2013
T’i Tregosh një Miku
shkurt 2013


Rinia

T’i Tregosh një Miku

Një ditë, ndërsa po studioja për orën mësimore të seminarit, pata një përshtypje të bukur e të dallueshme. Ndërsa po lexoja përgjatë mësimit për të nesërmen, pashë fytyrën e një shoqeje nga shkolla dhe pata një ndjenjë të fortë që duhet ta ndaja dëshminë time me të.

Pavarësisht qartësisë së përshtypjes, druhesha. Isha e shqetësuar se shoqja ime mund të më refuzonte, veçanërisht sepse ajo nuk dukej të ishte lloji i vajzës që do të ishte e interesuar të bashkohej me Kishën.

 M’u kujtua një bisedë nga Motra Meri N. Kuk, e presidencës së përgjithshme të Të Rejave, në të cilën ajo na sfidonte të punonim fort dhe të ishim trime.1 Unë doja të isha e tillë, kështu që i shkrova kësaj vajze një letër dhe dëshmova për vërtetësinë e Kishës dhe dashurinë time për Librin e Mormonit. Të nesërmen, i vendosa fshehurazi në çantë një kopje të Librit të Mormonit së bashku me letrën.

 Për habinë time, shoqja ime ishte shumë pranuese ndaj ungjillit. Duke nisur që nga ajo ditë, ajo më tregonte rreth asaj që kishte mësuar gjatë studimit të saj të Librit të Mormonit. Pak javë më vonë, e njoha atë me misionarët. Pothuajse menjëherë, ajo mori një pohim nga Fryma e Shenjtë se ajo që po mësonte ishte e vërtetë. Misionarët dhe unë qamë ndërsa ajo na tregoi ndjenjat e saj. Shoqja ime u pagëzua shpejt dhe prindërit e saj u mahnitën kur panë ndryshimet që kishte pësuar.

Jam kaq e lumtur që qeshë në gjendje ta kapërceja frikën time dhe që ndihmova për ta sjellë ungjillin në jetën e saj.

Shënim

  1. Shih Meri N. Kuk, “Kurrë, Kurrë, Kurrë Mos u Dorëzoni!” Liahona, maj 2010, f. 117–119.