Histori nga Shkrimet e Shenjta
Ushtria e Gedeonit


“Ushtria e Gedeonit”, Tregime nga Dhiata e Vjetër (2022)

“Ushtria e Gedeonit”, Tregime nga Dhiata e Vjetër

Gjyqtarët 6–7

Ushtria e Gedeonit

Mirëbesimi te Zoti në betejë

Pamja
madianitët duke vjedhur ushqime

Populli i Izraelit u bekua për shumë vjet. Por më pas zgjodhën të mos i bindeshin Zotit. Për t’i ndihmuar ta kujtonin Atë, Zoti i lejoi armiqtë e tyre, madianitët, t’ua merrnin ushqimet dhe kafshët. Izraelitët po vdisnin nga uria, prandaj e kujtuan Zotin dhe iu lutën Atij për ndihmë.

Gjyqtarët 6:1–7

Pamja
një engjëll duke i folur Gedeonit

Gedeoni ishte një burrë nga një familje e varfër. Zoti dërgoi një engjëll që ta thërriste atë për të çliruar Izraelin. Gedeoni pyeste veten përse Zoti e zgjodhi atë.

Gjyqtarët 6:11–15

Pamja
njerëz të zemëruar me Gedeonin pranë idhullit të shkatërruar

Zoti i tha Gedeonit që t’i shkatërronte vendet ku izraelitët adhuronin perëndi të rreme. Kur Gedeoni u bind, njerëzit u tërbuan.

Gjyqtarët 6:25–27

Pamja
Babai i Gedeonit e mbrojti nga njerëzit e zemëruar

Izraelitët donin ta vrisnin Gedeonin. Por babai i Gedeonit i bindi të mos e lëndonin. Gedeoni u mbajt i sigurt.

Gjyqtarët 6:28–32

Pamja
Gedeoni duke u lutur

Gedeoni nuk mendonte se mund ta çlironte Izraelin. Kishte më shumë se 135 000 ushtarë në ushtrinë madianite. Por Zoti i dha Gedeonit urtësi dhe forcë.

Gjyqtarët 6:13–16; 8:10

Pamja
ushtarë duke u larguar nga ushtria

Zoti donte që izraelitët ta dinin se ata mund të fitonin me forcën e Tij, jo me forcën e tyre. Edhe pse Izraeli kishte vetëm 32 000 ushtarë, Zoti i kërkoi Gedeonit të dërgonte në shtëpi cilëtdo ushtarë që kishin frikë. Pasi u dërguan në shtëpi 22 000 ushtarë, izraelitët u lanë me 10 000 ushtarë.

Gjyqtarët 7:2–3

Pamja
ushtarë duke pirë ujë

Zoti tha se 10 000 ushtarë ishin ende tepër shumë. Ai i tha Gedeonit ta çonte ushtrinë tek uji. Ata që do të pinin ujë direkt me gojët e tyre, do të dërgoheshin në shtëpi. Ata që do të përdornin duart për të pirë ujin, mund të qëndronin. Tani mbetën vetëm 300 burra.

Gjyqtarët 7:4–7

Pamja
ushtarë izraelitë me bori dhe pishtarë përreth kampit madianit

Më në fund izraelitët ishin gati të luftonin. Zoti i tregoi Gedeonit se si t’i mundte madianitët. Gedeoni i tha ushtrisë së tij që të përdorte bori dhe pishtarë për t’i trembur ata. Zhurma dhe dritat i pështjelluan madianitët kaq shumë sa filluan të luftonin me njëri‑tjetrin. Pastaj bërtitën dhe ikën me vrap.

Gjyqtarët 7:16–22

Pamja
Gedeoni duke udhëhequr ushtarët

Ngaqë Gedeoni i mirëbesoi Zotit, izraelitët e mundën ushtrinë e madhe madianite me vetëm 300 ushtarë. Zoti e çliroi popullin e Izraelit.

Gjyqtarët 7:23–25