2012
Mjetet e Reja u Vijnë në Ndihmë Anëtarëve që të Përgatisin Emrat e Familjes
Nëntor 2012


Mjetet e Reja u Vijnë në Ndihmë Anëtarëve që të Përgatisin Emrat e Familjes

Në një letër që daton më 8 tetor 2012, Presidenca e Parë i ftoi anëtarët – rininë dhe të rinjtë në moshë madhore beqarë në veçanti – që të marrin bekimet e plota të tempullit duke përgatitur emrat e vetë familjeve të tyre për t’i çuar në tempull.

Për më tepër, ata me “numër të madh emrash të rezervuar të familjeve [nxiten] t’i dorëzojnë këta emra shpejt në mënyrë që të kryhen ordinancat e nevojshme”.

Për t’i ndihmuar anëtarët që t’i përgjigjen thirrjes së Presidencës së Parë, Kisha po zhvillon burime dhe përvoja të reja, që mund të gjenden në 10 gjuhë në adresën familysearch.org.

Për shembull, një përmirësim i fundit në adresën new.familysearch.org, i quajtur Family Tree [Trungu Familjar], siguron një qasje të gjerë për historinë tonë familjare duke i lejuar përdoruesit 1) të lidhen dhe të bashkëpunojnë me linjat e përbashkëta familjare, 2) t’i ndryshojnë dhe t’i fshijnë të dhënat e gabuara dhe 3) t’i vendosin lehtësisht në sistem emrat e paraardhësve për ordinancat e tempullit. Përdoruesit mund edhe të gjejnë video për “Assigning Names to the Temple” [“Paraqitjen e Emrave në Tempull”] dhe trajnime të tjera te adresa familysearch.org/treetraining.