2010
Këndoni Këngën Tuaj më të Ëmbël
qershor 2010


Fëmijët

Këndoni Këngën Tuaj më të Ëmbël

Presidenti Monson tregoi për tre kanarinat e Motrës Mek-Ki. Dy qenë të verdha gjithandej. Ato dukeshin të përsosura! E treta nuk dukej e përsosur sepse kishte njolla ngjyrë gri në krahët e saj. Por Motra Mek-Ki e donte sepse këndonte aq ëmbëlsisht.

Disa njerëz ndiejnë se nuk janë aq të bukur ose të zgjuar sa të tjerët. Por secili person është me vlerë për Zotin. Ne mund të jemi besnikë e trima dhe t’i përdorim talentet tona për t’u shërbyer të tjerëve. Atëherë ne jemi si kanarina e verdhë me ngjyrë gri në krahët e saj. Ne nuk jemi të përsosur, por po këndojmë këngën tonë më të ëmbël!

Shkruani tre mënyra si mund të këndoni këngën tuaj më të ëmbël për Zotin.

Unë mund ta këndoj këngën time më të ëmbël për Zotin duke: