2010
Një Udhërrëfyes që të Na Ndihmojë të Mbërrijmë në Shtëpi
shtator 2010


Fëmijët

Një Udhërrëfyes që të Na Ndihmojë të Mbërrijmë në Shtëpi

Si do të ndieheshit nëse do të kishit humbur dhe nuk do ta dinit rrugën për t’u kthyer në shtëpi tek familja juaj? A do të ishit i lumtur nëse do të mund të ndiqnit dikë që mund t’ju tregonte udhën? Presidenti Ajring thotë se Libri i Mormonit është si një udhërrëfyes që na ndihmon të kthehemi në shtëpi tek Ati Qiellor.

Më poshtë janë disa gjëra që na tregon Libri i Mormonit, të cilat duhet t’i bëjmë që të kthehemi në shtëpi. Lexoni 2 Nefi 31:10, 11, 20. Ndën secilën frazë më poshtë, shkruani vargun e saktë nga Libri i Mormonit. Do t’ju duhet ta përdorni dy herë njërin nga vargjet.

Pendohuni dhe pagëzohuni.

Të keni ndriçim të shpresës.

Duajeni Perëndinë dhe të gjithë njerëzit.

Ndiqeni Jezusin.