Eja, Më Ndiq
10–16 Gusht. Alma 53–63: “Ruheshin nga Fuqia e Tij Mrekulluese”


“10–16 Gusht. Alma 53–63: ‘Ruheshin nga Fuqia e Tij Mrekulluese’”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Libri i Mormonit 2020 (2020)

“10–16 Gusht. Alma 53–63”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2020

Pamja
dy mijë luftëtarët djalosharë

Dy Mijë Luftëtarët e Rinj, nga Arnold Friberg

10–16 Gusht

Alma 53–63

“Ruheshin nga Fuqia e Tij Mrekulluese”

Tregimet tek Alma 53–63 mund t’ju ndihmojnë të kuptoni pasojat e të jetuarit të të vërtetave të ungjillit ose të mospranimit të tyre. Ndërsa i lexoni kapitujt tek Alma 53–63, shënojini mbresat dhe përsiatni për mënyrat se si mund t’i jetoni të vërtetat që mësoni.

Shënojini Mbresat Tuaja

Në krahasim me ushtritë lamanite, “ushtri[a] … [e] vogël” (Alma 56:33) e Helamanit prej 2 000 nefitësh të rinj nuk duhej të kishte pasur asnjë mundësi. Përveç faktit që ishin të paktë në numër, ushtarët e Helamanit “të gjithë ishin shumë të rinj” dhe “ata nuk kishin luftuar kurrë” (Alma 56:46–47). Në njëfarë mënyre gjendja e tyre mund të duket e ngjashme me ata prej nesh të cilët nganjëherë ndihen të paktë në numër dhe të mbingarkuar në betejën tonë të ditëve të mëvonshme kundër Satanit dhe forcave të së ligës në botë.

Por ushtria e Helamanit kishte disa përparësi mbi lamanitët, të cilat nuk kishin aspak të bënin me numrat ose aftësinë ushtarake. Ata zgjodhën Helamanin, një profet, që t’i udhëhiqte (Alma 53:19); “nënat u kishin mësuar se, në qoftë se nuk do të dyshonin, Perëndia do t’i shpëtonte” (Alma 56:47); dhe ata kishin “besim … të pamasë në atë që iu mësua të beso[nin]”. Si rrjedhojë ata u mbrojtën nga “fuqi[a] mrekulluese [e] Perëndisë” (Alma 57:26). Edhe pse ata të gjithë u plagosën në betejë, “nuk pati asnjë shpirt prej tyre që të mbaronte” (Alma 57:25). Prandaj kur jeta shkakton plagë shpirtërore tek secili prej nesh, ne mund të marrim kurajë – mesazhi i ushtrisë së Helamanit është “se k[a] një Perëndi të drejtë dhe se të gjithë ata që nuk dysho[jnë], do të ruhe[n] nga fuqia e tij mrekulluese” (Alma 57:26).

Pamja
ikona e studimit vetjak

Ide për Studimin Vetjak të Shkrimeve të Shenjta

Alma 53:10–22; 56:43–48, 55–56; 57:20–27; 58:39–40

Kur ushtroj besim te Perëndia, Ai do të më bekojë nëpërmjet fuqisë së Tij mrekulluese.

Histori të mrekullueshme si fitoret e luftëtarëve të rinj të Helamanit mund të jenë të vështira për t’u kuptuar ngaqë duken kaq të pamundshme. Por një arsye përse histori të tilla janë në shkrimet e shenjta, është që të na tregojnë se kur kemi besim, Perëndia mund të kryejë mrekulli në jetën tonë. Teksa lexoni rreth luftëtarëve djalosharë në vargjet vijuese, kërkoni të dhëna kyç rreth mënyrës se si e ushtruan besimin e tyre te Perëndia, çfarë e bëri besimin e tyre kaq të fortë dhe çfarë i bëri të mundshme mrekullitë: Alma 53:10–22; 56:43–48, 55–56; 57:20–27 dhe 58:39–40. Tabela vijuese sugjeron një mënyrë se si mund ta shënoni atë që gjeni.

Karakteristikat e luftëtarëve të Helamanit:

Çfarë iu mësua atyre:

Çfarë bënë ata:

Bekimet që morët:

Pasi t’i studioni këto vargje, çfarë ndiheni të frymëzuar të bëni për ta ushtruar besimin tuaj?

Helamani përmendi rolin e nënave në forcimin e besimit të luftëtarëve djalosharë (shih Alma 56:47–48; 57:20–27). Çfarë rolesh kanë luajtur pjesëtarët e familjes dhe njerëz të tjerë në ndërtimin e besimit tuaj? Çfarë mund të bëni ju që ta forconi besimin e familjes dhe të miqve tuaj?

Pamja
luftëtarë djalosharë me nënën e tyre

Ata Nuk Dyshuan, nga Joseph Brickey

Alma 58:1–12, 31–3761

Unë mund të zgjedh të mendoj gjërat më të mira për të tjerët dhe të mos fyhem.

Si Helamani ashtu edhe Pahorani kishin arsye të mira për t’u fyer. Helamani nuk po merrte mbështetje të mjaftueshme për ushtritë e tij dhe Pahorani u akuzua padrejtësisht nga Moroni për mosdhënien e asaj përkrahjeje (shih Alma 58:4–9, 31–3260). Çfarë ju bën përshtypje rreth reagimeve të tyre tek Alma 58:1–12, 31–37 dhe Alma 61? Si mund ta ndiqni shembullin e tyre në situata të ngjashme?

Plaku Dejvid A. Bednar na mësoi: “Disi dhe dikur, dikush nga kjo Kishë do të bëjë ose do të thotë diçka që mund të konsiderohet fyese. Një ngjarje e tillë me siguri do t’i ndodhë gjithsecilit nga ne – dhe sigurisht do të ndodhë më tepër se një herë. … Ju dhe unë nuk mund t’i kontrollojmë qëllimet ose sjelljen e njerëzve të tjerë. Sidoqoftë, vendosim pikërisht ne se si do të veprojmë. Ju lutem, mbani mend që ju dhe unë jemi veprues të pajisur me lirinë e zgjedhjes së moralshme dhe mund të zgjedhim që të mos ofendohemi” (“Dhe Nuk Ka Asgjë që Mund t’i Rrëzojë”, Ensign ose Liahona, nëntor 2006, f. 91; [Konferenca e Përgjithshme, tetor 2006, f. 122]).

Shih edhe Fjalët e Urta 16:32; Moroni 7:45; Dejvid A. Bednar, “Zemërbutë dhe të Përulur nga Zemra”, Ensign ose Liahona, maj 2018, f. 30–33.

Pamja
ikona e studimit familjar

Ide për Studimin Familjar të Shkrimeve të Shenjta dhe për Mbrëmjen Familjare

Ndërsa i lexoni shkrimet e shenjta me familjen tuaj, Shpirti mund t’ju ndihmojë të dini se cilat parime të theksoni e diskutoni me qëllim që të plotësoni nevojat e familjes suaj. Ja ku janë disa ide.

Alma 53:10–17

Anti‑nefi‑lehitët lidhën besë që të mos derdhnin gjak. Çfarë besëlidhjesh kemi bërë ne me Perëndinë? Çfarë lexojmë tek Alma 53:10–17 që na frymëzon të jemi më besnikë ndaj besëlidhjeve tona?

Alma 53:20–21

Si mund të jemi më shumë si të rinjtë e Helamanit? Mund të jetë e dobishme që të diskutoni se çfarë do të thonë disa fraza në këto vargje; për shembull, çfarë do të thotë të jemi “trima, për sa i përket … fuqisë dhe energjisë”? Çfarë do të thotë “të ec[im] drejtësisht para [Perëndisë]”?

Alma 58:9–11, 33, 37

Në kohët e nevojës së madhe, a kthehemi tek Ati Qiellor, siç bënë ushtarët nefitë? Si iu përgjigj Ai lutjeve të tyre? Si u është përgjigjur Ai lutjeve tona?

Alma 61:2, 9, 19

Çfarë mësojmë nga Pahorani rreth mënyrës se si të përgjigjemi kur akuzohemi padrejtësisht?

Alma 62:39–41

Ja një mësim me sende që mund ta ndihmojë familjen tuaj për të kuptuar se ne mund të zgjedhim të “ashpërs[ohemi]” ose të “zbut[emi]” nga sprovat tona: Vendosni një patate të gjallë dhe një vezë të gjallë në një enë me ujë që zien. Ne përfaqësohemi nga patatja e veza dhe uji përfaqëson sprovat që hasim. Ndërkohë që patatja dhe veza ziejnë, ju mund të flisni për disa sprova me të cilat përballet familja juaj. Cilat janë disa mënyra të ndryshme se si reagojmë ndaj sprovave të ngjashme me këto? Sipas vargut tek Alma 62:41, si ndikojnë te ne reagimet tona ndaj sprovave? Pasi patatja dhe veza të zihen plotësisht, priteni e hapeni pataten, pastaj qërojeni dhe hapeni vezën që të tregoni se e njëjta “sprovë” e zbuti pataten dhe e bëri të fortë vezën. Çfarë mund të bëjë familja jonë që të jemi të sigurt se sprovat tona na përulin dhe na sjellin më pranë Perëndisë?

Për më shumë ide për mësimdhënien ndaj fëmijëve, shihni përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Lërini fëmijët ta shprehin krijueshmërinë e tyre. “Kur i ftoni fëmijët [tuaj] të krijojnë diçka që lidhet me një parim të ungjillit, ju i ndihmoni ta kuptojnë më mirë parimin dhe u jepni atyre një kujtues të prekshëm për atë që kanë mësuar. … Lejojini të ndërtojnë, vizatojnë, ngjyrosin, shkruajnë dhe krijojnë” (shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 25).

Pamja
dy mijë luftëtarët djalosharë

Është e Vërtetë, Zotëri, të Gjithë Janë të Pranishëm dhe të Numëruar, nga Clark Kelley Price