2021
Plaku Klark G. Gilbert
maj 2021


Plaku Klark G. Gilbert

Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë

Shumë njerëz e njohin Plakun Klark G. Gilbert si president të programit UBJ–Pathway Mbarëbotëror dhe si president të mëparshëm të Universitetit “Brigam Jang” – Ajdaho. Shumë e njohin edhe për zhvillimin nismëtar nga ai të programeve në internet të arsimimit të lartë në të dy institucionet.

Plaku Klark ia atribuon shërbimit domethënës në Kishë – ndihma ndaj djemve të rinj në lagjet e varfra të Bostonit në Masaçusets të SHBA‑së – përgatitjen e tij për t’i çuar mundësitë arsimore te një publik më i gjerë. Ajo mundësi shërbimi erdhi ndërkohë që ai ishte i zënë me shkollën pasuniversitare dhe kujdesin për një familje të re.

“Ata të rinj nuk kishin gjithmonë shumë përkrahje. U bënë pjesë e jetës sonë dhe mësuam t’i duam ata”, tha ai. “Mësova të dëgjoja Zotin dhe e dija se Ai ishte në jetën e tyre. Mund ta dëgjoja Atë të më thoshte se çfarë nevojitej të bëja për ta.”

Plaku Gilbert tha se Zoti i mësoi rreth nevojave të njerëzve të tjerë. “Nuk ishte thjesht që Ai po më përgatiste mua për arsimimin, por Ai po më tregonte se çfarë mund të bënte Ai në jetën e njerëzve në një nivel të thellë vetjak.”

Klark Gordon Gilberti iu lindi Pol dhe Suzan Gilbertit në Okland të Kalifornisë në SHBA, më 18 qershor 1970. Ai u rrit në Finiks, Arizonë të SHBA‑së. Pasi shërbeu në Misionin e Kobes në Japoni, ai u martua me Kristin Kalderin në vitin 1994 në Tempullin e Solt‑Lejkut. Ata kanë tetë fëmijë.

Plaku Gilbert mori një diplomë universitare për marrëdhënie ndërkombëtare në vitin 1994 në Universitetin “Brigam Jang”, një diplomë pasuniversitare për studime aziatike në vitin 1995 në Universitetin e Stanfordit dhe një doktoraturë për administrim biznesi në vitin 2001 në Universitetin e Harvardit. Ai ka punuar si ndihmësprofesor në Shkollën e Biznesit të Harvardit, zëvendëspresident bashkëpunues akademik në UBJ–Ajdaho dhe si president dhe drejtues kryesues ekzekutiv për Deseret News dhe Deseret Digital Media.

I Shtatëdhjetë Zonal në kohën e thirrjes së tij, Plaku Gilbert ka shërbyer si president i kuorumit të pleqve, këshilltar në presidencën e Të Rinjve të kunjit, këshilltar në presidencën e kunjit dhe si peshkop.