2021
Motrat Rollins Shpëtojnë Fletët me Shkrime!
Qershor 2021


“Motrat Rollins Shpëtojnë Fletët me Shkrime!” Miku, Qershor 2021

Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Miku, Qershor 2021

Motrat Rollins Shpëtojnë Fletët me Shkrime!

Pamja
Jozef Smithi duke parë letrat

Ilustrimet nga Apryl Stott

Jezu Krishti i tregoi Profetit Jozef Smith shumë gjëra të rëndësishme për të na ndihmuar. Kisha vuri në punë një shtypshkronjë për të shtypur fjalët e Jezusit. Kështu njerëzit do të ishin në gjendje t’i lexonin ato.

Pamja
burra duke hedhur letrat

Një ditë, erdhën një grup burrash të zemëruar. Ata e shkatërruan shtypshkronjën. I flakën fletët e shkrimeve të shenjta në rrugë.

Pamja
vajza duke vrapuar me letrat

Dy motra, që quheshin Meri Elizabet dhe Karolin Rollins, e panë atë që ndodhi. Ato vrapuan dhe i mblodhën fletët në krahët e tyre.

Pamja
vajza që fshihen në fushën e misrit

Vajzat u fshehën në fushën e misrit derisa burrat u larguan. Ato i kishin shpëtuar shkrimet e shenjta! Ato shkrime të shenjta më vonë u bënë pjesë e librit Doktrina dhe Besëlidhje.

Pamja
vajzë dhe gjyshe duke lexuar shkrimet e shenjta në autobus

Unë mund t’i lexoj shkrimet e shenjta. Unë mund të jem guximtar/e dhe ta mbroj atë që besoj.

Faqe për Ngjyrosje

Unë Mund të Jem Guximtar/e

Pamja
fëmijë duke bërë vaksinë

Çfarë të ndihmon që të jesh guximtar/e?