Eja, Më Ndiq
23–29 Mars. Enosi – Fjalët e Mormonit: Ai Vepron tek Unë që të Bëj Vullnetin e Tij


“23–29 Mars. Enosi – Fjalët e Mormonit: Ai Vepron tek Unë që të Bëj Vullnetin e Tij”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Libri i Mormonit 2020 (2020)

“23–29 Mars. Enosi – Fjalët e Mormonit”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2020

Pamja
Enosi kur ishte djalosh me atin e tij, Jakobin, dhe nënën e tij

Jakobi dhe Enosi, nga Scott Snow

23–29 Mars

EnosiFjalët e Mormonit

Ai Vepron tek Unë që të Bëj Vullnetin e Tij

Enosi, Jaromi, Omni dhe Fjalët e Mormonit janë libra të shkurtër që kanë shumë mësime të çmuara për fëmijët të cilëve u jepni mësim. Kërkojini këto mësime dhe përsiatni mbi mënyrat se si mund t’i ndihmoni fëmijët që t’i mësojnë ato. Idetë në këtë përvijim mund të ndihmojnë.

Shënojini Mbresat Tuaja

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Ndihmojini fëmijët të kujtojnë atë që kanë mësuar nga mësimi i javës së shkuar. A i ndanë ato që mësuan me familjen e tyre apo të tjerët?

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Enosi 1:1–19

Unë mund të flas me Atin Qiellor nëpërmjet lutjes.

Përvoja e Enosit na mëson disa të vërteta rreth lutjes. Si do t’i frymëzoni fëmijët që ta ndjekin shembullin e Enosit kur luten?

Veprimtari të Mundshme

  • Tregoni një figurë të Enosit; për shembull, shih përvijimin e [mësimit të] kësaj jave te manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet, ose përdorni figurën Enosi Lutet (Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 72). Kërkojuni fëmijëve të thonë se çfarë po ndodh në figurë dhe më pas tregojuni atyre përvojën e Enosit. Ju mund të përdorni “Kapitullin 11: Enosi” (Tregime të Librit të Mormonit, f. 30–31).

  • Kërkojuni fëmijëve të tregojnë gjërat për të cilat u pëlqejnë të bisedojnë me prindërit e tyre. Shpjegoni se lutja drejtuar Atit Qiellor është mënyra se si ata mund të flasin me Të. Ndërsa u lexoni fëmijëve Enosin 1:1–4, ftojini që të hiqen sikur janë Enosi, duke interpretuar me gjeste sikur po bëjnë gjueti, po gjunjëzohen për t’u lutur e kështu me radhë. Shpjegoni se Ati Qiellor e dëgjoi lutjen e Enosit dhe i fali mëkatet e tij.

  • Këndoni së bashku një këngë për lutjen, të tillë si “A Child’s Prayer [Lutja e Një Fëmije]” (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 6). Ftojini fëmijët t’i ngrenë duart lart sa herë që dëgjojnë fjalën “lutje” ose një fjalë tjetër që përsëritet. Dëshmoni për fuqinë e lutjes në jetën tuaj.

Pamja
familje duke u lutur

Si fëmijë të Perëndisë, ne mund t’i lutemi Atit tonë Qiellor.

Fjalët e Mormonit 1:3–8

Unë mund t’i bekoj të tjerët kur ia vë veshin Frymës së Shenjtë.

Kur po e hartonte Librin e Mormonit, Mormoni u nxit që t’i përfshinte fletët e vogla të Nefit. Ai nuk e dinte pse fletët e vogla ishin të nevojshme, por sot jemi të bekuar ngaqë ai e ndoqi këtë nxitje. Ky shembull mund t’i frymëzojë fëmijët që ta ndjekin Shpirtin.

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët të tregojnë histori që i kanë mësuar nga Libri i Mormonit deri tani këtë vit (figurat nga manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet ose Libri i Figurave Artistike të Ungjillit mund t’i ndihmojnë që t’i kujtojnë). Shpjegoni se ne i kemi këto histori në Librin e Mormonit ngaqë Mormoni ia vuri veshin kur Fryma e Shenjtë i tha që t’i përfshinte ato. Përse Ati Qiellor dëshiron që ne t’i kemi këto histori?

  • Tregoni një histori nga revistat e Kishës ose nga një mesazh i konferencës së përgjithshme për dikë që i ndoqi nxitjet e Frymës së Shenjtë. Ose merreni parasysh të tregoni një nga përvojat tuaja vetjake. Ftojini fëmijët që të bëjnë vizatime të historisë. Si u bekuan njerëzit në këto histori ngaqë e ndoqën Frymën e Shenjtë?

  • Kërkojini një anëtari/eje të lagjes që ta vizitojë klasën dhe të tregojë një përvojë kur ai ose ajo ndoqi një nxitje nga Fryma e Shenjtë. Si u bekuan të tjerët për shkak të veprimeve të tij ose të saj? Shpjegoni se Ati Qiellor do që ne t’i ndihmojmë dhe bekojmë të tjerët, kështu që Ai na dërgon Frymën e Shenjtë për të na udhëhequr.

  • Këndoni së bashku një këngë rreth Frymës së Shenjtë. Këndojeni atë disa herë në mënyra të ndryshme, si [p.sh.] me shpejtësi, ngadalë ose si pëshpëritje. Kur ju e pëshpëritni këngën, hapni Fjalët e Mormonit 1:7 dhe vini në dukje se Mormoni e përshkroi Frymën e Shenjtë si një pëshpëritje.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Enosi 1:1–19

Ati Qiellor i dëgjon dhe u përgjigjet lutjeve të mia të sinqerta.

Mund të jetë e lehtë që lutjet tona të bëhen të rëndomta ose rastësore. Përvoja e Enosit është një kujtues se marrja e përgjigjeve për lutjet tona ndonjëherë kërkon një “përleshje” dhe “shumë përpjekje të gjata” (Enosi 1: 2, 11).

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët t’i mbyllin sytë dhe të përfytyrojnë sikur po bisedojnë me Atin Qiellor ballë për ballë. Për çfarë do të donin të flisnin me Të? Ftojini fëmijët të mendojnë rreth të folurit ballë për ballë me Atin Qiellor sa herë që luten.

  • Ftojini fëmijët të punojnë në dyshe dhe ta lexojnë Enosin 1:1–5. Kërkojuni atyre të kërkojnë në këto vargje një fjalë ose frazë që i përshkruan lutjet e Enosit dhe më pas t’ia tregojnë klasës atë që gjejnë. Çfarë sugjerojnë këto fjalë për Enosin dhe përvojën e tij? Lërini fëmijët të tregojnë ndonjë gjë tjetër që u lë mbresa rreth lutjeve të Enosit. Tregoni një përvojë kur shpirti juaj “ishte i uritur” dhe “iu përgjër[uat]” Zotit (Enosi 1:4). Lejojini fëmijët që të përsiatin rreth një gjëje që mund ta bëjnë për t’i bërë lutjet e tyre më kuptimplote.

  • Kërkojuni fëmijëve të renditin disa gjëra për të cilat luten zakonisht, ose në tabelë ose në faqen e veprimtarisë së kësaj jave. Pastaj ftojini që të kërkojnë tek Enosi 1:2, 9, 13–14, dhe 16 gjërat për të cilat u lut Enosi, dhe shtojani ato gjëra listës. Diskutoni se si mund ta ndjekin fëmijët shembullin e Enosit në lutjet e tyre; për shembull, ju mund të bisedoni se përse ishte i gatshëm Enosi të lutej për lamanitët – të cilët ishin armiqtë e tij – dhe t’i ftoni fëmijët të luten këtë javë për dikë që ka qenë jo dashamirës ndaj tyre.

Fjalët e Mormonit 1:3–8

Unë mund t’i bekoj të tjerët kur ia vë veshin Frymës së Shenjtë.

Zoti e dinte që 116 faqet e para të përkthyera të Librit të Mormonit do të humbnin (shih DeB 10 ). Për ta zëvendësuar këtë humbje, Ai e frymëzoi Mormonin nëpërmjet Shpirtit që t’i përfshinte fletët e vogla të Nefit në Librin e Mormonit. Si mund t’i frymëzoni fëmijët që ta ndjekin shembullin e Mormonit dhe t’ia vënë veshin Shpirtit?

Veprimtari të Mundshme

  • Kërkojuni fëmijëve që me radhë t’i lexojnë një e nga një vargjet nga Fjalët e Mormonit 1:3–8 dhe më pas ndihmojini që ta përmbledhin atë që mësuan nga secili varg. Shpjegoni se Mormoni e ndoqi Shpirtin duke i përfshirë fletët e vogla të Nefit (që ne tani i kemi si 1 Nefi deri te Omni) në Librin e Mormonit. Si jemi bekuar ngaqë Mormoni ia vuri veshin Shpirtit? Si mund të ishte ndryshe Libri i Mormonit nëse ai nuk do t’ia kishte vënë veshin? Tregoni një përvojë në të cilën ju u nxitët nga Fryma e Shenjtë për të bërë diçka që e bekoi dikë. Ftojini fëmijët të tregojnë ndonjë përvojë të ngjashme që mund të kenë pasur.

  • Ftojeni një fëmijë të lexojë Fjalët e Mormonit 1:7 dhe një fëmijë tjetër të lexojë Doktrinën e Besëlidhjet 8:2–3. Çfarë na mësojnë këto vargje rreth mënyrës se si na flet Fryma e Shenjtë? Ndihmojini fëmijët të përcaktojnë rastet kur kanë ndier nxitje nga Fryma e Shenjtë. Përdoreni Moronin 7:12 për të shpjeguar që, nëse një mendim është i mirë dhe na frymëzon të bëjmë gjëra të mira, ai vjen nga Ati Qiellor.   Ftojini fëmijët t’ia vënë veshin nxitjeve për të bërë mirë dhe për t’i ndjekur ato.

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Nxitini fëmijët që t’u kërkojnë pjesëtarëve të familjes së tyre të tregojnë përvojat që kanë pasur lidhur me lutjen ose Frymën e Shenjtë.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Përdorni muzikë. Këngët e Fillores dhe himnet mund t’i ndihmojnë fëmijët e të gjitha moshave që t’i kuptojnë dhe t’i mbajnë mend të vërtetat e ungjillit. Të kënduarit gjithashtu mund t’i mbajë fëmijët të përfshirë në mënyrë aktive në përvojën e të mësuarit. (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtaritf. 22.)