2010
Çfarë Është Bukuri e Vërtetë?
qershor 2010


Rinia

Çfarë Është Bukuri e Vërtetë?

Në këtë mesazh, Presidenti Monson thotë: “Në botën tonë, karakteri moral shpesh duket se vjen pas bukurisë apo hijeshisë.” Të rejat mund të ndeshen me imazhin e tyre se cilat janë dhe çfarë mund të bëhen. Merrni parasysh këto mendime mbi bukurinë e vërtetë prej Plakut Lin G. Robins, nga Të Shtatëdhjetët:

  • Një e re, shprehja e fytyrës të së cilës shkëlqen edhe nga lumturia edhe nga virtyti, rrezaton bukuri të brendshme.

  • Buzëqeshja e virtytshme është vërtet e bukur pasi rrezaton në një mënyrë tërësisht të natyrshme. Nuk mund të lyhesh me këtë bukuri, por ajo është një dhunti e Shpirtit.

  • Thjeshtësia është një shenjë e jashtme dhe kërkesë për bukurinë e brendshme.

  • Nëse jeni e shkurajuar nga pamja juaj e jashtme, do t’ju ndihmojë ta shihni veten përmes syve të atyre që ju duan. Bukuria e fshehur që shihet nga njerëzit e dashur mund të bëhet një pasqyrë për përmirësime të vetvetes.

  • Ai burrë me të cilin dëshiron të martohet një grua e virtytshme, gjithashtu “nuk shikon” si shikon njeriu (shih 1 Samuelit 16:7). Ai do të tërhiqet tek bukuria e vërtetë që ajo rrezaton nga një zemër e dëlirë dhe e gëzuar. E njëjta gjë është e vërtetë për një të re që kërkon një të ri të virtytshëm.

  • Ati ynë në Qiell pret që të gjithë fëmijët e Tij të zgjedhin të drejtën, që është udha e vetme drejt lumturisë së përhershme dhe bukurisë së brendshme.

  • Për Zotin, nuk ka konkurrim. Të gjithë kanë një privilegj të barabartë që ta kenë shëmbëlltyrën e Perëndisë të gdhendur mbi pamjen e tyre (shih Alma 5:19). Nuk ka bukuri më të vërtetë.

Për ta lexuar të gjithë mesazhin, shihni Lynn G. Robbins, “True Beauty”, New Era, nëntor 2008, f. 30. Të rinjtë mund të gjejnë këshilla të ngjashme tek Erël S. Fipën, ““Rosak i Shëmtuar apo Mjellmë e Madhërishme? Kjo Varet nga Ju”, Liahona, tetor 2009, f. 36.