Eja, Më Ndiq 2024
11–17 Nëntor: “Grisni Atë Vel të Mosbesimit”. Ethëri 1–5


“11–17 Nëntor: ‘Grisni Atë Vel të Mosbesimit’. Ethëri 1–5”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Libri i Mormonit 2024 (2023)

“11–17 Nëntor. Ethëri 1–5”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: 2024 (2023)

Pamja
Jareditët duke udhëtuar nëpër vendin e shkretë

The Jaredites Leaving Babel [Jareditët Largohen nga Babeli], nga Albin Veselka

11–17 Nëntor: “Grisni Atë Vel të Mosbesimit”

Ethëri 1–5

Ndërkohë që është e vërtetë se udhët e Perëndisë janë më të larta se tonat dhe ne duhet gjithmonë t’i nënshtrohemi vullnetit të Tij, Ai gjithashtu na nxit të mendojmë e të veprojmë për veten tonë. Ky është një mësim që e mësuan Jaredi dhe vëllai i tij. Për shembull, ideja e udhëtimit drejt një vendi të ri që ishte “[i] zgjedhur në të gjithë tokën”, dukej se filloi me Jaredin dhe Zoti ia plotësoi kërkesën, duke i thënë vëllait të Jaredit: “Këtë, unë do ta bëj për ty, për shkak të kësaj kohe të gjatë që më je lutur” (shihni tek Ethëri 1:38–43). Dhe kur vëllai i Jaredit kishte nevojë për dritë brenda maunave që do t’i çonin drejt tokës së tyre të premtuar, Zoti i bëri një pyetje që ne zakonisht ia bëjmë Atij: “Ç’do që të bëj?” (Ethëri 2:23.) Ai dëshiron t’i dëgjojë mendimet e idetë tona dhe Ai do të dëgjojë e japë miratimin e Tij ose të na këshillojë tjetërsoj. Nganjëherë, e vetmja gjë që na ndan nga bekimet që kërkojmë, është “vel[i ynë i] mosbesimit” dhe nëse mund ta “gris[im] atë vel” (Ethëri 4:15), ne mund të habitemi nga ajo që Zoti është i gatshëm të bëjë për ne.

Shihni edhe “The Lord Appears to the Brother of Jared” [“Zoti i Shfaqet Vëllait të Jaredit”] (material filmik), Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë

Ethëri 1:33–43

Ndërsa i lutem Zotit, Ai do të ketë dhembshuri për mua.

Ethëri 1:33–43 tregon për tri lutje të vëllait të Jaredit. Çfarë mësoni nga përgjigjja e Zotit për secilën lutje? Mendoni për një rast kur ju e keni përjetuar dhembshurinë e Zotit ndërsa i bëtë thirrje Atij në lutje. Mund të doni ta shënoni këtë përvojë dhe t’ia tregoni dikujt që mund të ketë nevojë ta dëgjojë dëshminë tuaj.

Shihni edhe “Lutja e Fshehtë”, Himne, nr. 82.

Ethëri 2; 3:1–6; 4:7–15

Pamja
ikona e seminarit
Unë mund të marr zbulesë për jetën time.

Presidenti Rasëll M. Nelson tha: “Ju lutem që ta rritni aftësinë tuaj shpirtërore për të marrë zbulesë. … Zgjidhni të bëni punën shpirtërore që kërkohet për ta pasur dhuratën e Frymës së Shenjtë dhe për ta dëgjuar zërin e Shpirtit më shpesh e më qartë” (“Zbulesë për Kishën, Zbulesë për Jetën Tonë”, Liahona, maj 2018, f. 96).

Ndërsa studioni tek Ethëri 2; 3:1–6; 4:7–15, çfarë mësoni për “punën shpirtërore” rreth së cilës foli Presidenti Nelson? Ju mund të shenjoni me një ngjyrë pyetjet ose shqetësimet që pati vëllai i Jaredit dhe atë që bëri për to, dhe me një ngjyrë tjetër mund të shenjoni mënyrën se si Zoti e ndihmoi dhe ia bëri të njohur vullnetin e Tij.

Këtu janë disa pyetje për t’i përsiatur ndërsa studioni:

  • Çfarë ju bën përshtypje rreth mënyrës se si Zoti iu përgjigj pyetjeve të vëllait të Jaredit tek Ethëri 2:18–25?

  • Si mund ta përdorni atë që mësoni tek Ethëri 3:1–5 për ta ndihmuar dikë që po mëson si të lutet?

  • Çfarë mund t’ju pengojë që të merrni zbulesë nga Zoti? (Shihni tek Ethëri 4:8–10.) Si mund të merrni zbulesë nga Ai më shpesh? (Shihni tek Ethëri 4:7, 11–15.)

  • Çfarë mendoni se do të thotë “grisni … vel[in e] mosbesimit” në jetën tuaj” (Ethëri 4:15).

Çfarë tjetër mësoni nga vëllai i Jaredit rreth zbulesës vetjake?

Plaku Dejll G. Renland dha mësim rreth temës “Një Strukturë për Zbulesë Vetjake” (Liahona, nëntor 2022, f. 16–19). Merreni parasysh të vizatoni një kornizë fotografish dhe t’i shkruani katër elementet e strukturës mbi secilën anë. Si mund t’ju ndihmojë kjo strukturë që ta “[rritni] aftësinë [t]uaj shpirtërore për të marrë zbulesë”?

Ethëri 2:14–15; 3:1–20

Nëpërmjet qortimit prej Tij, Zoti më fton që të pendohem dhe të vij tek Ai.

Edhe një profet, aq i madh sa vëllai i Jaredit, kishte nevojë të qortohej nga Zoti. Çfarë mësoni nga Ethëri 2:14–15 rreth qortimit nga Zoti? Mendoni se si qortimi nga Zoti dhe përgjigjja e vëllait të Jaredit mund të kenë ndihmuar për ta përgatitur atë për përvojat e tij tek Ethëri 3:1–20.

Ethëri 2:16–25

Zoti do të më përgatitë që ta kapërcej “thellësi[në e] madhe”.

Nganjëherë, kapërcimi i “thellësi[së së] madhe” është e vetmja mënyrë për ta përmbushur vullnetin e Perëndisë për ne. A shihni ngjashmëri me jetën tuaj tek Ethëri 2:16–25? Si ju ka përgatitur Zoti për sfidat tuaja? Çfarë po ju kërkon Ai të bëni tani që të përgatiteni për atë që Ai ka nevojë që ju të bëni në të ardhmen?

Shihni edhe L. Tod Baxh, “Mirëbesimi i Qëndrueshëm dhe i Paepur”, Liahona, nëntor 2019, f. 47–49.

Zbatojeni atë që mësoni. Studimi i ungjillit duhet të na frymëzojë ta ndryshojmë jetën tonë. Pasi të lexoni vargjet tek Ethëri 4:11–12, mund të renditni disa nga ndikimet në jetën tuaj dhe të merrni parasysh a ju bindin ato të bëni mirë. Çfarë ndryshimesh ndiheni i/e frymëzuar të bëni?

Ethëri 5

Dëshmitarët dëshmojnë për vërtetësinë e Librit të Mormonit.

Ndërsa e lexoni profecinë e Moronit tek Ethëri 5, përsiatni për qëllimin e Zotit për përgatitjen e shumë dëshmitarëve për Librin e Mormonit. Cilët dëshmitarë ju kanë frymëzuar të besoni se Libri i Mormonit është fjala e Perëndisë? Si jua ka treguar Libri i Mormonit “fuqi[në] e Perëndisë dhe gjithashtu fjal[ën] e tij”? (Ethëri 5:4.)

Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve

Ethëri 1:33–37; 2:16–25; 3:1–6

Ati Qiellor i dëgjon dhe u përgjigjet lutjeve të mia.

  • Nëse dini një gjuhë që fëmijët tuaj nuk e dinë, jepuni atyre disa orientime të thjeshta në atë gjuhë (ose vini një regjistrim të një gjuhe tjetër). Mund ta përdorni këtë për të shpjeguar arsyen pse vëllai i Jaredit u lut për ndihmë tek Ethëri 1:33–37. Theksoni se si u ndje Zoti për këtë lutje dhe si u përgjigj Ai (shihni edhe te “Kapitulli 50: Jareditët Lënë Babelin”, Tregime të Librit të Mormonit, f. 143–144).

  • Fëmijët tuaj mund të hiqen sikur ndërtojnë një maunë, teksa lexoni tek Ethëri 2:16–17. Më pas ju dhe fëmijët tuaj mund të lexoni për problemet që kishin jareditët me maunat e tyre (shihni tek Ethëri 2:19) dhe mënyrat e ndryshme se si Zoti iu përgjigj lutjeve të vëllait të Jaredit (shihni tek Ethëri 2:19–25; 3:1–6). Figura dhe faqja e veprimtarisë në fund të këtij përvijimi mund t’ju ndihmojë ju dhe fëmijët tuaj ta tregoni historinë. Çfarë mësojmë nga vëllai i Jaredit rreth lutjes? Merreni parasysh të tregoni një përvojë në të cilën u lutët për ndihmë dhe Ati Qiellor ju ndihmoi.

Ethëri 3:6–16

Unë u krijova sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë.

  • Teksa rriten, fëmijët tuaj do të hasin shumë mesazhe të rreme rreth Perëndisë, vetes dhe trupave të tyre fizikë. Mund t’u kërkoni atyre t’ju ndihmojnë të gjeni të vërteta rreth këtyre temave tek Ethëri 3:6–16. Për ta theksuar të vërtetën e dhënë mësim tek Ethëri 3:13, 15, mund të vështroni një figurë të Shpëtimtarit së bashku dhe t’i ftoni fëmijët tuaj të tregojnë me gisht pjesë të ndryshme të trupit të Tij. Më pas, ata mund të tregojnë me gisht të njëjtën pjesë të trupit të vet. Mund të këndoni së bashku një këngë që lidhet me trupat tanë, të tillë si “Zoti Më Dha një Tempull” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 73). Ju dhe fëmijët tuaj mund të flisni rreth arsyes pse jeni mirënjohës për trupat tuaj.

Pamja
fëmijë duke vrapuar në një fushë

Ne u krijuam sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë

Ethëri 5

Tre dëshmitarët dëshmuan për Librin e Mormonit.

  • Moroni profetizoi se Tre Dëshmitarë do të ndihmonin në vendosjen e së vërtetës për Librin e Mormonit. Për të dhënë mësim se çfarë është një dëshmitar, mund t’u kërkoni fëmijëve tuaj të përshkruajnë diçka që e kanë parë ose përjetuar ata, që të tjerët nuk e kanë parë ose përjetuar. Më pas, ndërsa lexoni tek Ethëri 5 së bashku, mund të flisni rreth arsyes pse Perëndia përdor dëshmitar në punën e Tij. Mund t’i tregoni njëri-tjetrit edhe se nga e dini se Libri i Mormonit është i vërtetë dhe si mund t’ua jepni dëshminë tuaj të tjerëve.

Për më shumë ide, shihni botimin e këtij muaji të revistës Miku.

Pamja
Jezusi duke prekur 16 gurët në praninë e vëllait të Jaredit

Sawest Thou More Than This? [Ke Parë Ti më Shumë se Këtë?], nga Marcus Alan Vincent