2010–2019
Mbështetja e Drejtuesve të Kishës
Prill 2017


Mbështetja e Drejtuesve të Kishës

Vëllezërit dhe motrat e mia të dashura, Presidenti Monson ka kërkuar që unë tani t’ju paraqit juve Autoritetet e Përgjithshme, Të Shtatëdhjetët Zonalë dhe Presidencat e Përgjithshme të Organizatave Ndihmëse të Kishës për votimin tuaj mbështetës.

Propozohet që ne ta mbështetim Tomas Spenser Monsonin si profet, shikues dhe zbulues, dhe si President të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme; Henri Benion Ajringun si Këshilltar të Parë në Presidencën e Parë; dhe Diter Fridrih Uhtdorfin si Këshilltar të Dytë në Presidencën e Parë.

Ata që janë dakord, mund ta shfaqin atë.

Ata që janë kundër, nëse ka, mund ta shfaqin atë.

Propozohet që ne të mbështetim Rasëll M. Nelsonin si President të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve dhe ata që vijojnë, si anëtarë të atij kuorumi: Rasëll M. Nelson, Dallin H. Ouks, M. Rasëll Ballard, Robert D. Hejls, Xhefri R. Holland, Dejvid A. Bednar, Kuentin L. Kuk, D. Tod Kristoferson, Nil L. Andersen, Ronald A. Rasband, Geri E. Stivenson dhe Dejll G. Renland.

Atyre që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.

Ndonjë kundër, mund ta tregojë po ashtu.

Propozohet që ne të mbështetim këshilltarët në Presidencën e Parë dhe Kuorumin e Dymbëdhjetë Apostujve si profetë, shikues e zbulues.

Të gjithëve që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.

Kundër, në qoftë se ka, me të njëjtën shenjë.

Falënderojmë me mirënjohje për shërbimin e Plakut Brus D. Porter, miku e kolegu ynë, i cili ndërroi jetë më 28 dhjetor 2016. U shprehim dashurinë dhe ngushëllimet tona të përzemërta Motrës Suzana Porter dhe fëmijëve dhe nipërve e mbesave të tyre. Jemi mirënjohës që kemi shërbyer me këtë burrë të mirë.

Propozohet që t’i lirojmë nga thirrja si Të Shtatëdhjetë Zonalë Tejlor G. Godoin dhe Xhon C. Pingri të Riun. Atyre që dëshirojnë t’u shprehin vlerësim këtyre Vëllezërve për shërbimin e tyre, u lutemi ta tregojnë po ashtu.

Propozohet që të lirojmë nga thirrjet me mirënjohje të përzemërt Motrat Linda K. Barton, Karol M. Stivens dhe Linda S. Rivs si Presidenca e Përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës. Gjithashtu i lirojmë nga thirrjet anëtaret e këshillit të përgjithshëm të Shoqatës së Ndihmës.

Të gjithë atyre që dëshirojnë të bashkohen me ne për t’u shprehur vlerësimin këtyre motrave për shërbimin dhe përkushtimin e tyre të shquar, u lutemi ta shfaqin.

Propozohet që të lirojmë nga thirrja Motrën Xhin B. Bingham si Këshilltare e Parë në Presidencën e Përgjithshme të Fillores dhe Motrën Boni H. Kordën si Këshilltare e Dytë në Presidencën e Përgjithshme të Fillores.

Ata që dëshirojnë të shprehin vlerësim ndaj këtyre motrave, mund ta bëjnë këtë duke ngritur dorën.

Propozohet që të mbështetim personat që vijojnë, si Të Shtatëdhjetë Autoritete të Përgjithshme të rinj: Tejlor G. Godoi, Soni L. Koh, Adilson de Paula Parreja, Xhon C. Pingri i Riu, Brajën K. Tejlor dhe Taniela B. Uakolo.

Të gjithëve që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.

Ata që janë kundër, me të njëjtën shenjë.

Propozohet që të mbështetim Xhin B. Binghamin që të shërbejë si Presidente e Përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës, me Sheron L. Iubankun si Këshilltare e Parë dhe Reina I. Aburton si Këshilltare e Dytë.

Më tej propozohet që të mbështetim Boni H. Kordënin që të shërbejë tani si Këshilltare e Parë në Presidencën e Përgjithshme të Fillores, dhe Kristina B. Frankon që të shërbejë si Këshilltare e Dytë në Presidencën e Përgjithshme të Fillores.

Të gjithëve që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.

Ndonjë kundër, mund ta tregojë po ashtu.

Propozohet që të mbështetim personat që vijojnë, si Të Shtatëdhjetë Zonalë të rinj: Luis R. Arbizu, Dejvid A. Benalkazar, Bërn S. Broadbent, Dejvid L. Bakner, L. Tod Baç, Luisiano Kaskarxhi, Ting Xhung Çang, Pablo H. Shaves, Rejmond A. Katler, Fernando P. Del Karpio, Hose Luis Del Guerso, Aleksandre A. Drakiov, I. Rejmond Egbo, Karlos R. Fusko i Riu, Horge A. Garsia, Gary F. Gesel, Guijermo I. Guardia, Marcel Gei, Hose Hernandes, Karl D. Hërst, Ren S. Xhonsën, Xhej B. Xhons, Entëni M. Kaku, Pal N. Lekias, Xhon A. Mek-Kjun, Tomas S. Merdegia, Artur J. Miranda, Elie K. Monga, Huan C. Poco, Entëni Kueisi, Xhejms R. Rasband, Karlos G. Revijo i Riu, Martin C. Rios, Xhoni F. Ruis, K. Roi Taniklif dhe Moisis Vijanueva.

Ata që janë dakord, mund ta shfaqin atë.

Ndonjë kundër, mund ta tregojë po ashtu.

Propozohet që ne t’i mbështetim Autoritetet e tjera të Përgjithshme, Të Shtatëdhjetët Zonalë dhe Presidencat e Përgjithshme të Organizatave Ndihmëse me përbërjen e tyre të tanishme.

Të gjithëve që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.

Ata që janë kundër, nëse ka.

Votimi u regjistrua. Ata që mund të kenë qenë kundër ndonjërit prej propozimeve, duhet të komunikojnë me presidentët e tyre të kunjeve.

Vëllezërit dhe motrat e mia të dashura, ne ju falënderojmë për besimin dhe lutjet tuaja të vazhdueshme në emrin e udhëheqësve të Kishës.

I ftojmë tani Të Shtatëdhjetët Autoritete të Përgjithshme të rinj dhe Presidencën e re të Përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës që të zënë vendet e tyre në tribunë. Presidenti Monson thotë gjithmonë: “Është një rrugë e gjatë”. Faleminderit, motra. Faleminderit vëllezër. Për informacion, Motra Franko po shërben aktualisht në një mision me bashkëshortin e saj në Argjentinë. Ajo sapo u mbështet, siç e dini, dhe do ta fillojë zyrtarisht shërbimin e saj pasi ata të kthehen në korrik.