2018
Pjesë të spikatura nga Konferenca e Përgjithshme Gjysmëvjetore e 188‑të
Nëntor 2018


Pjesë të spikatura nga Konferenca e Përgjithshme Gjysmëvjetore e 188‑të

Edhe një herë, ndryshime të mëdha u njoftuan në konferencën e përgjithshme. Ndonëse njoftimet këtë herë ishin të ndryshme, qëllimet pas tyre janë të njëjtat: Profeti i Perëndisë ndien një ngutje për të na përgatitur për Ardhjen e Dytë të Zotit dhe po na fton ta forcojmë besimin tonë tek Ati Qiellor dhe Biri i Tij, Jezu Krishti.

Këtu janë vetëm disa ftesa dhe premtime kryesore që u theksuan nga Presidenti Rasëll M. Nelson gjatë konferencës.

Bëjeni Shtëpinë më të Shenjtë

Në fjalët e tij të hapjes, Presidenti Nelson paraqiti nevojën për të bërë ndryshime në jetën tonë që do t’i bëjnë shtëpitë tona qendrën e të mësuarit të ungjillit. “Është koha për një Kishë të përqendruar te shtëpia, të përkrahur nga ajo që ndodh brenda ndërtesave tona të degës, lagjes dhe kunjit.”

  • Lexojini ndryshimet e sugjeruara në shtëpi dhe përshtatjet në kishë që i përkrahin ato (shih faqen 8).

  • Gjeni informacion shtesë te “Ndryshimet Ndihmojnë për ta Baraspeshuar Udhëzimin për Ungjillin në Shtëpi dhe atij në Kishë” (faqe 117).

“Lëreni Botën Pas”

Presidenti Nelson i ftoi motrat në sesionin e përgjithshëm të grave që të marrin pjesë në “kauz[ën] më [të] madhe … në tokë sot”. Ai premtoi: “Së bashku ne mund të bëjmë gjithçka që Ati ynë Qiellor ka nevojë që të bëjmë për ta përgatitur botën për Ardhjen e Dytë të [Jezu Krishtit]”.

  • Lexojini katër ftesat e Presidentit Nelson drejtuar motrave (shih faqen 68).

“Rivendoseni Emrin e Saktë të Kishës së Zotit”

Presidenti Nelson u bëri thirrje anëtarëve që ta quajnë Kishën e Shpëtimtarit me emrin që i dha Shpëtimtari. “Ju premtoj që, nëse ne do të bëjmë më të mirën tonë për ta rivendosur emrin e saktë të Kishës së Zotit, Ai, Kisha e të cilit është kjo, do të derdhë fuqinë dhe bekimet e Tij mbi kokat e shenjtorëve të ditëve të mëvonshme, në mënyra të cilat ne nuk i kemi parë kurrë.”

  • Lexojini udhëzimet e Presidentit Nelson për emrin e Kishës (shih faqen 87).

“Jini në Shtëpinë e Tij të Shenjtë”

Presidenti Nelson e mbylli konferencën me njoftimin e 12 tempujve të rinj dhe ftesën për “të qenë [rregullisht] në shtëpinë e Tij të shenjtë”. Ai tha: “Ju premtoj se Zoti do t’i sjellë mrekullitë që Ai e di se ju nevojiten teksa bëni sakrifica për të shërbyer dhe adhuruar në tempujt e Tij”.

  • Shihni se ku do të jetë vendndodhja e tempujve të njoftuar (shih faqet 113, 116).