Eja, Më Ndiq 2024
1–7 Janar: Një Dëshmi Tjetër e Jezu Krishtit. Faqet e Parathënies së Librit të Mormonit


“1– 7 Janar: Një Dëshmi Tjetër e Jezu Krishtit. Faqet e Parathënies së Librit të Mormonit”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Libri i Mormonit 2024 (2024)

“1–7 Janar. Faqet e Parathënies së Librit të Mormonit”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: 2024 (2024)

Pamja
Mormoni duke shkruar në fletët e arta

1–7 Janar: Një Dëshmi Tjetër e Jezu Krishtit

Faqet e Parathënies së Librit të Mormonit

Që përpara se të arrini madje te 1 Nefi, kapitulli 1, do të vini re se Libri i Mormonit nuk është një libër i zakonshëm. Faqet e parathënies së tij përshkruajnë një histori ndryshe nga çdo histori tjetër – që përfshin vizita nga engjëj, një anal të lashtë të groposur për shekuj në një faqe kodre dhe një të ri që e përkthen analin nëpërmjet fuqisë së Perëndisë. Libri i Mormonit nuk është thjesht një histori e qytetërimeve të lashta amerikane. Ai synon t’i bindë të gjithë se “Jezusi është Krishti” (faqja e titullit e Librit të Mormonit) dhe Perëndia Vetë e drejtoi mënyrën si ai u shkrua, u ruajt dhe u vu në dispozicionin tonë. Këtë vit, teksa e lexoni Librin e Mormonit, luteni për të dhe i vini në zbatim mësimet e tij, do të ftoni fuqinë e Shpëtimtarit në jetën tuaj. Mund të ndieni shtysën për të thënë, sikurse bënë Tre Dëshmitarët në dëshminë e tyre: “Është [i] mrekulluesh[ëm] në sytë [e mi]”.

Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë

Faqja e titullit e Librit të Mormonit

Studimi i Librit të Mormonit mund ta forcojë besimin tim te Jezu Krishti.

Faqja e titullit e Librit të Mormonit jep më shumë sesa thjesht një titull. Mes gjërave të tjera, ajo rendit disa qëllime të këtij anali të shenjtë. Kërkojini këto qëllime te faqja e titullit. Pyetje si këto mund t’ju ndihmojnë ndërsa përsiatni: Pse e kemi Librin e Mormonit? Ku ndryshon Libri i Mormonit nga librat e tjerë?

Ky çast mund të jetë koha e duhur për të bërë një plan vetjak ose familjar për leximin e Librit të Mormonit sivjet. Kur dhe ku do të lexoni? Si do ta ftoni Shpirtin në studimin tuaj? A ka ndonjë gjë specifike që do të kërkoni teksa studioni? Për shembull, mund të kërkoni fragmente që i arrijnë qëllimet që gjetët te faqja e titullit. Mund të mbani një listë me vargje që jua ndërtojnë besimin te Jezu Krishti.

Shihni edhe te 2 Nefi 25:26; Mosia 3:5–8; Alma 5:48; 7:10–13; Helamani 5:12; 3 Nefi 9:13–18; 11:6–14; Moroni 10:32–33.

Një premtim profetik. Presidenti Rasëll M. Nelson tha: “Ju premtoj se, teksa e përsiatni atë që studioni [në Librin e Mormonit], dritaret e qiellit do të hapen dhe ju do të merrni përgjigje për vetë pyetjet tuaja dhe drejtim për vetë jetën tuaj” (“Libri i Mormonit: Si do të Ishte Jeta Juaj pa Të?”, Liahona, nëntor 2017, f. 62).

Parathënia për Librin e Mormonit; “Dëshmia e Tre Dëshmitarëve”; “Dëshmia e Tetë Dëshmitarëve

Pamja
ikona e seminarit
Unë mund të jem një dëshmitar/e i/e Librit të Mormonit.

Fryma e Shenjtë mund t’ju dëshmojë se Libri i Mormonit është i vërtetë, edhe nëse nuk i keni parë fletët e arta ashtu siç bënë Tre Dëshmitarët dhe Tetë Dëshmitarët. Ndërsa i lexoni fjalët e tyre, mendoni rreth mënyrës se si dëshmitë e tyre e forcojnë tuajën.

Çfarë ju frymëzon rreth mënyrës se si këta dëshmitarë e dhanë dëshminë e vet për Librin e Mormonit? Përsiatni se si mund ta jepni dëshminë tuaj për Librin e Mormonit, veçanërisht atë që ai dëshmon për Jezu Krishtin. Për shembull, imagjinoni që po bisedoni me një mik/e që nuk ka dëgjuar kurrë më parë për Librin e Mormonit. Çfarë do t’i thoshit atij ose asaj rreth librit? Si do të përpiqeshit ta frymëzonit mikun/en tuaj për ta lexuar atë? Merreni parasysh ta rishikoni pjesën Parathënia për Librin e Mormonit. Mund të gjeni hollësi këtu që do të ishin të dobishme t’ia tregonit mikut ose mikes suaj. Materialet filmike vijuese mund t’ju japin ide gjithashtu:

  • “Çfarë Është Libri i Mormonit? Një Përshkrim 60‑Sekondash”

Merreni parasysh të bëni një listë me gjëra që do t’ia tregonit një miku ose mikeshe rreth Librit të Mormonit. Përpiquni të shpërndani [pjesë] nga Libri i Mormonit duke përdorur programin elektronik Libri i Mormonit.

Shihni edhe te Ronald A. Rasband, “Këtë Ditë”, Liahona, nëntor 2022, f. 25–28; Gospel Topics [Tema të Ungjillit], “Book of Mormon” [“Libri i Mormonit”], Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]; “Një Engjëll që Nga Lart”, Himne, nr. 11.

Pamja
Jozef Smithi dhe Tre Dëshmitarët duke u lutur së bashku

Tre Dëshmitarët dhanë dëshmi për Librin e Mormonit.

Dëshmia e Profetit Joseph Smith

Dalja në dritë e Librit të Mormonit ishte një mrekulli.

Nëse dikush do t’ju pyeste se nga erdhi Libri i Mormonit, çfarë do të thoshit? Si do ta përshkruanit përfshirjen e Perëndisë te puna për të na dhënë Librin e Mormonit? Ndërsa e lexoni dëshminë e Jozef Smithit, kushtojini vëmendje mënyrës se si e përshkroi ai atë. Bazuar tek ajo që lexuat, si mendoni se ndihet Perëndia rreth rëndësisë së Librit të Mormonit?

Shihni edhe te Ulises Soares, “Dalja në Dritë e Librit të Mormonit”, Liahona, maj 2020, f. 32–35; Shenjtorët, vëll. 1, Standardi i së Vërtetës, f. 21–30; Ese mbi Temat e Ungjillit, “Përkthimi i Librit të Mormonit”, Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

Për më shumë ide, shihni botimet e këtij muaji të revistave Liahona dhe Për Forcën e Rinisë.

Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve

Faqja e titullit e Librit të Mormonit

Leximi i Librit të Mormonit më ndihmon të kem besim te Jezu Krishti.

  • Lërini fëmijët tuaj të vështrojnë dhe të mbajnë në duar një kopje të Librit të Mormonit. Ndihmojini ata të tregojnë me gisht për te nëntitulli Një Dëshmi Tjetër e Jezu Krishtit. Mund t’i ndihmoni gjithashtu që të gjejnë, te faqja e titullit, frazën “Jezusi është Krishti, Perëndia i Amshuar, që ua shfaqi veten të gjitha kombeve”. Ndihmojini të kuptojnë se kjo do të thotë që Libri i Mormonit na mëson ne për Jezu Krishtin. Shkurtimisht tregojuni atyre se si Libri i Mormonit e ka forcuar besimin tuaj te Jezu Krishti. Mund edhe t’i pyetni ata për tregimet e tyre të parapëlqyera nga Libri i Mormonit. Të kënduarit e këngës “Ngjarjet e Librit të Mormonit” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 62) mund t’ua kujtojë atyre disa prej këtyre tregimeve.

Parathënia për Librin e Mormonit

Libri i Mormonit është guri kyç i besimit tonë.

  • Faqja e veprimtarisë së kësaj jave dhe figura më poshtë mund t’i ndihmojnë fëmijët tuaj t’i kuptojnë këto fjalë të Jozef Smithit te Parathënia për Librin e Mormonit: “Libri i Mormonit [është guri kyç] i besimit tonë”. Mund të jetë gjithashtu argëtuese të ndërtoni ose vizatoni një hark me një gur kyç në majë. Çfarë mund të ndodhë nëse hiqet guri kyç? Çfarë do të ndodhte nëse ne nuk do ta kishim Librin e Mormonit? Mund ta lexoni së bashku paragrafin e fundit të parathënies për të zbuluar se çfarë tjetër mësojmë kur e pranojmë të vërtetën e Librit të Mormonit. Si mund ta bëjmë Librin e Mormonit gurin kyç të besimit tonë te Jezu Krishti?

Pamja
një hark gurësh me një gur kyç që e mban atë në vend

Libri i Mormonit është guri kyç i besimit tonë.

Dëshmia e Tre Dëshmitarëve”; “Dëshmia e Tetë Dëshmitarëve

Unë mund të jem një dëshmitar/e i/e Librit të Mormonit.

  • Për t’i ndihmuar fëmijët tuaj të kuptojnë se çfarë do të thotë të jesh një dëshmitar, mund t’u përshkruani atyre diçka që e keni parë ju, por jo ata. Më pas, lërini ata të bëjnë të njëjtën gjë për ju. Kjo mund të çojë në një bashkëbisedim rreth 11 njerëzve që i panë fletët e arta prej të cilave u përkthye Libri i Mormonit. Ndërsa i lexoni dëshmitë së bashku, mund të bisedoni rreth arsyes pse këta dëshmitarë dëshironin që njerëzit e tjerë të viheshin në dijeni për dëshmitë e tyre. Kujt duam t’i tregojmë për Librin e Mormonit?

Dëshmia e Profetit Joseph Smith

Libri i Mormonit na u dha me anë të fuqisë së Perëndisë.

  • Për t’i ndihmuar fëmijët tuaj të mësojnë se si Perëndia na dha Librin e Mormonit, mund t’u lexoni pjesë të tekstit “Dëshmia e Profetit Joseph Smith”. Mund të përdorni gjithashtu mësimin “Kapitulli 1: Si e Morëm Ne Librin e Mormonit” (tek Tregime të Librit të Mormonit, f. 2–4). Fëmijëve tuaj mund t’iu pëlqejë interpretimi me role i një tregimi disa herë.

Për më shumë ide, shihni botimin e këtij muaji të revistës Miku.

Pamja
Jozefi duke marrë fletët e arta nga Moroni

Moroni Delivers the Golden Plates [Moroni Dorëzon Fletët e Arta], nga Gary L. Kapp