2010
Programohet Trajnim i Përbotshëm i Udhëheqjes
Nëntor 2010


Programohet Trajnim i Përbotshëm i Udhëheqjes

Një transmetim i trajnimit të përbotshëm të udhëheqjes do të zhvillohet më 13 nëntor 2010. Ky transmetim do të japë udhëzim mbi manualet e reja të Kishës: Handbook 1: Stake Presidents and Bishops [Manuali 1: Presidentët e Kunjeve dhe Peshkopët] dhe Handbook 2: Administering the Church [Manuali 2: Administrimi i Kishës).

Anëtarët e mëposhtëm ftohen të marrin pjesë në këtë transmetim: Autoritetet e Përgjithshme, të Shtatëdhjetët Zonalë, presidencat e kunjeve, misioneve, tempujve dhe distrikteve; nëpunësit e kunjeve dhe distrikteve; sekretarët ekzekutivë të kunjeve dhe distrikteve; këshilltarët e lartë; presidencat e Shoqatës së Ndihmës, Të Rinjve, Të Rejave, Fillores dhe Shkollës të së Dielës të kunjeve dhe distrikteve; peshkopatat; presidencat e degëve; nëpunësit e lagjeve dhe të degëve; sekretarët ekzekutivë të lagjeve dhe degëve; udhëheqësit dhe ndihmësit e grupeve të priftërinjve të lartë; presidencat e kuorumeve të pleqve; presidencat e Shoqatës së Ndihmës, Të Rinjve, Të Rejave, Fillores dhe Shkollës të së Dielës të lagjeve dhe degëve; udhëheqësit e misionit të lagjeve.

Trajnimi do të transmetohet në më shumë se 30 gjuhë. Kontaktoni udhëheqësit vendore të priftërisë për më shumë informacion mbi mundësinë e ndjekjes së transmetimit.