

Ndërsa udhëtonte nga Judeja në Galile, Jezusi kaloi nëpër Samari (shih Gjoni 4:3–4). Nëse ke të drejtë përdorimi të botimit të Mbretit Xhejms të Biblës për shenjtorët e ditëve të mëvonshme, mund të jetë e dobishme t’i identifikosh këto vendndodhje duke përdorur hartën 1 të Biblës, “ Harta Fizike e Tokës së Shenjtë ”, te Ndihma për Studimin te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

Në kohën e Shpëtimtarit, judenjtë që udhëtonin mes Judesë dhe Galilesë shpesh merrnin një rrugë më të gjatë për të shmangur kalimin përmes Samarisë për shkak të urrejtjes që ekzistonte midis judenjve dhe samaritanëve. Jezusi me gjasë ishte i lodhur dhe i etur nga udhëtimi i Tij kur u ul te një pus në pikun e vapës (shih Gjoni 4:6). Ndërsa Ai ishte atje, një grua samaritane erdhi gjithashtu për të marrë ujë.

Studioji mësimet e Jezusit për gruan samaritane te Gjoni 4:5–14 , duke kërkuar atë që mëson për Shpëtimtarin.

Pamja
8 of 9 Glass being filled with water
  • Si do ta përshkruaje mënyrën se si gruaja veproi kundrejt Shpëtimtarit në këto vargje? Pse mendon se ajo veproi në këtë mënyrë?

  • Çfarë mendon se po jepte mësim Jezusi kur tha se Ai mund t’i jepte ujë të gjallë kësaj gruaje?

Lexo te Gjoni 4:15–26 , duke kërkuar për dashurinë dhe dhembshurinë që demonstroi Jezusi kundrejt kësaj gruaje ndërsa ndërveprimi i tyre vazhdoi. Mendo se si lidhen me ty mësimet e Shpëtimtarit. Gjithashtu mund të duash të shohësh materialin filmik “Jesus Teaches a Samaritan Woman” [“Jezusi i Jep Mësim një Gruaje Samaritane”] nga kodi kohor 02:02 deri në 04:11 duke e ndjekur në shkrimet e tua të shenjta.

Pamja
8 of 9 Glass being filled with water
  • Si mendon se e ndihmoi Shpëtimtari gruan të kuptonte nevojën e saj për ujin e gjallë që ofronte Ai?

  • Çfarë mund të mësosh nga dëshira e Shpëtimtarit për ta ndihmuar këtë grua pavarësisht nga papërsosuritë e saj?

  • Si na ndihmon ky rrëfim të kuptojmë se si ndihet Shpëtimtari për secilin prej nesh – edhe me papërsosuritë tona?

Lexo te Gjoni 4:28–30 , duke kërkuar se si reagoi gruaja samaritane pasi Jezusi i tha se ishte Mesia.Krahasoje atë që sapo lexove me mënyrën se si reagoi fillimisht gruaja ndaj Jezusit ndërsa filluan bashkëbisedimin e tyre.

  • Si mendon se ishte ndërveprimi i saj me Jezusin që e bëri të ndryshojë?

  • Si e ka ndryshuar apo ka ndikuar Jezu Krishti në mënyrën se si mendon?

  • Çfarë zgjedhjesh mund të bësh sot për të të ndihmuar t’i afrohesh më pranë Jezu Krishtit?

Plaku Robert C. Gei, i Presidencës së Të Shtatëdhjetëve, tregoi disa nga të vërtetat që mund të mësojmë nga ky rrëfim. Mund të duash të shohësh materialin filmik “Taking upon Ourselves the Name of Jesus Christ” [“Marrja mbi Vete e Emrit të Jezu Krishtit”] nga kodi kohor 07:41 deri në 09:23. Ky material filmik mund të gjendet te ChurchofJesusChrist.org.

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Gjoni 4:4 . Pse është e rëndësishme që Jezusi udhëtoi nëpër Samari?

Pamja
Map 11 - The Holy Land in New Testament Times

Judenjtë udhëtonin kryesisht tej Samarisë në vend që të kalonin përmes saj, për shkak të armiqësisë që ekzistonte midis judenjve dhe samaritanëve. Armiqësi e madhe ishte zhvilluar midis judenjve dhe samaritanëve “sepse samaritanët kishin braktisur fenë izraelite” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta “ Samaritanë ”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org. Megjithatë, Gjoni vuri në dukje se Jezu Krishti “duhej të kalonte nëpër Samari” ( Gjoni 4:4), duke theksuar qartë qëllimin e Shpëtimtarit për punën që Ai do të bënte atje.

Gjoni 4:24 . A është Perëndia frymë?

Disa njerëz mund të pështjellohen nga pohimi i Jezusit te Gjoni 4:24 se Perëndia është frymë. Përkthimi prej Joseph Smith-it i këtij vargu jep një sqarim të rëndësishëm: “Sepse [besimtarëve të vërtetë] Perëndia ua ka premtuar Shpirtin e tij” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta. Zbulesa moderne na mëson gjithashtu se Perëndia ka një trup prej mishi e kockash (shih Doktrina e Besëlidhje 130:22–23 ; shih edhe Zanafilla 5:1–3 ; Hebrenjve 1:1–3).

Si ndikoi te gruaja te pusi ndërveprimi i saj me Jezu Krishtin?

Presidentja Boni H. Kordën, Presidente e Përgjithshme e Të Rejave, dha mësim:

Pamja
Former Official Portrait of Sister Bonnie H. Cordon, Photographed October 2016. Replaced October 2018.

“Krishti ishte i vëmendshëm në mënyrë të dhembshur ndaj [gruas te pusi] dhe nevojave të saj. Ai e takoi gruan atje ku ishte dhe filloi të fliste rreth diçkaje që njihej dhe qe e zakonshme. Nëse Ai do ta ndalte aty bisedën, ai do të kish[te] qenë një takim pozitiv. Por nuk do ta kishte shtyrë atë që të shkonte në qytet për të shpallur: ‘Ejani, të shikoni …; vallë mos është ky Krishti?’ [Gjoni 4:29]. Gradualisht, gjatë bisedës, ajo zbuloi Jezu Krishtin dhe pavarësisht të kaluarës së saj, ajo u bë një mjet drite, duke e ndriçuar rrugën që ta shihnin të tjerët.”

(Boni H. Kordën, “Që Ata të Shohin”, Ensign ose Liahona, maj 2020, f. 79.)