2012
Treguesi i Ngjarjeve në Konferencë
Nëntor 2012


Treguesi i Ngjarjeve në Konferencë

Lista vijuese e përvojave të përzgjedhura nga fjalimet në konferencën e përgjithshme mund të përdoret për studim vetjak, mbrëmje familjare dhe mësimdhënie tjetër. Folësit janë radhitur sipas rendit alfabetik dhe numri tregon faqen e parë të bisedës.

Folësi

Ngjarja

Nil L. Andersen

(39) Besimi i një familjeje nuk lëkundet pas vdekjes së bijës së tyre.

Shein M. Bouen

(15) Shein M. Bouen dhe shoku i tij misionar i mësojnë një familjeje se fëmijët e vegjël nuk kanë nevojë për pagëzim.

Linda K. Barton

(78) Një grua e ndihmon Linda K. Bartonin gjatë vizitës së saj të dytë në tempull si e sapomartuar.

(111) Pionierja Meri Luis Uolker humbet bashkëshortin e saj dhe një fëmijë ndërsa kalon rrafshinat.

Krejg C. Kristensen

(12) Gjashtëvjeçari Ben Kristensen ndien Frymën e Shenjtë ndërsa viziton një shtëpi të hapur tempulli.

D. Tod Kristoferson

(47) Një djalosh në Indi punon shumë për të ndihmuar familjen e tij dhe për t’u arsimuar.

Kuentin L. Kuk

(6) Olimpisti britanik Erik Lidëll nuk pranon të vrapojë në një garë të dielën.

En M. Dib

(10) Një e re vesh me besim në vetvete një bluzë që shpall anëtarësinë e saj në Kishë.

Leri Eko Houk

(32) Instruktori i stërvitjes së Leri Eko Houkut zbulon kopjen e tij të Librit të Mormonit.

Henri B. Ajring

(60) Henri B. Ajring gdhend një tabelë për secilin prej bijve të tij për të përfaqësuar dhuratat e tij të veçanta.

(72) Mbesa e Henri B. Ajringut kërkon Jezusin në një shtëpi të hapur tempulli.

(72) Henri B. Ajring largohet nga Universiteti i Stenfordit për t’u punësuar në kolegjin “Riks”.

(72) Nusja e [njërit prej bijve të] Henri B. Ajringut lutet në plazh dhe ia kushton kohën e saj Zotit.

Robert C. Gei

(34) Babai i Robert C. Geit e pyet atë nëse do ta shiste shpirtin e vet për një monedhë pesëqindarkëshe.

(34) Robert C. Gei ndjek një nxitje për të ndihmuar një djalë që po qante me dënesë në anë të rrugës.

Daniel L. Xhonson

(101) Shenjtorë të ditëve të mëvonshme frekuentojnë tempullin pasi një shtrëngatë shkatërron prodhimet e tyre frutore.

Tomas S. Monson

(68) N. Eldon Taneri befasohet kur sheh katër burra që përparojnë në priftëri.

(68) Tomas S. Monsoni merr frymëzim për të thirrur presidentë dege.

(68) Xhon H. Grobergu jep dëshminë e tij para mbretit të Tongas.

(86) Tomas S. Monsoni ndjek një nxitje që të japë sugjerime për punën misionare.

(86) Tomas S. Monson ndjek një nxitje për të vizituar një shok në spital.

(86) Tomas S. Monsoni nxit një të ri që të shërbejë në një mision.

(86) Një lutje nga rinia në një festim kulturor për tempullin, merr përgjigje.

Rasëll M. Nelson

(18) Një burrë i përgjigjet një nxitjeje për të “ndal[uar] djemtë mbi biçikleta”.

Rasëll T. Osguthorp

(96) Të rinj që marrin pjesë në Shkollën e së Dielës ndihmojnë dy anëtarë të klasës me autizëm që të tregojnë atë çfarë kanë mësuar.

Bojd K. Paker

(75) Anija e Bojd K. Pakerit goditet nga një stuhi e rreptë oqeanike në Samoan Perëndimore.

Linda S. Rivs

(118) Linda S. Rivs i drejtohet Perëndisë pasi bashkëshorti i saj sëmuret.

Riçard G. Skot

(93) Të rinj në Rusi indeksojnë 2.000 emra secili dhe paraqesin emrin e një paraardhësi për punë në tempull.

Karol M. Stivens

(115) Të rejat vijnë në ndihmë të njëra-tjetrës gjatë një ripërshkimi të udhëtimit të pionierëve.

Geri E. Stivenson

(51) Një student universiteti largohet nga një festë në Japoni pasi refuzon cigare me marihuanë.

Skot D. Uaiting

(37) Kontraktuesit e tempullit rregullojnë dy cene të vogla në Tempullin e Laiet në Havai.