2011
Plaku O. Vinsent Halek
Maj 2011


Plaku O. Vinsent Halek

i Të Shtatëdhjetëve

Pamja
Elder O. Vincent Haleck

Qysh në moshë të re, Plaku Oto Vinsent Halek paguante të dhjetën, agjëronte dhe studionte shkrimet e shenjta – dhe atëherë ai takoi misionarët dhe u pagëzua.

Nëna e Plakut Halek ishte anëtare e Kishës por nuk pati marrë pjesë për vite. Babai i tij nuk ishte anëtar i Kishës. Përsëri familja paguante të dhjetën, agjëronte çdo javë, lexonte përditë Biblën dhe jepte nga ato që kishte për ata në nevojë. Plaku Halek vjen nga një trashëgimi besimi.

Plaku Halek lindi në janar 1949 në Samoan amerikane. Prindërit e tij, Oto dhe Dorothi Halek, e dërguan atë në shkollë në Kaliforni në SHBA. Në moshën 17-vjeçare, ai vuri re se disa miq në qeverinë studentore ishin të ndryshëm nga studentë të tjerë. “Ata më ftuan mua në aktivitet të përbashkët dhe pjesa tjetër është histori”, thotë Plaku Halek.

Plaku Halek mori diplomën për reklamë dhe marketing në Universitetin “Brigam Jang”. Ai ka një numër biznesesh në Samoan amerikane dhe është i përfshirë në punë filantropike. Plaku Halek dhe bashkëshortja e tij, Pegi An Kameron, u martuan më 29 qershor 1972 në Tempullin e Provos në Juta. Ata janë prindër të tre fëmijëve.

Më në fund e gjithë familja e Plakut Halek e gjeti ungjillin. Plaku Halek pati privilegjin të pagëzonte babanë e tij 80-vjeçar dhe të shihte nënën e tij të rikthehej në aktivitetin e Kishës pas 50 vitesh martese.

Përpara thirrjes së tij në Kuorumin e Dytë të Të Shtatëdhjetëve, Plaku Halek shërbeu si misionar kohëplotë në Misionin e Apias në Samoa, si peshkop, këshilltar i lartë kunji, patriark, president kunji dhe më së fundi, president i Misionit të Apias në Samoa.

Plaku Halek beson se të gjitha përvojat e jetës e kanë çuar atë atje ku është sot. “Unë shoh prapa në jetën time dhe mund të them se unë mund të shoh dorën e Zotit”, thotë Plaku Halek. “Unë jam mirënjohës dhe i nderuar nga besimi që Zoti ka vënë mbi ne. Unë e dua Zotin dhe shpresoj të jem një mjet i mirë. Unë e di se Zoti do të më ndihmojë.”