Seminari
Zbulesa 1


Zbulesa 1

“Zbulesa e Jezu Krishtit”

Pamja
Actor portraying Jesus Christ is standing on a hillside as the sun rises over the horizon.

Për shkak të përdorimit të simbolikës në të, libri i Zbulesës mund të duket ndonjëherë i çuditshëm ose pështjellues. Është e vërtetë që libri i Zbulesës është i mbushur me simbolikë që i bën pjesë të tij të vështira për t’u kuptuar. Megjithatë, shumë mesazhe në librin e Zbulesës janë të vërteta të thjeshta për gjëra të tilla si rolet e Jezu Krishtit, ngjarjet që rrethojnë Ardhjen e Dytë dhe fitorja përfundimtare e së mirës mbi të keqen. Libri u shkrua nga Apostulli Gjon dhe u drejtohet shtatë bashkësive të Kishës në Azinë e Vogël (Turqia e ditëve të sotme). Ashtu si shumë njerëz sot, këta ndjekës besnikë të Jezu Krishtit vuajtën për shkak të besimit të tyre në Jezu Krishtin dhe u ngushëlluan nga mesazhet dhe gjuha e figurshme e përdorur nga Gjoni. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të kuptosh një pjesë të simbolikës në librin e Zbulesës dhe atë që ajo mund të japë mësim rreth Jezu Krishtit. 

Vegimi i Gjonit

Pamja
Book of Revelation Transparencies
  • Çfarë shikon se po ndodh në këtë figurë?

  • Çfarë pyetjesh ke për të?

Si “Zbulesa e Jezu Krishtit” ( Zbulesa 1:1), libri i Zbulesës quhet nganjëherë “Apokalipsi”, që në greqisht do të thotë “e zbuluar ose e pambuluar” (shih tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “ Zbulesë e Gjonit ”).

Ky libër zbulon Zotin Jezu Krisht dhe autoritetin, fuqinë dhe rolin kryesor të Tij në planin e Shpëtimit të Atit. Libri gjithashtu zbulon informacion të rëndësishëm rreth ngjarjeve që çojnë në Ardhjen e Dytë dhe në Mijëvjeçar.

Apostulli Gjon, dishepulli i dashur i Jezu Krishtit, është autori i këtij libri. Gjoni e shkroi librin nga ishulli i Patmosit në një kohë kur të krishterët po përballeshin me mësime të rreme, plogështi [shpirtërore] dhe përndjekje të ashpra (shih Zbulesa 1:9 ;  2:4, 10, 14–15 ;  3:16 ;  6:9).

Libri i Mormonit pohon se Gjoni ishte parashuguruar për të shkruar gjërat e shënuara në librin e Zbulesës (shih 1 Nefi 14:18–27 ; Ethëri 4:16).

Lexo te Zanafilla 1:1–3 dhe vër re atë që Gjoni dha mësim rreth zbulesës që ai mori. (Vër re që Përkthimi prej Joseph Smith-it, thotë, “Bekuar janë ata që lexojnë dhe ata që dëgjojnë e kuptojnë fjalët e kësaj profecie.”)

  • Çfarë të bëri përshtypje në këto vargje?

  • Çfarë thotë Gjoni se duhet të bëjë një person për të qenë i bekuar nga përmbajtja e librit të Zbulesës?

1. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Çfarë gjete te Zbulesa 1:4–8 që Gjoni dëshironte që shenjtorët të dinin dhe ndienin për Jezu Krishtin?

  • Cila prej këtyre të vërtetave rreth Jezu Krishtit do të ishte e dobishme për këta shenjtorë që po vuanin përndjekje?

  • Si mund të jenë të dobishme këto të vërteta teksa përballesh me sfida në jetën tënde?

Vegimi simbolik i Gjonit

Në vegimin e tij, Gjoni dëgjoi zërin e Krishtit (shih Zbulesa 1:10–11). Kur u kthye drejt zërit të Shpëtimtarit, ai pa figura simbolike të ngjashme me figurën e treguar në fillim të mësimit.

Gjatë gjithë shkrimeve të shenjta, profetët e përdorën simbolikën për të thelluar të kuptuarit rreth Jezu Krishtit dhe ungjillit të Tij. Simbolika mund të jetë një mjet i efektshëm i mësimdhënies, pasi ajo mund të kuptohet nga njerëz të gjuhëve, kulturave dhe brezave të ndryshëm. Simbolika mund të kumtojë edhe disa mesazhe të ndryshme. Gjithashtu, simbolika mund të pasurojë të kuptuarit me anë të ideve frymëzuese dhe emocioneve që janë të vështira për t’u kumtuar vetëm me fjalë.

  • Sa i sigurt je ti në aftësinë tënde për të kuptuar kuptimin e simboleve në shkrimet e shenjta?

  • Mendo për disa simbole të përdorura në Dhiatën e Re për të përshkruar Jezu Krishtin (siç është qengji, buka, uji, guri dhe bariu). Si të ndihmojnë këto simbole ta kuptosh më mirë Atë?

Lexo te Zbulesa 1:12–18 dhe kërko hollësi dhe simbole të tjera në vegimin e Gjonit për Jezu Krishtin.

Në tabelën vijuese ti do të shohësh disa nga simbolet e përmendura në vegimin e Gjonit. Një mënyrë me vlerë për t’i kuptuar simbolet në shkrimet e shenjta është të përdorësh shkrime të shenjta të tjera.

Kopjoje tabelën në ditarin tënd (mos u shqetëso të shkruash shkrimet e shenjta). Më pas, lexoji shkrimet e shenjta në anën e djathtë të tabelës dhe shkruaji kuptimet e mundshme të simboleve që gjen.

Simbolet në Vegimin e Gjonit

Simboli

Kuptimi i mundshëm

1. Shtatë shandanë ari ( Zbulesa 1:12)

1. Shih te Zbulesa 1:20 ; 3 Nefi 18:24

2. Dora e djathtë e Shpëtimtarit ( Zbulesa 1:16–17)

2. Shih tek Eksodi 15:16 ; Isaia 41:10

3. Shtatë yje ( Zbulesa 1:16)

4. Një shpatë e mprehtë me dy tehe ( Zbulesa 1:16)

4. Shih te Hebrenjve 4:12 ; Helamani 3:29–30

5. Çelësat e vdekjes e të Hadesit ( Zbulesa 1:18)

5. Shih te 2 Nefi 9:10–13

Duke menduar për lavdinë e Jezusit dhe kuptimet e mundshme të simboleve në vegimin e Gjonit, shikoje përsëri figurën e paraqitur në fillim të mësimit.

  • Si do ta shpjegoje atë që kjo figurë përfaqëson?

  • Cilat të vërteta mund të mësojmë rreth marrëdhënies ndërmjet Jezu Krishtit dhe ndjekësve të Tij besnikë?

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Zbulesa 1:6 . Çfarë nënkuptoi Gjoni duke thënë se Jezusi na ka bërë “mbretër dhe priftërinj”?

Presidenti Jozef F. Smith (1838–1918), dha mësim:

Pamja
Portrait of Joseph F. Smith

“Qëllimi i ekzistencës sonë tokësore është që të mund të kemi plotësinë e gëzimit dhe që të bëhemi bij dhe bija të Perëndisë, në kuptimin më të plotë të fjalës, duke qenë trashëgimtarë të Perëndisë dhe bashkëtrashëgimtarë me Jezu Krishtin [shih Romakëve 8:14–17 ], për të qenë mbretër dhe priftërinj për Perëndinë, për të trashëguar lavdi, pushtet, ekzaltim, frone dhe çdo fuqi dhe cilësi të zhvilluar dhe zotëruar nga Ati ynë Qiellor. Ky është qëllimi i të qenit tonë mbi këtë tokë. Për ta arritur këtë pozitë ekzaltimi, nevojitet që ne ta përjetojmë këtë përvojë në vdekshmëri, ose provë, me anë të së cilës ne mund ta vërtetojmë veten të denjë, nëpërmjet ndihmës së vëllait tonë të madh, Jezusit.”

(Teachings of Presidents of the Church: Joseph F. Smith [1998], f. 150)

Presidenti Jozef Filding Smith (1876–1972) dha mësim:

Pamja
Portrait of President Joseph Fielding Smith sitting in a black leather chair in front of a book shelf. He is holding a copy of the scriptures in his hands.

“[Besnikëve] u është premtuar se ata do të bëhen bij dhe bija të Perëndisë, bashkëtrashëgimtarë me Jezu Krishtin dhe nëse kanë qenë besnikë ndaj urdhërimeve dhe besëlidhjeve që Zoti na ka dhënë, mbretër dhe priftërinj dhe mbretëresha e priftëresha, që zotërojnë plotësinë e bekimeve të mbretërisë çelestiale.”

(Joseph Fielding Smith, Answers to Gospel Questions, përmb. Joseph Fielding Smith Jr. [1963], 4:61)

Zbulesa 1:8 . Çfarë mësojmë nga titulli “i Plotfuqishmi” për Krishtin?

Titulli “i Plotfuqishmi” është përkthimi [në shqip] i fjalës në greqisht Pantokrator, e cila tregon dikë që sundon dhe kontrollon të gjitha gjërat. Një temë e librit të Zbulesës është se, edhe pse njerëzit e Perëndisë në të gjitha epokat përballen me përndjekje dhe telashe, Perëndia i drejton me të vërtetë të gjitha gjërat dhe një ditë do t’i japë fund të gjithë ligësisë. Disa metafora nga kapitujt e parë të Zbulesës përforcojnë rolin e Shpëtimtarit si “i Plotfuqishmi” ( Zbulesa 1:8): fjala e Tij paraqitet si “një shpatë [e] mprehtë me dy tehe” ( Zbulesa 1:16), Ai mban “çelësat e vdekjes e të Hadesit” ( Zbulesa 1:18) dhe Ai i njeh veprat e njerëzve (shih te Zbulesa 2:2, 9, 13, 19).

Zbulesa 1:8 . Çfarë do të thotë që Jezusi është “Alfa dhe Omega”?

Plaku Brus R. Mek-Konki (1915–1985), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Pamja
Head and shoulders portrait of Elder Bruce R. McConkie.

“Këto fjalë, germat e para dhe të fundit të alfabetit grek përdoren në mënyrë të figurshme për të dhënë mësim për pandryshueshmërinë dhe natyrën e pafundësisë së ekzistencës së Zotit tonë që është ‘nga përjetësia në përjetësi ai është i njëjtë dhe vitet e tij kurrë nuk shteren’ [ Doktrina e Besëlidhje 76:4 ].”

(Doctrinal New Testament Commentary [1973], 3:439)

Çfarë kuptimi ka në shandanët që shihen në vegimin e Gjonit?

Plaku Brus R. Mek-Konki (1915–1985), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Pamja
Head and shoulders portrait of Elder Bruce R. McConkie.

“Shandanët mbajnë dritë; ata nuk e krijojnë atë. Funksioni i tyre është ta vënë në dispozicion, jo ta bëjnë atë të ekzistojë. Ndaj, duke përdorur shtatë shandanët për të përshkruar shtatë kishat, të cilave Gjoni tani duhet t’u japë këshillë, Zoti po tregon se bashkësitë e Tij në tokë duhet ta shpërndajnë dritën e Tij në botë. Krishti është Drita e botës ( Gjoni 8:12). ‘Mbani lart dritën tuaj që të ndriçojë tërë botën. Vini re, unë jam drita që ju duhet të mbani lart – atë që më keni parë duke bërë’ [ 3 Nefi 18:24 ; Mateu 5:14–16 ].”

(Doctrinal New Testament Commentary [1990], 3:442)