2009
Tempujt Janë një Dhuratë nga Ati Qiellor
Tetor 2009


Miku MIKUT

Tempujt Janë një Dhuratë nga Ati Qiellor

Nga një bisedë në konferencën e përgjithshme të prillit 2000

“Të gjithë fëmijët që vdesin përpara se të arrinin vitet e përgjegjshmërisë së tyre, shpëtohen në mbretërinë çelestiale të qiellit.” (DeB 137:10).

Pamja
Elder Yoshihiko Kikuchi

Disa vite përpara, unë isha caktuar në një kunj në Kaliforni. Gjatë fluturimit në kthim për në Juta, një zonjë e mrekullueshme në mesin e të 70-ave u ul pranë meje. Ajo quhej Pati dhe i pëlqente shumë të bisedonte.

Pati më tregoi gjithçka për familjen e saj — për bashkëshortin e saj dhe djalin e saj që kishin vdekur. Biseda jonë vazhdoi derisa ne po afroheshim për ulje. Unë i thashë: “Pati, ju keni folur gati gjatë shumicës së fluturimit. Përpara se të ulemi në Solt Lejk Siti, unë do të doja t’ju bëj disa pyetje.”

Unë e pyeta sinqerisht: “Pati, a e dini se ju do ta shihni bashkëshortin tuaj të vdekur përsëri?”

Ajo tha: Oh, a është e mundur?”

Pastaj unë e pyeta: “A e dini se ju do të shihni gjithashtu birin tuaj të vdekur, Mat, që vdiq kur ishte akoma foshnje?”

Sytë e saj u lagën dhe zëri i saj po dridhej. Shpirti i Zotit e preku atë. Ajo kishte aq mall për ata.

Pastaj me lutje e pyeta atë: “Pati, a e di se ju keni një Atë Qiellor të dashur dhe të mirë, që ju do aq fort?”

Ajo tha: “Me të vërtetë?”

Unë e pyeta: “Pati, a e dini se Ati yt Qiellor ka një plan të veçantë për ty dhe që familja juaj mund të jetë përgjithmonë?”

“A mundet të jemi?” u përgjigj ajo.

“A keni dëgjuar ndonjë herë më parë për planin?” e pyeta.

Ajo tha: “Jo.”

Me shumë sinqeritet e pyeta: “A do të doje të dije rreth tij?”

“Po, do të doja,” u përgjigj ajo.

Shpirti i Zotit e preku thellë atë.

Misionarët e mësuan Patin. Tre javë më vonë, ndërsa po qëndronte në Juta, Pati më kërkoi në telefon: “Vëllai Kikuçi, unë jam Pati. Unë do të pagëzohem. A do të vinit në shërbimet për pagëzimin tim?”

Bashkëshortja ime dhe unë shkuam në pagëzimin e saj. Shumë anëtarë e shoqëruan atë me dashuri. Oh, unë nuk do ta harroj kurrë pamjen e saj të gëzuar kur doli nga uji!

Unë nuk do t’i harroj kurrë lotët e saj të ëmbël në altarin e shenjtë të Tempullit të Solt Lejkut një vit më vonë. Unë mbaj mend shkëlqimin e saj të qetë dhe qiellor kur ishte vulosur me bashkëshortin dhe birin e saj të vdekur dhe me vajzën e saj në jetë, e cila ishte tashmë anëtare e Kishës.

Mikja ime Pati gjeti Zotin Jezu Krisht. Në saje të vulosjes në tempull ajo e di tani se familja e saj do të jetë përherë në Zot.

Ilustrimi nga Dilleen Marsh; fotografitë me mirësinë e familjes Kikuçi, përveç siç shënohet; fotografi karrotash © Getty Images; sfondi: Fotografia nga Welden C. Andersen

Plaku Kikuchi u vesh me një kimono për këtë fotografi në ditëlindjen e tij të dytë. A mund të shihni lodrën që ai mban?

Plaku Kikuçi (majtas përpara) në moshën 13-vjeçare me miq dhe mësues në ciklin e lartë.