2016
Ordinancat dhe Besëlidhjet e Tempullit
qershor 2016


Mesazhi i Vizitave Mësimore, Qershor 2016

Ordinancat dhe Besëlidhjet e Tempullit

Studiojeni këtë material me lutje dhe kërkoni të dini se çfarë të thoni prej tij. Si do ta rritë besimin tuaj në Perëndi dhe si do t’i bekojë ato, për të cilat kujdeseni nëpërmjet vizitës mësimore, të kuptuarit e dokumentit “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”? Për më tepër informacion, shkoni te reliefsociety.lds.org.

Pamja
Logoja e Shoqatës së Ndihmës

Besim, Familje, Ndihmë

Të gjitha ordinancat e domosdoshme për shpëtim dhe ekzaltim, shoqërohen nga besëlidhje me Perëndinë. “Të bësh dhe të mbash besëlidhjet do të thotë të zgjedhim për t’u lidhur me Atin tonë në Qiell dhe Jezu Krishtin”, tha Linda K. Barton, presidente e përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës.1

Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha: “Zoti tha: ‘Në ordinancat … fuqia e perëndishmërisë manifestohet’.

Ka disa bekime të veçanta nga Perëndia për çdo njeri të denjë që është i pagëzuar, merr Frymën e Shenjtë dhe merr rregullisht sakramentin.”2

“Kur burrat dhe gratë shkojnë në tempull”, tha Plaku M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, “ata e marrin indaumentin të dy nga e njëjta fuqi, që është fuqia e priftërisë …

… Të gjithë burrat dhe gratë kanë mundësinë e përdorimit të kësaj fuqie për ndihmë në jetën tonë vetjake. Të gjithë ata që kanë bërë besëlidhje të shenjta me Zotin dhe që i respektojnë ato besëlidhje, kanë të drejtë të marrin zbulesë personale, të bekohen nga shërbesa e engjëjve, të bisedojnë me Perëndinë, të marrin plotësinë e ungjillit dhe, përfundimisht, të bëhen përkrah Jezu Krishtit trashëgimtarë të gjithçkaje që Ati ynë ka.”3

Shkrime të Shenjta Shtesë

1 Nefi 14:14; Doktrina e Besëlidhje 25:13; 97:8; 109:22

Ngjarje Aktuale

Në 2007-ën, katër ditë pas një tërmeti masiv në Peru, Plaku Markus B. Nash, i Të Shtatëdhjetëve, takoi presidentin e degës Uençeslao Konden dhe bashkëshorten e tij, Pamelën. “Plaku Nash e pyeti motrën Konde se si ishin fëmijët e saj të vegjël. Me një buzëqeshje, ajo u përgjigj se nëpërmjet mirësisë së Perëndisë ata ishin të gjithë të sigurt dhe mirë. Ai pyeti për shtëpinë e Kondes.

‘Ajo mori fund’, u përgjigj ajo shkurt.

… ‘Dhe prapë’, vërejti Plaku Nesh, ‘ju jeni e buzëqeshur ndërsa bisedojmë’.

‘Po’, tha ajo, ‘unë jam lutur dhe jam në paqe. Ne kemi gjithçka që na nevojitet. Ne kemi njëri-tjetrin, ne kemi fëmijët tanë, ne jemi vulosur në tempull, ne kemi këtë Kishë të mrekullueshme dhe ne kemi Zotin. Ne mund të ndërtojmë përsëri me ndihmën e Zotit.’ …

‘Çdo të thotë të bësh dhe të mbash besëlidhje me Perëndinë që na jep ne[ve] fuqinë të buzëqeshim në vështirësi, të kthejmë fatkeqësinë në triumf …?’

Burimi është Perëndia. E drejta jonë për atë fuqi është nëpërmjet besëlidhjeve me Të.”4

Shënime

  1. Linda K. Burton, “Fuqia, Gëzimi dhe Dashuria e Mbajtjes së Besëlidhjeve”, Liahona, nëntor 2013, f. 111.

  2. Nil L. Andersen, “Fuqi në Priftëri”, Liahona, nëntor 2013, f. 92.

  3. M. Rasëll Ballard, “Burrat dhe Gratë në Punën e Zotit”, Liahona, prill 2014, f. 48–49.

  4. Shih D. Tod Kristoferson, “Forca e Besëlidhjeve”, Liahona, maj 2009, f. 19, 20–21.

Merreni Parasysh Këtë

Në ç’mënyrë ordinancat dhe besëlidhjet e tempullit na forcojnë dhe na fuqizojnë?