2015
Le të Shkëlqejë Drita juaj
gusht 2015


Fëmijët

Le të Shkëlqejë Drita juaj

Si fëmijë i Perëndisë, ju jeni një fëmijë i dritës. Ju mund të fitoni më shumë dritë duke e ndjekur Shpëtimtarin tonë, Jezu Krishtin. Jezu Krishti dhe Ati Qiellor ju duan e dëshirojnë që të shkëlqeni për të tjerët e t’i udhëhiqni ata për te Krishti. Ju mund të shkëlqeni thjesht duke qenë vetja kur i zbatoni urdhërimet, si lutja dhe leximi i shkrimeve të shenjta. Vizatoni disa yje në një fletë letre dhe emërtojini ato me ide se si mund të shkëlqeni për të tjerët si një shembull i Jezu Krishtit (për shembull, “duke shkuar në kishë” ose “duke e ndihmuar familjen time”).