Eja, Më Ndiq
30 Mars – 12 Prill. Pashka: “Ai Do Të Ngrihet … me Shërim në Krahët e Tij”


“30 Mars – 12 Prill. Pashka: ‘Ai Do Të Ngrihet … me Shërim në Krahët e Tij’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Libri i Mormonit 2020 (2020)

“30 Mars – 12 Prill. Pashka”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2020

Pamja
Krishti i ringjallur me Apostujt e Tij

Krishti dhe Apostujt, nga Del Parson

30 Mars – 12 Prill

Pashka

“Ai Do Të Ngrihet … me Shërim në Krahët e Tij”

Ndërsa i lexoni shkrimet e shenjta të sugjeruara këtu dhe tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet, Shpirti do t’ju ndihmojë të dini se ku të përqendroheni për t’i ndihmuar fëmijët që ta ndiejnë dashurinë e Shpëtimtarit të dielën e Pashkës.

Shënojini Mbresat Tuaja

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Bisedoni me fëmijët rreth gjërave që ju bëni për ta kujtuar Shpëtimtarin në Pashkë. Ftojini të thonë atë që bëjnë.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

1 Nefi 11:27; Mosia 3:5; 15:7; Helamani 14:16–17

Profetët e Librit të Mormonit e dinin se Jezu Krishti do të vinte.

Të mësuarit për atë që dhanë mësim profetët në Librin e Mormonit rreth misionit dhe shërbesës tokësore të Jezu Krishtit, mund të ndihmojë për forcimin e besimit të fëmijëve tek Ai.

Veprimtari të Mundshme

  • Paraqitni figura të Shpëtimtarit duke u pagëzuar, duke shëruar të tjerët, duke u kryqëzuar dhe si një qenie e ringjallur (shih faqen e veprimtarisë së kësaj jave ose Librin e Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 35, 41, 5759). Kërkojuni fëmijëve t’ju dëftojnë se çfarë po ndodh në secilën figurë. Shpjegoni se shumë vite përpara se Jezusi të vinte në tokë, Perëndia u zbuloi profetëve në Librin e Mormonit se Ai do t’i bënte këto gjëra. Lexoni te 1 Nefi 11:27; Mosia 3:5; 15:7 e Helamani 14:16–17, dhe ndihmojini fëmijët që t’i lidhin këto shkrime të shenjta me figurat përkatëse.

  • Ndërsa fëmijët punojnë me faqen e veprimtarisë së kësaj jave, flisni për profetët e paraqitur në figura dhe atë çka ata dhanë mësim rreth Jezu Krishtit. Thuajuni fëmijëve disa nga gjërat e mrekullueshme që ka bërë Jezusi për ne.

3 Nefi 11:1–17

Jezu Krishti u ringjall.

Mësojuni fëmijëve se përveç njerëzve, të cilët e panë Shpëtimtarin e ringjallur në Jerusalem, mijëra vetë e panë Atë kur Ai u shfaq në kontinentin amerikan.

Veprimtari të Mundshme

  • Paraqitni figura të vdekjes dhe Ringjalljes së Shpëtimtarit. Pyetini fëmijët mbi atë që dinë rreth këtyre ngjarjeve. Sipas nevojës, përdorini “Kapitulli[n] 53: Jezusi Kryqëzohet” dhe “Kapitulli[n] 54: Jezusi u Ngrit” (Tregime nga Dhiata e Re, f. 136–138, 139–144) për t’u dëftuar fëmijëve këto histori.

  • Duke përdorur figura nga Libri i Figurave Artistike të Ungjillit ose Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet, dëftojuni fëmijëve për vizitën e Shpëtimtarit të ringjallur në kontinentin amerikan, siç përshkruhet te 3 Nefi 11:1–17. Përsëriteni disa herë historinë, duke i ftuar fëmijët që t’ju ndihmojnë. Theksoni hollësi që ju mendoni se do të ishin kuptimplote për fëmijët. Në veçanti, theksoni që edhe pse Jezusi kishte vdekur në kryq, njerëzit mund ta shihnin se tani Ai ishte ringjallur. Lërini fëmijët që me radhë ta ritregojnë historinë me fjalët e tyre.

  • Tregoni historinë e Jezusit që i bekon fëmijët nefitë (shih 3 Nefi 17:11–25). Këndoni së bashku “Easter Hosanna [Hosana Pashkës]” [Liahona, prill 2003, f. M8–9] ose vargun e fundit të “Book of Mormon Stories [Ngjarjet e Librit të Mormonit]”, Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 62. Ftojini fëmijët të vizatojnë figura të asaj që përshkruan kënga. Pastaj kërkojuni fëmijëve që t’i tregojnë vizatimet e tyre dhe çfarë mendojnë se do të kishin ndier po të kishin qenë të pranishëm kur Jezusi i vizitoi nefitët.

Mosia 3:7; Alma 7:11–12

Jezu Krishti di se si të më ngushëllojë.

Për shkak se Jezu Krishti vuajti “dhembjet dhe sëmundjet e popullit të tij” (Alma 7:11), Ai e di se si ndihemi, edhe kur askush tjetër nuk e di.

Veprimtari të Mundshme

  • Lexojuni fëmijëve disa nga rreshtat e parë te Mosia 3:7 dhe ftojini që të hiqen sikur po ndiejnë “dhembje … , uri, etje dhe lodhje [sfilitje]”. Kërkojuni atyre të tregojnë raste kur ata i kanë ndier këto gjëra. Më pas u thoni fëmijëve se ky varg përshkruan disa nga gjërat që ndjeu Jezu Krishti kur vuajti në Kopshtin e Gjetsemanit. Për shkak të kësaj, Ai di se si të na ndihmojë kur ne i ndiejmë këto gjëra.

  • Lexoni me zë të lartë tek Alma 7:11 dhe pyetini fëmijët nëse njohin dikë që është i sëmurë apo ka dhembje. Dëshmoni se Jezu Krishti i ndjeu të gjitha “dhembjet dhe sëmundjet” tona, që të mund të kuptonte se si të na ngushëllonte (Alma 7:11–12).

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

2 Nefi 9:10–15; Alma 11:41–45; 40:21–23

Për shkak se Jezu Krishti u ringjall, edhe unë do të ringjallem.

Libri i Mormonit e përshkruan qartë se çfarë nënkupton ringjallja dhe kush do të ringjallet. Si mund t’i ndihmoni fëmijët që t’i zbulojnë këto të vërteta?

Veprimtari të Mundshme

  • Kërkojuni fëmijëve t’ju dëftojnë atë që dinë për vdekjen dhe Ringjalljen e Jezu Krishtit. Shkruani në tabelë pyetje të tilla si: Çfarë do të thotë të ringjallesh? dhe Kush do të ringjallet? Ndihmojini fëmijët t’i gjejnë përgjigjet te 2 Nefi 9:10–15; Alma 11:41–45; dhe Alma 40:21–23 dhe t’ia thonë klasës atë që gjejnë.

  • Dëftojuni fëmijëve rreth dikujt që ju e njihni, i cili ka vdekur. Kërkojuni fëmijëve të hiqen sikur ju nuk dini gjë për Ringjalljen. Si do t’ju ndihmonin ata për ta kuptuar se çfarë është ajo? Nxitini që t’i përdorin vargjet te 2 Nefi 9:10–15; Alma 11:41–45 ose Alma 40:21–23 për t’ju dhënë mësim rreth ringjalljes. Gjithashtu, ftojini ata që të japin dëshmi për Ringjalljen e Shpëtimtarit si pjesë e përgjigjes së tyre.

Pamja
Jezusi duke u lutur në Kopshtin e Gjetsemanit

Gjetsemani, nga Michael T. Malm

Enosi 1:2–8; Mosia 27:8–24; Alma 13:11–12; 24:7–19

Shlyerja e Jezu Krishtit më pastron dhe më ndryshon.

Libri i Mormonit jep shumë shembuj të njerëzve që u ndryshuan për shkak të Shlyerjes së Shpëtimtarit. Merreni në shqyrtim mënyrën se si këto përvoja mund t’i frymëzojnë fëmijët që të pendohen dhe të kthehen te Shpëtimtari.

Veprimtari të Mundshme

  • Paraqitiuni fëmijëve një këmishë të bardhë të pastër dhe një këmishë të bardhë të pisët. Lexoni së bashku nga Alma 13:11–12. Si u pastruan njerëzit nga mëkatet e tyre? Çfarë i bëri kjo që të ndienin për mëkatin? Flitni për mënyrën se si ndiheni kur pendoheni dhe merrni falje, dhe jepni dëshminë tuaj për fuqinë e Shpëtimtarit për të na pastruar nga mëkati.

  • Ftojini fëmijët të zgjedhin të mësojnë për një prej njerëzve të mëposhtëm: Enosin (shih Enosi 1:2–8), Alma të Riun (shih Mosia 27:8–24) ose anti‑nefi‑lehitët (shih Alma 24:7–19). Ndërsa e lexoni së bashku historinë, ftojini fëmijët që të vërejnë se si ky person ose grup ndryshoi për shkak të Shlyerjes së Jezu Krishtit. Si mund t’i ndjekim shembujt e këtyre njerëzve?

Mosia 3:7; 15:5; Alma 7:11

Jezu Krishti mori mbi Vete mëkatet, dhembjet dhe sëmundjet e mia.

Përveçse vuajti për mëkatet tona, Shpëtimtari vuajti gjithashtu dhembjet, sëmundjet dhe dobësitë e tjera tonat, në mënyrë që të dinte se si të na ngushëllonte.

Veprimtari të Mundshme

  • Caktojini çdo fëmije të studiojë një nga vargjet vijuese për të gjetur se çfarë vuajti Jezu Krishti: Mosia 3:7; Mosia 15:5; ose Alma 7:11. Ftojini ata që të renditin në tabelë atë që gjetën dhe të mendojnë për rastet kur i kanë ndier disa nga këto gjëra. Sipas Almës 7:12, përse e vuajti Jezusi të gjithë këtë? Përse është e rëndësishme të dimë se Ai i vuajti këto gjëra për ne?

  • Këndoni së bashku një himn rreth Shpëtimtarit, të tillë si “E Di, Jeton Shëlbuesi Im” (Himne, nr. 74). Ftojini fëmijët të kërkojnë te himni frazat që e përshkruajnë mënyrën se si na ngushëllon Shpëtimtari dhe të thonë përse këto fraza janë domethënëse për ta. Shprehni ndjenjat tuaja për Jezu Krishtin dhe ftojini fëmijët të shprehin ndjenjat e tyre.

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Ftojini fëmijët të kërkojnë për një person këtë javë që ka nevojë për ngushëllim. Nxitini ata që t’ia thonë këtij personi atë që mësuan rreth Shpëtimtarit, i cili mori mbi Vete dhembjen tonë që Ai të mund të na ngushëllonte.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Ftojini të tregojnë. Pyetini fëmijët rreth mendimeve, ndjenjave dhe përvojave të tyre. Ju do të zbuloni se shpesh ata kanë ide që janë të thjeshta, por prapëseprapë të fuqishme.