2011
Plaku Kazuhiko Jamashita
Maj 2011


Plaku Kazuhiko Jamashita

i Të Shtatëdhjetëve

Pamja
Elder Kazuhiko Yamashita

Qysh kur u bë një peshkop i ri në Fukuoka të Japonisë, shumë vite përpara, Plaku Kazuhiko Jamashita ka mësuar nga shembujt dhe qëndrimet e mira të udhëheqësve të tij më të vjetër.

Shpejt pasi Plaku Jamashita u martua me bashkëshorten e tij, Tazuko Tashiro, ata u zhvendosën nga Tokio për në Fukuoka, ku Plaku Jamashita ishte thirrur si peshkop ndërsa ishte në nga fundi i të 20-ave të tij.

“Kjo ishte e vështirë për mua dhe familjen time”, thotë Plaku Jamashita. “Ne kishim tre fëmijë të vegjël në atë kohë dhe ishim të rinj në zonë – por ishte gjithashtu një përvojë shumë e mirë mësimdhënieje dhe mësimi për mua dhe dëshmia e besimi im u forcuan më shumë.”

“Sigurisht unë pata kohë të vështira, sepse familja ime ishte e re dhe unë nuk kisha shumë përvojë si udhëheqës Kishe më parë”, thotë Plaku Jamashita. “Udhëheqësit e mi më të vjetër ishin shembuj të mirë dhe më dhanë shumë mësime nëpërmjet qëndrimit dhe sjelljes së tyre.”

Motra Jamashita thotë se ajo e ka parë bashkëshortin e saj të marrë shumë thirrje dhe të bëhet një baba i shkëlqyer e një udhëheqës shpirtëror i madh përmes sfidave që ato thirrje paraqisnin. Gjatë kohës ajo e ka parë atë të ndryshojë dhe të bëhet baba dhe bashkëshort më i mirë, më i dashur. Familjes i pëlqen kalimi i kohës së bashku, përfshirë udhëtimet e gjata rrugore çdo vit.

Plaku Jamashita, lindur në shtator 1953, është djali i Kijoshi dhe Sadae Jamashita. Ai u rrit në Tokio të Japonisë, ku ai gjeti Kishën në 1971-shin në Panairin Botëror Ekspo 70.

Plaku Jamashita mori diplomë për arsim nga Universiteti Saitama dhe një gradë masteri në shkencën sportive nga Universiteti Cukuba. Ai gjithashtu studioi filozofinë e edukatës fizike në Universitetin “Brigam Jang”. Plaku Jamashita ka qenë instruktor dhe profesor në universitete të ndryshme dhe shërbeu në shumë organizata shkencore, komunitare dhe sportive.

Plaku Jamashita dhe bashkëshortja e tij u martuan më 29 mars 1980 dhe u vulosën në 1980-ën pas përfundimit të Tempullit të Tokios në Japoni. Ata kanë gjashtë fëmijë.

Përpara thirrjes së tij në Kuorumin e Parë të Të Shtatëdhjetëve, Plaku Jamashita ka shërbyer si peshkop, këshilltar i lartë, president misioni kunji, president kunji dhe I Shtatëdhjetë Zone.