Eja, Më Ndiq
27 Prill – 3 Maj. Mosia 7–10: “Në Fuqinë e Zotit”


“27 Prill – 3 Maj. Mosia 7–10: ‘“Në Fuqinë e Zotit’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Libri i Mormonit 2020 (2020)

“27 Prill – 3 Maj. Mosia 7–10”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2020

Pamja
Amoni duke i dhënë mësim mbretit Limhi

Minerva K. Teichert (1888–1976), Amoni përpara Mbretit Limhi, 1949–1951, vaj në dru të presuar, 91 15/16 x 122 centimetra. Muzeu i Artit i Universitetit “Brigam Jang”, 1969.

27 Prill – 3 Maj

Mosia 7–10

“Në Fuqinë e Zotit”

Lexoni me lutje nga Mosia 7–10, duke i përsiatur mbresat që merrni. Si mund t’i plotësojnë të vërtetat te këta kapituj, nevojat e fëmijëve të cilëve u jepni mësim?

Shënojini Mbresat Tuaja

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Nxitini fëmijët të tregojnë çfarëdo gjëje që mund të dinë për ngjarjet në këta kapituj. Ju mund të gjeni ndihmë te “Kapitulli 13: Zenifi” (Tregime të Libri të Mormonit, f. 36–37).

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Mosia 7:18–20, 33

Perëndia i ndihmoi njerëzit në shkrimet e shenjta, dhe Ai mund të më ndihmojë mua.

Populli i Limhit, të cilët ishin nën skllavërinë e lamanitëve, kishin nevojë për besim se Perëndia do t’i ndihmonte ata, kështu që Limhi u kujtoi rastet kur Perëndia e ndihmoi popullin e Tij.

Veprimtari të Mundshme

  • Kërkojuni fëmijëve të tregojnë një rast kur u nevojitej ndihmë. Shpjegoni që populli i mbretit Limhi ishte në vështirësi, kështu që ai u tregoi një histori për t’i ndihmuar ata që të kishin besim. Lexojuni fëmijëve nga Mosia 7:19 dhe paraqitni një figurë të fëmijëve të Izraelit duke kaluar Detin e Kuq (shih Moses Parting the Red Sea [Moisiu Ndan Detin e Kuq], ChurchofJesusChrist.org). Shqyrtojeni këtë histori dhe historinë e manës dhe ndihmojini fëmijët t’i aktrojnë historitë (shih kapitulli 17 dhe 18 te Histori të Dhjatës së Vjetër). Si e ndihmoi Zoti popullin? Dëshmoni se Zoti mund të na ndihmojë edhe neve.

  • Lexojuni fëmijëve nga Mosia 7:33 dhe ndihmojini të kuptojnë se çfarë na mëson vargu që të bëjmë për të marrë ndihmë nga Zoti. Ndihmojini fëmijët të mendojnë për gjeste që i ilustrojnë këto gjëra, dhe përsëriteni vargun ndërsa ata bëjnë gjestet. Cilat janë disa gjëra për të cilat kemi nevojë për ndihmë? Si mund të tregojmë se i mirëbesojmë Zotit? Tregoni një përvojë kur i mirëbesuat Zotit dhe Ai ju ndihmoi.

  • Zgjidhni për të kënduar me fëmijët disa vargje nga kënga “Book of Mormon Stories [Ngjarjet e Librit të Mormonit]” ose “Nephi’s Courage [Guximi i Nefit]” (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 62, 64). Ndihmojini të përcaktojnë mënyrat se si Zoti i ndihmoi njerëzit në Librin e Mormonit. Tregoni histori të tjera nga shkrimi i shenjtë që mendoni se do t’i ndihmonin fëmijët të mësojnë t’i mirëbesojnë Zotit.

Mosia 8:16–17

Perëndia na ka dhënë profetë, shikues dhe zbulues.

Si mund t’i përdorni vargjet te Mosia 8:16–17 për t’u mësuar fëmijëve mbi rolin e profetit si shikues?

Veprimtari të Mundshme

  • Tregojuni fëmijëve se si t’i vënë duart rreth syve sikur të ishin duke parë me syze apo dylbi. Lexoni te Mosia 8:17 dhe kërkojuni fëmijëve t’i vendosin “syzet” sa herë që dëgjojnë fjalën “shikues”. Shpjegoni se Perëndia na ka dhënë profetë dhe se një nga rolet e një profeti është që të jetë “shikues”, pasi ai mund të “shikojë” gjëra që do të ndodhin. Jepni disa shembuj të gjërave që kanë parë e na kanë zbuluar profetët (përfshirë shkrimet e shenjta) ose tregoni një shembull kur një profet po vepronte si shikues (të tillë si 1 Nefi 11:20–21).

  • Bëni letra në formën e gjurmëve të këmbëve dhe bëni në to vizatime të gjërave që profetët na kanë këshilluar t’i bëjmë. Vendosini këto gjurmë këmbësh në formën e një shtegu përqark dhomës dhe përshkruajini vizatimet. Lërini fëmijët që me radhë të luajnë rolin e profetit dhe t’i udhëheqin fëmijët e tjerë në ndjekjen e këtyre gjurmëve.

  • Shfaqni figurën në përvijimin e kësaj jave tek Eja më Ndiq – Për Individët dhe Familjet, dhe kërkojuni fëmijëve ta përshkruajnë atë që shohin. Shpjegoni se Profeti Jozef Smith ishte një shikues. Zoti i dha atij mjetet e quajtura Urimi dhe Thumimi dhe një gur shikues që t’i përdorte për përkthimin e Librit të Mormonit.

  • Paraqitni një pjesë të shkurtër filmike nga një mesazh i një konference të kohëve të fundit nga Presidenti i Kishës (ose paraqitni një fotografi të tij dhe lexoni diçka që ka dhënë mësim ai). Jepni dëshminë tuaj se ai është profet, shikues dhe zbulues.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Mosia 7:18–20, 33; 9:14–19; 10:6–10, 19–21

Perëndia i ndihmoi njerëzit në shkrimet e shenjta, dhe Ai mund të më ndihmojë mua.

Zenifi dhe populli i tij, të cilët ishin vendosur në tokën e lamanitëve, po sulmoheshin nga lamanitët dhe kishin nevojë për ndihmën e Perëndisë. Çfarë mund të mësojnë fëmijët nga kjo histori rreth ndihmës që Perëndia u jep fëmijëve të Tij?

Veprimtari të Mundshme

  • Ndajini fëmijët në tre grupe dhe ftojeni secilin grup të studiojë një prej historive vijuese të shkrimit të shenjtë: kalimi i Detit të Kuq nga izraelitët (shih Eksodi 14:10–14, 21–31), udhëtimi i familjes së Lehit në shkretëtirë (shih 1 Nefi 16:9–16; 17:1–6) dhe çlirimi i popullit të Zenifit nga lamanitët (shih Mosia 9:14–19; 10:6–10, 19–21). Si e treguan njerëzit në këto histori që ata i mirëbesonin Perëndisë? Si i ndihmoi ata Perëndia? Si na ndihmon Ai kur i mirëbesojmë Atij?

  • Ftoni tre fëmijë të shkruajnë në tabelë një sprovë ose sfidë me të cilën përballen. Kërkojini një fëmije të lexojë te Mosia 7:33 dhe nxitini fëmijët e tjerë ta fshijnë një prej sprovave apo sfidave sa herë që dëgjojnë diçka që mund të bëjnë për ta marrë ndihmën e Zotit. Si mund të na ndihmojë mirëbesimi te Zoti që t’i kapërcejmë sfidat tona?

Mosia 8:12–19

Perëndia jep profetë, shikues dhe zbulues në dobi të njerëzimit.

Ne e mbështetim Presidencën e Parë dhe Të Dymbëdhjetë Apostujt si profetë, shikues dhe zbulues. Si mund t’u mësoni fëmijëve vlerën e pasjes së profetëve?

Veprimtari të Mundshme

  • Përzgjidhni disa fjalë të rëndësishme nga Mosia 8:12–19 dhe shkruajini ato në tabelë. Ftojeni një fëmijë që t’i lexojë këto vargje dhe kërkojuni fëmijëve të tjerë të ngrenë duart kur ta dëgjojnë secilën fjalë në tabelë. Ndalojeni leximin dhe diskutoni si klasë për secilën fjalë.

  • Kërkojuni fëmijëve t’i shqyrtojnë vargjet te Mosia 8:16–18 që të mësojnë se çfarë është një shikues. Shkruajeni në tabelë këtë fjali: Një shikues është si . Ndihmojini fëmijët të mendojnë për mënyrat se si ta plotësojnë fjalinë për të shpjeguar arsyen përse një shikues është një bekim për ne – për shembull, një shikues është si një roje plazhi, që na paralajmëron për rrezikun.

  • Zgjidhni një frazë nga Mosia 8:16–17 dhe shkruajeni atë në tabelë, duke e zëvendësuar secilën fjalë me një simbol të ideuar nga ju. Jepuni fëmijëve një listë të simboleve dhe të fjalëve që ato përfaqësojnë, dhe lërini ata që ta deshifrojnë apo “përkthejnë” frazën njësoj siç bëjnë shikuesit. Në çfarë mënyrash të tjera janë profetët, shikuesit dhe zbuluesit “një e mirë e madhe” për ne? (Mosia 8:18.)

Mosia 9:14–18; 10:10–11

Kur jam i dobët, Zoti mund të më forcojë.

Kur fëmijët përballen me sfida, ata ndonjëherë ndihen të dobët dhe të pazotë. Përdoreni rrëfimin e popullit të Zenifit për t’u mësuar fëmijëve që ata mund të marrin forcë nga Zoti.

Veprimtari të Mundshme

  • Kërkojuni fëmijëve të thonë mënyrat se si mund të bëhen të fortë fizikisht. Çfarë do të thotë të kesh “fuqi[në e] njerëzve”? (Shih Mosia 10:11.) Çfarë do të thotë të kesh “fuqinë e Zotit”? (Shih Mosia 9:17–18; 10:10.) Si e marrim ne fuqinë e Zotit?

  • Ftojini fëmijët të bëjnë një vizatim të dikujt që ata mendojnë se e ka fuqinë e Zotit dhe të tregojnë arsyen përse e vizatuan atë person.

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Ftojini fëmijët t’u tregojnë familjeve të tyre një histori nga shkrimet e shenjta që i frymëzon ta “v[ënë] besimin [e tyre] te Perëndia” (Mosia 7:19).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Bëni pyetje të frymëzuara. Bëni pyetje që i ftojnë fëmijët të japin dëshminë e tyre për të vërtetat e ungjillit. Për shembull, nëse po diskutoni mbi profetët, ju mund t’u kërkoni fëmijëve që të thonë se si janë bekuar nga profetët.