2015
Fanar Drite
gusht 2015


Rinia

Fanar Drite

Presidenti Monson jep mësim se të rinjtë e Kishës “kanë një thirrje për të qëndruar si një fanar tempulli, duke e pasqyruar dritën e ungjillit në një botë gjithnjë e më të errët”. Ai jep disa mënyra se si ju mund ta bëni këtë:

  • Ndajeni ungjillin

  • Besoni

  • Zhvillojeni besimin

  • Jini një dritë për të tjerët

  • Ushqejeni dëshminë tuaj derisa të bëhet një spirancë në jetën tuaj

  • Lutuni dhe studiojini shkrimet e shenjta

  • Lutuni në mënyrë të vazhdueshme e të qëndrueshme

  • Shërbeni

  • Binduni

Merrni parasysh ta vlerësoni veten nga 1 deri në 5 në secilën prej këtyre fushave. Për fushat me rezultat më të ulët, mund t’i studioni këto tema në shkrimet e shenjta ose t’i kërkoni ato në LDS.org. Pasi t’i keni studiuar këto tema, mund të mendoni për mënyra se si mund t’i forconi këto fusha e të vendosni synime për të bërë kështu.