Ndihma për Studimin
PJS, Zbulesa 1


PJS, Zbulesa 1:1–4 (krahaso Zbulesa 1:1–4)

(Gjoni mori një zbulesë nga Jezu Krishti dhe ua dha atë udhëheqësve mbi shtatë kishat në Azi.)

1 Zbulesa e Gjonit, një shërbëtor i Perëndisë, që iu dha atij nga Jezu Krishti, për t’u treguar shërbëtorëve të tij gjëra që së shpejti duhet të vijnë të ndodhin, të cilën ai ia dërgoi dhe ia bëri të njohur nëpërmjet engjëllit të tij shërbëtorit të vet Gjon,

2 I cili dha dëshmi për fjalën e Perëndisë dhe për dëshminë e Jezu Krishtit e të gjitha gjërat që ai pa.

3 Bekuar janë ata që lexojnë dhe ata që dëgjojnë e kuptojnë fjalët e kësaj profecie, dhe që zbatojnë ato gjëra që shkruhen në të, pasi koha e ardhjes së Zotit po afrohet.

4 Tani kjo është dëshmia e Gjonit për shtatë shërbëtorët që janë mbi shtatë kishat në Azi. Hir mbi ju dhe paqe prej atij që është, dhe që ishte, dhe që do të vijë; që ka dërguar engjëllin e tij prej përpara fronit të tij, për t’u dëshmuar atyre që janë shtatë shërbëtorët mbi shtatë kishat.