Eja, Më Ndiq
4–10 Maj. Mosia 11–17: “Një Dritë … Që Nuk Mund të Errësohet Kurrë”


“4–10 Maj. Mosia 11–17: ‘Një Dritë … Që Nuk Mund të Errësohet Kurrë’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Libri i Mormonit 2020 (2020)

“4–10 Maj. Mosia 11–17”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2020

Pamja
Abinadi duke i dëshmuar mbretit Noe

Abinadi Përpara Mbretit Noe, nga Andrew Bosley

4–10 Maj

Mosia 11–17

“Një Dritë … Që Nuk Mund të Errësohet Kurrë”

Përsiatni dhe lutuni që të dini se si mund ta përdorni historinë e Abinadit dhe mësimet e tij te Mosia 11–17 për t’i ndihmuar fëmijët të cilëve u jepni mësim. Shënojini mbresat që merrni.

Shënojini Mbresat Tuaja

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Lejojuni fëmijëve të tregojnë atë që dinë rreth historisë së Abinadit dhe mbretit Noe. Figura në përvijimin e mësimit të kësaj jave te manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet mund t’ju ndihmojë.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Mosia 11–1317

Unë mund ta mbroj të vërtetën edhe kur qëndroj i vetëm.

Si Abinadi, edhe Alma ishin të guximshëm në mbrojtjen e së vërtetës. Si mund ta përdorni këtë histori për ta ngritur guximin e fëmijëve për çastet kur atyre mund t’ju duhet t’i mbrojnë bindjet e tyre?

Veprimtari të Mundshme

  • Përmblidheni rrëfimin e Abinadit, mbretit Noe dhe Almës që gjendet te Mosia 11–13 dhe 17. Ju mund të përdorni “Kapitullin 14: Abinadi dhe Mbreti Noe” (Tregime të Librit të Mormonit, f. 38–42). Ftojini fëmijët ta interpretojnë rrëfimin, duke u dhënë radhën që të luajnë role të ndryshme.

  • Marshoni në vend numëro me fëmijët ndërsa këndojnë një këngë që frymëzon guxim, të tillë si “I Will Be Valiant [Do të Jem Guximtar]” (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 85). Lexojini së bashku fjalët e këngës dhe ndihmojini fëmijët të përcaktojnë se çfarë bën një person trim apo i guximshëm. Zgjidhni disa vargje nga Mosia 11–13 dhe 17 që t’ua lexoni fëmijëve për të treguar se si ishin të guximshëm Abinadi dhe Alma (për shembull, shih Mosia 13:1–4, 9).

Mosia 12:33–36; 13:11–24

Unë duhet t’u bindem Dhjetë Urdhërimeve.

Priftërinjtë e mbretit Noe i njihnin urdhërimet, por nuk i zbatonin ato. Fjalët e Abinadit mund t’i ndihmojnë fëmijët ta kuptojnë rëndësinë që ka bindja ndaj urdhërimeve.

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët të numërojnë deri në 10. Ose jepuni 10 fleta letre me numrat nga 1 në 10 dhe lërini t’i vendosin letrat sipas radhës. Shpjegoni që Ati Qiellor na dha Dhjetë Urdhërime për të na ndihmuar që të kthehemi të jetojmë me Të. Ndihmojini fëmijët të thonë me zë të lartë me ju disa prej Dhjetë Urdhërimeve nga Mosia 12:33–36 dhe 13:11–24.

  • Paraqitni një figurë të Moisiut me Dhjetë Urdhërimet (të tillë si Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 14) dhe shpjegoni shkurtimisht se si i mori Moisiu urdhërimet nga Perëndia (shih Eksodi 19–20). Më pas, paraqitni një figurë të Abinadit (shih përvijimin e mësimit të kësaj jave te manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet) dhe u thoni fëmijëve që Abinadi i kujtoi mbretit Noe dhe priftërinjve të tij Dhjetë Urdhërimet. Zgjidhni disa prej urdhërimeve nga Mosia 12:33–36 e 13:11–24 që mendoni se janë veçanërisht të rëndësishme për fëmijët të cilëve u jepni mësim, dhe diskutoni me ta për bekimet që vijnë nga bindja ndaj atyre urdhërimeve.

  • Këndoni së bashku një këngë për urdhërimet, të tillë si “Mbaj Urdhërimet” (Himne, f. 198). Përse i zbatojmë urdhërimet?

Mosia 14:5; 15:7–9

Profetët dëshmojnë me trimëri për Jezu Krishtin.

Abinadi i dha mësim mbretit Noe dhe të tjerëve për Jezu Krishtin, edhe kur kjo ishte e rrezikshme. Si mund ta forcojë rrëfimi për Abinadin dëshminë e fëmijëve për profetët?

Veprimtari të Mundshme

  • Tregojuni fëmijëve disa nga gjërat që dha mësim Abinadi për Jezu Krishtin te Mosia 14:5 dhe 15:7–9. Ndihmojini fëmijët të kuptojnë se Abinadi donte që mbreti Noe dhe populli i tij ta ndiqnin Jezusin që ata të mund të ishin të lumtur. Në kohën tonë, profetët e gjallë na mësojnë për Shpëtimtarin. Lexoni një pjesë nga konferenca e përgjithshme ose paraqitni një pjesëz materiali filmik të një prej profetëve të gjallë duke dhënë dëshminë e tij për Jezu Krishtin.

  • Tregoni ose vizatoni figura zinxhirësh, të një burgu dhe një zjarri. Mësojuni fëmijëve që Abinadi ishte gati të lidhej, të futej në burg dhe madje të digjej nga zjarri për ta dhënë dëshminë e tij për Jezu Krishtin. Ndonëse ne ndoshta kurrë nuk do përballemi me këto rreziqe, si mund të jemi të guximshëm si Abinadi në dhënien e dëshmisë sonë si me fjalët tona edhe me zgjedhjet tona?

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Mosia 11–1317

Unë mund ta mbroj të drejtën edhe kur qëndroj i vetëm.

Si mund t’i përgatitni fëmijët të cilëve u jepni mësim që ta mbrojnë me guxim të drejtën, edhe nëse duhet ta bëjnë atë të vetëm?

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët të bëjnë vizatime të pjesëve të ndryshme të rrëfimit të Abinadit, mbretit Noe dhe Almës që gjendet te Mosia 11–13 dhe 17. Ndihmojini t’i përdorin vizatimet e tyre për ta ritreguar historinë, ose të përdorin “Kapitullin 14: Abinadi dhe Mbreti Noe” (Tregime të Librit të Mormonit, f. 38–42). Si e mbrojtën të drejtën Abinadi dhe Alma secili [në veçanti]? Përse nuk e mbrojti të drejtën mbreti Noe? (Shih Mosia 17:11–12.) Ndihmojini fëmijët të mendojnë për rastet kur u ngritën në mbrojtje të asaj që është e drejtë.

  • Ndihmojini fëmijët të mendojnë për skenarë në të cilët ata mund ta mbrojnë të drejtën dhe ftojini t’i interpretojnë me role disa prej këtyre situatave. Për shembull, çfarë mund të bëjnë ata kur dikush përpiqet t’i bëjë që të shohin një film të papërshtatshëm ose kur miqtë e tyre nuk duan ta përfshijnë dikë në një lojë që po luajnë?

Mosia 12:33–36; 13:11–24

Unë duhet t’u bindem Dhjetë Urdhërimeve.

Abinadi u dha mësim mbretit Noe dhe priftërinjve të tij të ligj rreth Dhjetë Urdhërimeve. A e kuptojnë fëmijët të cilëve u jepni mësim, arsyen përse ne duhet t’i duam dhe t’iu bindemi urdhërimeve të Perëndisë?

Veprimtari të Mundshme

  • Caktojini secilit fëmijë të lexojë një prej urdhërimeve te Mosia 12:35 dhe 13:11–24. Ndihmojini fëmijët të mendojnë disa mënyra krijuese se si ta ndihmojnë njëri‑tjetrin për ta mbajtur mend secilin urdhërim (të tilla si një frazë që rimon, një gjest ose shkurtim). Këndoni së bashku një këngë për urdhërimet . Jepuni fëmijëve fletë letre në formë zemre dhe ftojini që ta shkruajnë një ose më shumë prej Dhjetë Urdhërimeve në zemrat e tyre (shih Mosia 13:11) – ndoshta një urdhërim që ata mendojnë se duhet të përpiqen më fort për t’iu bindur.

  • Këndoni së bashku një këngë për urdhërimet, të tillë si “Mbaj Urdhërimet” (Himne, f. 198). Çfarë bekimesh vijnë nga zbatimi i urdhërimeve?

Pamja
atë e bir duke lexuar shkrimet e shenjta

Shkrimet e shenjta na mësojnë urdhërimet e Perëndisë.

Mosia 14:6; 16:4–9

Kur mëkatoj, unë humbas; për shkak të Jezu Krishtit, mund të më gjejnë.

Për të dhënë mësim për Jezu Krishtin, Abinadi citoi profetin Isaia, i cili na krahasoi me delet e humbura. Si mund ta përdorni këtë krahasim për t’u dhënë mësim fëmijëve rreth Shpëtimtarit?

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët të tregojnë përvoja kur humbën diçka ose kur ata vetë humbën. Si u ndien ata? Çfarë bënë ata? Lexojeni së bashku Mosian 14:6 dhe 16:4–9. Si shkojmë ne ndonjëherë në “udhën e gabuar” larg nga Perëndia? Si na ndihmon Jezu Krishti që të kthehemi?

  • Ftojini fëmijët të përfytyrojnë një tufë delesh. Cilat janë disa nga arsyet përse një prej deleve mund të humbasë? Renditini përgjigjet e tyre në tabelë. Në ç’mënyrë jemi ne sikurse delet që enden andej-këndej? Si mund të ndihet Ati Qiellor kur ne “[ri]gjehemi” nëpërmjet pendimit dhe Shlyerjes së Shpëtimtarit? (Shih DeB 18:10–13.) Jepni dëshminë tuaj për Shpëtimtarin dhe për pendimin.

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Ftojini fëmijët t’u kërkojnë pjesëtarëve të familjes së tyre që të tregojnë përvoja në të cilat ata e mbrojtën të vërtetën, ose nxitini fëmijët të tregojnë përvojat e tyre vetjake.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Përsëritja është kyç për të mësuarit. Fëmijët përfitojnë nga të dëgjuarit e një parimi të ungjillit apo nga bërja e një veprimtarie më shumë se një herë. Përpiquni që t’i përsëritni veprimtaritë në një larmi mënyrash.