2019
Kisha Përshtat Rregulloren për Dëshmimin e Ordinancave
Nëntor 2019


Kisha Përshtat Rregulloren për Dëshmimin e Ordinancave

Në një mbledhje të udhëheqjes në konferencën e përgjithshme ku Autoritetet e Përgjithshme dhe Drejtuesit e Përgjithshëm të Kishës marrin udhëzime nga Presidenca e Parë, Presidenti Rasëll M. Nelson njoftoi përshtatje procedurale në rregulloren e Kishës lidhur me atë se cilët mund të shërbejnë si dëshmitarë në pagëzime dhe vulosje.

Një letër e Presidencës së Parë, e datës 2 tetor 2019, jep me hollësi përshtatjet:

“Sipas ftesës nga autoritetet kryesuese:

  1. Cilido anëtar/e që mban një rekomandim tempulli aktual, përfshirë një rekomandim me përdorim të kufizuar, mund të shërbejë si dëshmitar/e për një pagëzim me mëkëmbës.

  2. Cilido anëtar/e që e ka marrë dhurimin, me një rekomandim tempulli aktual, mund të shërbejë si dëshmitar/e për një vulosje të gjallësh ose me mëkëmbës.

  3. Cilido anëtar/e i/e pagëzuar i/e Kishës, përfshirë fëmijë dhe të rinj e të reja, mund të shërbejë si dëshmitar/e i/e pagëzimit të një personi të gjallë”.