2015
Plaku L. Uitni Klejton
Nëntor 2015


Plaku L. Uitni Klejton

Presidenti më i Vjetër i Të Shtatëdhjetëve

Që në moshë të re, Plaku L. Uitni Klejton mësoi ta donte punën dhe familjen. Çdo të shtunë herët, babai i tij, një mjek, do të largohej për të kryer detyrat e tij mjekësore. Përpara se të largohej, ai do të shkruante në një tabelë me shkumës një listë të të gjitha punëve të shtëpisë për t’u bërë atë ditë. Kur kthehej, ai do të bashkohej me bijtë e tij dhe do të punonte përkrah tyre. Nga babai i tij, Plaku Klejton mësoi një etikë pune që e ka bekuar jetën e tij.

Familja e Plakut Klejton gjithashtu e dinte se vakti i darkës do të thoshte kohë familjare. “Ne folëm rreth politikës, çfarë po ndodhte në shkollë, në lagjen e banimit, rreth ungjillit dhe Kishës. … Ishte një përbërës i mrekullueshëm i rritjes.” Të pasurit e diskutimeve gjatë kohës së ngrënies është një praktikë që ai dhe bashkëshortja e tij e kanë ndjekur me vetë fëmijët e tyre.

Plaku Klejton u emërua Presidenti më i Vjetër i Të Shtatëdhjetëve më 6 tetor 2015. Ai zëvendësoi Plakun Ronald A. Rasband, i cili u thirr në Kuorumin e Dymbëdhjetë Apostujve.

Plaku Klejton u mbështet si një I Shtatëdhjetë Autoritet i Përgjithshëm më 31 mars 2001. Ai ka shërbyer si anëtar i Presidencës së Të Shtatëdhjetëve që nga viti 2008 dhe pati përgjegjësinë mbikëqyrëse për zonat në Juta. Ai ndihmoi Plakun Dejvid A. Bednar, të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, për të mbikëqyrur Zonën Juglindore të Afrikës dhe Zonën Perëndimore të Afrikës. Gjithashtu shërbeu si anëtar i Komitetit të Çështjeve Publike. Ai shërbeu si këshilltar në Presidencën e Zonës Jugore të Amerikës së Jugut në vitet 2002–2003 dhe si president gjatë viteve 2003–2006.

I lindur në Solt-Lejk-Siti të Jutës në SHBA, në vitin 1950, ai u martua me Kathi En Kipin në vitin 1973 në Tempullin e Solt-Lejkut. Ata janë prindërit e 7 fëmijëve dhe gjyshër të 20 nipër e mbesave.

Plaku Klejton mori një diplomë të nivelit të parë në financë nga Universiteti i Jutës dhe një diplomë për avokati nga Universiteti i Paqësorit. Ai ishte avokat në Kaliforni të SHBA-së nga viti 1981 deri në 2001.

Ai ka shërbyer si I Shtatëdhjetë Zonal, përfaqësues krahinor, këshilltar i presidentit të misionit, këshilltar i lartë, peshkop, president i misionit të kunjit dhe mësues i Doktrinës së Ungjillit. Ai shërbeu si misionar kohëplotë në Peru nga viti 1970 deri në 1971.