2018
Programi i Ri Mësimor për 2019‑ën
Nëntor 2018


Programi i Ri Mësimor për 2019‑ën

Duke filluar nga janari 2019, mbledhjet e kuorumit të pleqve dhe të Shoqatës së Ndihmës do të zhvillohen vetëm në të dielat e dyta dhe të katërta të çdo muaji. Këto mbledhje do të përqendrohen te mesazhet nga konferenca e përgjithshme më e fundit. Sugjerimet për mësimdhënien për këto mbledhje gjenden në botimet konferencës së përgjithshme të majit dhe nëntorit të revistave Liahona dhe te programi kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

Ndryshime të tjera që fillojnë në vitin 2019, përfshijnë sa vijon:

  • Mbledhjet e këshillit të së dielës së parë do të ndërpriten. Gjithsesi, sipas nevojës, kuorumet e pleqve dhe Shoqatat e Ndihmës mund të përdorin pjesë të mbledhjes të dielën e dytë ose të katërt që të këshillohen rreth një teme të rëndësishme.

  • Nuk do të zhvillohen ushtrimet e hapjes në të cilat kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Melkizedeke takohen së bashku ose motrat e Shoqatës së Ndihmës dhe të rejat takohen së bashku.

  • Mbledhjet e kuorumeve të pleqve dhe të Shoqatës së Ndihmës nuk do të fillojnë me një himn ose lutje hapjeje, por do të mbarojnë me një lutje mbylljeje.