2013
Të Kthyer në Besim te Zoti
shkurt 2013


Mesazhi i Vizitave Mësimore, Shkurt 2013

Të Kthyer në Besim te Zoti

Studiojeni këtë material plot lutje dhe, si të jetë e përshtatshme, diskutojeni atë me motrat që vizitoni. Përdorini pyetjet për t’ju ndihmuar të forconi motrat tuaja dhe për ta bërë Shoqatën e Ndihmës një pjesë aktive të vetë jetës suaj. Për më tepër informacion, shihni te reliefsociety.lds.org.

Pamja
Logoja e Shoqatës së Ndihmës

Besim, Familje, Ndihmë

Motrat e reja të Kishës – përfshirë Të Rejat që hyjnë te Shoqata e Ndihmës, motrat që rikthehen në aktivitet, dhe të sapokthyerat në besim – kanë nevojë për mbështetjen dhe shoqërinë e mësueseve vizitore. “Përfshirja e anëtarëve është jetike për mbajtjen e të kthyerve në besim dhe kthimin e anëtarëve më pak aktivë në aktivitet të plotë”, tha Plaku M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. “Rrokeni përfytyrimin se Shoqata e Ndihmës … mund të bëhet [një nga] burim[et] më të fuqishme të shoqërimit që kemi në Kishë. Afrojuni në kohë atyre që po marrin mësime dhe po riaktivizohen, dhe duajini ato në Kishë nëpërmjet organizatës suaj.”1

Si anëtare të Shoqatës së Ndihmës, ne mund t’i ndihmojmë anëtaret e reja të mësojnë praktikat bazë të Kishës të tilla si:

  • Mbajtja e një bisede.

  • Dhënia e dëshmisë.

  • Të jetuarit e ligjit të agjërimit.

  • Pagimi i së dhjetës dhe i ofertave të tjera.

  • Pjesëmarrja në punën për historinë familjare.

  • Kryerja e pagëzimeve dhe e konfirmimeve për parardhësit e tyre të vdekur.

“Duhen miq të kujdesshëm që t’i bëjnë anëtarët e rinj të ndihen rehat dhe të mirëpritur në kishë”, tha Plaku Ballard.2 Të gjithë ne, por veçanërisht mësueset vizitore, kanë përgjegjësi të rëndësishme për të krijuar miqësi me anëtaret e reja si një mënyrë për t’i ndihmuar ato të bëhen“të kth[yera] në besim te Zoti” me vendosmëri (Alma 23:6).

Nga Shkrimet e Shenjta

2 Nefi 31:19–20; Moroni 6:4

Nga Historia Jonë

“Me numrin gjithnjë e në rritje të të kthyerve në besim”, tha Presidenti Gordon B. Hinkli (1910–2008), “ne duhet të bëjmë një përpjekje gjithnjë e më thelbësore për t’u qëndruar pranë ndërsa ata gjejnë rrugën e tyre. Secili prej tyre ka nevojë për tri gjëra: një mik, një përgjegjësi dhe të ushqehet me ‘fjal[ën] e mirë [të] Perëndisë’ (Moroni 6:4).”3

Mësueset vizitore kanë pozitën për t’i ndihmuar ato për të cilat kujdesen. Shpesh, miqësia vjen e para, sikurse erdhi për një motër të re të Shoqatës së Ndihmës e cila ishte mësuesja vizitore e një motre më të madhe në moshë. Ato kishin qenë të ngadalta në ndërtimin e një miqësie derisa punuan krah më krah për një projekt pastrimi. Ato u bënë shoqe dhe, ndërsa flisnin për Mesazhin e Vizitës Mëzimore, ato të dyja u ushqyen me “fjal[ën] e mirë [të] Perëndisë”.

Presidenti Jozef Filding Smith (1876–1972) tha se Shoqata e Ndihmës “është një pjesë jetike e mbretërisë së Perëndisë në tokë dhe … i ndihmon anëtaret e saj besnike të marrin jetën e përjetshme në mbretërinë e Atit tonë”.4

Shënime

  1. M. Russell Ballard, “Members Are the Key”, Liahona, shtator 2000, f. 18.

  2. M. Russell Ballard, Liahona, shtator 2000, f. 17.

  3. Gordon B. Hinckley, “Every Convert Is Precious”, Liahona, shkurt 1999, f. 9.

  4. Joseph Fielding Smith, në Daughters in My Kingdom: The History and Work of Relief Society (2011), f. 97.

Çfarë Mund të Bëj Unë?

  1. A lutem për shoqen me të cilën bëj vizita mësimore dhe a kërkoj që Shpirti të na udhërrëfejë ndërsa u shërbejmë motrave tona?

  2. Në çfarë mënyrash i shërbejmë secilës motër për të cilën kujdesemi, në mënyrë që ajo ta dijë se ne interesohemi vërtet për të?