Thirrjet në Mision
Mesazhi i Presidencës së Parë


“Mesazhi i Presidencës së Parë”, Predikoni Ungjillin Tim: Një Udhëzues për Shpërndarjen e Ungjillit të Jezu Krishtit (2023)

“Mesazhi i Presidencës së Parë”, Predikoni Ungjillin Tim

Mesazhi i Presidencës së Parë

I Dashur Misionar ose Misionare:

Ne ju përgëzojmë për këtë mundësi të mrekullueshme që keni për të qenë një misionar ose misionare për Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Nuk ka punë më themelore ose më të rëndësishme sesa mbledhja e Izraelit.

Predikoni Ungjillin Tim ka për qëllim t’ju ndihmojë të jeni një misionar ose misionare e përgatitur më mirë dhe më e pjekur shpirtërisht. Gjithashtu ka për qëllim t’ju ndihmojë të jeni një mësues/e më i/e efektshëm/me. Ne ju nxitim ta përdorni atë çdo ditë në studimin tuaj vetjak dhe në dyshe misionare. Ne gjithashtu ju nxitim që ta përdorni atë në mbledhjet e këshillit të distriktit dhe në konferencat e zonave. Studiojini shkrimet e shenjta që jepen si referenca dhe mësojeni doktrinën e parimet.

Ne ju ftojmë të arrini një ndjesi të re e më të lartë zotimi për ta ndihmuar Atin tonë në Qiell në veprën e Tij të lavdishme. Çdo misionar apo misionare ka një rol të rëndësishëm për ta ndihmuar Zotin në veprën e Tij që “të bëj[ë] të ndodhë pavdekësia dhe jeta e përjetshme e njeriut” (Moisiu 1:39).

Zoti do t’ju bekojë kur përkushtoheni me përulësi për t’i shërbyer Atij. Gjetshi gëzim e lumturi të madhe teksa punoni mes fëmijëve të Atit Qiellor!

Presidenca e Parë