Ndihma për Studimin
PJS, Psalmet 24


PJS, Psalmi 24:7–10 (krahaso Psalmi 24)

(Ky psalm feston Ardhjen e Dytë të Krishtit.)

7 Ngrini kokat, o ju breza të Jakobit; dhe ngrihuni; dhe Zoti i fortë dhe i fuqishëm; Zoti i fuqishëm në betejë, që është Mbreti i Lavdisë, do t’ju vendosë përgjithmonë.

8 Dhe ai do të rrokullisë tej qiejt; dhe do të zbresë të shëlbejë popullin e tij; do t’ju bëjë një emër të përjetshëm; do t’ju vendosë mbi shkëmbin e tij të përjetshëm.

9 Ngrini kokat, o ju breza të Jakobit; ngrini kokat, ju breza të përjetshëm, dhe Zoti i ushtrive, Mbreti i Mbretërve;

10 Madje Mbreti i Lavdisë do të vijë tek ju; dhe do ta shëlbejë popullin e tij e do t’i vendosë ata në drejtësi. Sela.