Eja, Më Ndiq
7–13 Janar. Mateu 1; Lluka 1: ‘Le të Më Ndodhë sipas Fjalës Sate’


“7–13 Janar. Mateu 1; Lluka 1: ‘Le të Më Ndodhë sipas Fjalës Sate’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Re 2019 (2019)

“7–13 Janar. Mateu 1; Lluka 1”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2019

Pamja
Maria dhe Elizabeta

7–13 Janar

Mateu 1; Lluka 1

“Le të Më Ndodhë sipas Fjalës Sate”

Filloni duke lexuar Mateun 1 dhe Llukën 1. Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet mund t’ju ndihmojë që t’i kuptoni këta kapituj, dhe ky përvijim i mësimit mund t’ju japë ide për mësimdhënien. Nëse ju duhet ndihmë shtesë për mësimdhënien e fëmijëve më të vegjël, shih “Plotësimi i Nevojave të Fëmijëve Më të Vegjël” në fillim të këtij burimi.

Shënojini Mbresat Tuaja

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Kërkojuni fëmijëve të ulen në formë rrethi dhe më pas, kërkojini një fëmije të tregojë diçka që ai apo ajo ka mësuar nga shkrimet e shenjta këtë javë ose në ndonjë rast tjetër. Ai fëmijë mund të rrokullisë një top drejt një fëmije tjetër brenda rrethit ose ta përcaktojë atë me gisht, të cilit atëherë i vjen radha të tregojë.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Fëmijët Më të Vegjël

Mateu 1:18–25; Lluka 1:26–38

Engjëj lajmërojnë lindjen e Jezusit.

Maria dhe Jozefi u vizituan secili veçmas nga një engjëll që paralajmëroi lindjen e Jezu Krishtit. Këto përvoja mund t’i ndihmojnë fëmijët të kuptojnë se sa e rëndësishme ishte lindja e Krishtit.

Veprimtari të Mundshme

Lluka 1:5–20, 57–63

Ati Qiellor i përgjigjet lutjeve të mia.

Zakaria dhe Elizabeta ndoshta ishin lutur për shumë vite për të pasur një fëmijë. Përfundimisht, Ati Qiellor iu përgjigj lutjeve të tyre duke u dhënë një djalë, Gjon Pagëzorin. Si mund ta përdorni këtë histori për t’u mësuar fëmijëve që Ati Qiellor iu përgjigjet lutjeve?

Veprimtari të Mundshme

  • Me vetë fjalët tuaja, tregoni historinë nga Lluka 1:5–20, 57–63. Ju mund të doni ta përsëritni historinë disa herë. Caktoni fëmijë të interpretojnë pjesët e engjëllit, Zakarias dhe Elizabetës dhe ta aktrojnë me role historinë. Theksoni se Ati Qiellor iu përgjigj lutjeve të Elizabetës dhe Zakarias, dhe tregoni një përvojë në të cilën Ati Qiellor iu përgjigj lutjes suaj.

  • Përdorni “We Bow Our Heads” [“Kokat Ulim”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 25, ose një këngë tjetër për t’i mësuar fëmijët se si të luten. Ju gjithashtu mund të këndoni së bashku “A Child’s Prayer” [“Lutja e një Fëmije”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 12–13. Sa herë që fëmijët këndojnë fjalët “lutju”, “lutem” ose “lutj[e]”, ftojini ta ulin kokën dhe t’i mbledhin krahët.

  • Kërkojini secilit fëmijë të bëjë veprime që përfaqësojnë diçka për të cilën mund të lutet ai apo ajo. Lërini fëmijët e tjetër të gjejnë se çfarë përfaqësojnë veprimet. Ata mund të gjejnë ide në faqen e veprimtarisë të kësaj jave.

Lluka 1:31–35

Jezu Krishti është Biri i Perëndisë.

Jezu Krishti është Biri i Atit Qiellor dhe i Maries. Çfarë mund të bëni që t’i ndihmoni fëmijët të mësojnë më shumë rreth Tij?

Veprimtari të Mundshme

  • Tregojuni fëmijëve që engjëlli i tha Maries se foshnja e saj do të quhej Biri i Perëndisë (shih Lluka 1:35). Ndihmojini fëmijët ta përsëritin frazën “Jezu Krishti është Biri i Perëndisë”. Ndihmojini fëmijët ta kuptojnë se kush ishin prindërit e Jezusit duke i ftuar ata të vizatojnë figura të prindërve të tyre. Ndërsa e bëjnë këtë, u thoni se edhe Jezusi kishte prindër – Marien dhe Atin Qiellor. Përveç kësaj, Jozefit iu kërkua ta mbronte dhe të kujdesej për Jezusin ndërsa Ai jetoi në tokë.

  • Jepni dëshminë tuaj se për shkak se Jezusi ishte Biri i Perëndisë, Ai mund të vdiste për mëkatet tona dhe të rikthehej në jetë. Paraqitni figurat e Kryqëzimit dhe Ringjalljes të Jezusit (shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 5759).

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Fëmijët Më të Mëdhenj

Mateu 1:18–25; Lluka 1:5–37

Me Perëndinë asgjë s’është e pamundshme.

Lindja e Jezusit dhe e Gjon Pagëzorit u bënë të mundura vetëm nëpërmjet fuqisë së Perëndisë. Të mësuarit për këto mrekulli mund ta forcojë besimin e fëmijëve se Perëndia ka fuqi të bëjë mrekulli në jetën e tyre.

Veprimtari të Mundshme

  • Ndërsa ju dhe fëmijët e rishikoni Mateun 1:18–25 dhe Llukën 1:5–37, bëjuni fëmijëve pyetje si këto: “Çfarë do të thoshit po të ishit në vend të Maries?” ose “Si do të ndiheshit po të ishit në vend të Zakarias?”

  • Me fjalë të thjeshta, tregoni historinë e lindjes së Gjon Pagëzorit dhe Jezu Krishtit. Kërkojuni fëmijëve të ngrenë dorën kur të dëgjojnë diçka që mund t’u duket e pamundshme pa fuqinë e Perëndisë. Çfarë historish të tjera mund të tregojnë fëmijët në të cilat Perëndia bëri diçka që dukej e pamundshme?

  • Ndihmojini fëmijët ta mësojnë përmendsh Llukën 1:37. Për ta bërë këtë, ju mund ta shkruani vargun në tabelë dhe t’i ftoni fëmijët ta përsëritin atë disa herë. Pas çdo përsëritjeje, fshini një fjalë.

Mateu 1:21–25; Lluka 1:30–35, 46–47

Jezu Krishti është Biri i Perëndisë.

Jezu Krishti është Biri i Atit Qiellor dhe i Maries. Si mund t’i ndihmoni fëmijët ta mësojnë këtë të vërtetë?

Veprimtari të Mundshme

  • Kërkojuni fëmijëve ta lexojnë Llukën 1:30–35, duke kërkuar përgjigjet për këto pyetje: “Kush është nëna e Jezusit?” dhe “Kush është Ati i Jezusit?” Ndihmojini ata të kuptojnë se Jezu Krishti është i vetmi person, ati fizik i të cilit ishte Ati Qiellor (shih edhe 1 Nefi 11:18–21).

  • Ndërsa i lexoni këto vargje, ftojini fëmijët të kërkojnë emra ose tituj të Jezu Krishtit. Çfarë kuptimi kanë këto emra dhe çfarë na mësojnë ato rreth Jezusit?

  • Jepni dëshminë tuaj për Jezu Krishtin dhe ftojini fëmijët të japin dëshmitë e tyre.

Pamja
Gabrieli i shfaqet Maries

Lajmërimi [i Lindjes së Krishtit], nga John Scott

Lluka 1:5–25, 57–80

Ati Qiellor i dëgjon dhe u përgjigjet lutjeve të mia.

Perëndia u përgjigjet lutjeve, por jo përherë në mënyrën që mund të presim ne. Si mund ta përdorni rrëfimin rreth Zakarias dhe Elizabetës për t’ua mësuar fëmijëve këtë të vërtetë?

Veprimtari të Mundshme

  • Pyetini fëmijët se çfarë do t’i thoshin dikujt që është lutur për një bekim, por nuk e ka marrë ende atë. Ftojini që të mendojnë për këtë pyetje ndërsa e lexojnë së bashku Llukën 1:5–25, 57–80. (Shih edhe “Kapitulli 1: Elizabeta dhe Zakaria” dhe “Kapitulli 3: Lindja e Gjon Pagëzorit”, Tregime nga Dhiata e Re, f. 6–7, 10–11, ose materialet filmike përkatëse te LDS.org.) Çfarë mund t’i thoshte Zakaria dhe Elizabeta dikujt që mendonte se lutja e tij/saj nuk po merrte përgjigje?

  • Që më përpara, ftojini disa fëmijë të tregojnë përvoja kur Ati Qiellor iu përgjigj lutjeve të tyre. Tregoni një rast në të cilin ndiet se lutjet tuaja morën përgjigje në një mënyrë që nuk e prisnit.

  • Ftojini fëmijët të vizatojnë një figurë për një rast kur Ati Qiellor iu përgjigj një lutjeje – veçanërisht një lutjeje të bërë nga vetë ata. Lejojini t’ia tregojnë vizatimet e tyre klasës.

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxitni të Mësuarin në Shtëpi

Ftojini fëmijët t’ua tregojnë familjeve të tyre vizatimet që bënë, dhe më pas, t’u kërkojnë pjesëtarëve të familjes së tyre që të tregojnë raste kur Perëndia iu përgjigj lutjeve të tyre.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Ndihmojini fëmijët e vegjël të mësojnë nga shkrimet e shenjta. Për t’i ndihmuar fëmijët e vegjël të mësojnë nga shkrimet e shenjta, përqendrohuni te një varg i vetëm i shkrimit të shenjtë ose edhe thjesht te një frazë kyçe. Ju mund t’i ftoni fëmijët të ngrihen në këmbë ose të ngrenë dorën kur e dëgjojnë atë fjalë ose frazë. (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 21.)

Pamja
faqja e veprimtarisë: Ati Qiellor i përgjigjet lutjeve të mia