Eja, Më Ndiq
14–20 Janar. Lluka 2; Mateu 2: Ne Kemi Ardhur për ta Adhuruar Atë


“14–20 Janar. Lluka 2; Mateu 2: Ne Kemi Ardhur për ta Adhuruar Atë”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Re 2019 (2019)

“14–20 Janar. Lluka 2; Mateu 2”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2019

Pamja
Dijetarë duke udhëtuar mbi deve

Le Ta Adhurojmë Atë, nga Dana Mario Wood

14–20 Janar

Lluka 2; Mateu 2

Ne Kemi Ardhur për ta Adhuruar Atë

Filloni duke lexuar Mateun 2 dhe Llukën 2. Përvijimi i mësimit të kësaj jave nga Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet mund t’ju ndihmojë që t’i kuptoni këta kapituj, dhe ky përvijim i mësimit mund t’ju japë ide për mësimdhënien.

Shënojini Mbresat Tuaja

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Kërkojuni fëmijëve të tregojnë atë që u kujtohet rreth lindjes së Krishtit. Cilat janë pjesët e tyre të parapëlqyera të historisë?

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Fëmijët Më të Vegjël

Lluka 2:1–14

Jezusi lindi.

Jezusi e la shtëpinë e Tij me Atin Qiellor për të lindur në këtë tokë, në mënyrë që të ishte Shpëtimtari ynë. Si mund t’i ndihmoni fëmijët ta mbajnë mend historinë e lindjes së Krishtit?

Veprimtari të Mundshme

  • Ndërsa e lexoni historinë e lindjes së Krishtit, ftojini fëmijët ta aktrojnë vetë me role historinë ose të përdorin faqen e veprimtarisë së kësaj jave. Shih edhe “Kapitulli 5: Lindja e Jezu Krishtit”, Tregime nga Dhiata e Re, f. 13–15, ose materialin filmik përkatës (LDS.org).

  • Nëse e keni, sillni një miniaturë të skenës së Lindjes së Krishtit dhe ftojini fëmijët që t’i vendosin elementet në vendet e duhura ndërsa ju u tregoni historinë e lindjes së Jezu Krishtit. Ju gjithashtu mund të paraqitni një figurë të skenës së Lindjes së Krishtit (shih, për shembull, përvijimin e mësimit të kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet). Përcaktoni me gisht njerëz të ndryshëm te skena e Lindjes së Krishtit dhe ftojini fëmijët të tregojnë atë çfarë dinë për secilin person.

  • Këndoni së bashku këngët e parapëlqyera të fëmijëve për lindjen e Jezusit. Ndërsa e bëni atë, kërkoni mundësi për të dhënë dëshminë tuaj për Shpëtimtarin dhe ftojini fëmijët të tregojnë arsyen përse e duan Jezusin.

Mateu 2:1–12

Unë mund t’i jap dhurata të mira Jezusit.

Dijetarët i prunë Jezusit dhurata: ar, temjan dhe mirrë. Si mund ta përdorni këtë histori për t’u mësuar fëmijëve se edhe ata mund t’i japin dhurata Jezusit – si [p.sh.] dashuri, shërbim dhe bindje?

Veprimtari të Mundshme

  • Paraqitni një figurë të Dijetarëve ndërsa e përsëritni me fëmijët historinë e tyre që gjendet te Mateu 2:1–12. Ju mund të paraqitni figurën Wise Men Present Gifts [Dijetarët Japin Dhurata] (LDS.org).

  • Mbështillini në formë dhuratash, figura ose objekte që përfaqësojnë dhuratat që ne mund t’i japim Jezusit. Ftojini fëmijët t’ju ndihmojnë t’i hapni dhuratat dhe diskutoni për mënyrën se si ne ia japim këto dhurata Shpëtimtarit.

  • Ndihmojeni secilin fëmijë të vizatojë ose të shkruajë një listë me dhuratat që ata mund t’ia japin Jezusit, të tilla si “të jenë shokë të mirë” ose “të luten”. Ftojini fëmijët t’ia tregojnë listat e tyre klasës dhe të zgjedhin një dhuratë me të cilën të punojnë këtë javë.

Lluka 2:40–52

Jezusi qe dikur fëmijë si unë.

Të mësuarit për fëmijërinë e Shpëtimtarit mund t’i ndihmojë fëmijët të cilëve u jepni mësim, që të gjejnë veten tek Ai. Pyetini fëmijët se çfarë mund të mësojnë nga këto vargje rreth mënyrës se si mund të jenë si Jezusi tani.

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojeni një prej të rinjve/rejave në lagje të vizitojë klasën dhe të tregojë historinë e Jezusit tek jep mësim në tempull kur Ai ishte i ri.

  • Që më përpara, kërkojuni disa fëmijëve të sjellin fotografi të vetes kur ishin foshnja, që t’ia paraqesin klasës. Pyetini se në çfarë aspektesh janë rritur. Tregoni disa prej aspekteve në të cilat u rrit Jezusi (shih Lluka 2:40, 52). Këndoni me fëmijët “Jesus Once Was a Little Child” [“Jezusi Dikur një F’mij’ Ishte”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 55, ose një këngë tjetër për Shpëtimtarin.

  • Lexojeni Llukën 2:52 dhe shpjegoni se çfarë kuptimi kanë fjalët “dituri” dhe “shtat”. Ju mund t’u kërkoni fëmijëve të kryejnë veprime që tregojnë se çfarë kuptimi ka të rriturit në dituri dhe në hir përpara Perëndisë dhe njerëzve të tjerë. Për shembull, ata mund të interpretojnë me role sikur po lexojnë një libër ose po ndihmojnë një person në nevojë.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Fëmijët Më të Mëdhenj

Lluka 2:1–21; Mateu 2:1–2

Profetët e lashtë profetizuan për lindjen e Shpëtimtarit.

Për shekuj, profetët dhe besimtarët e kishin pritur me padurim lindjen e Shpëtimtarit. Të kuptuarit e kësaj të vërtete mund t’i ndihmojë fëmijët të fitojnë një vlerësim më të thellë për jetën dhe misionin e Shpëtimtarit.

Veprimtari të Mundshme

  • Kërkojuni fëmijëve të flasin rreth gjërave që i presin me padurim, të tilla si një ditëlindje ose pushimet. Vërini fëmijët ta lexojnë Helamanin 14:2–5 për të gjetur diçka që profetët po e kërkonin me padurim.

  • Lexoni së bashku disa profeci për lindjen e Shpëtimtarit (shih Isaia 7:14; 9:6; 1 Nefi 11:18; Helamani 14:5). Ndihmojini fëmijët të renditin hollësitë që përmbajnë këto profeci, dhe të gjejnë përmbushjen e tyre te Lluka 2:1–21 dhe Mateu 2:1–2.

  • Ftojini fëmijët të vizatojnë një figurë të skenës së Lindjes së Krishtit dhe të tregojnë se përse janë mirënjohës që lindi Jezusi.

Pamja
Maria, Jozefi dhe Simeoni me foshnjen Jezus

Simeoni Duke Nderuar Krishtin Foshnjë, nga Greg K. Olsen

Lluka 2:40, 52

Jezusi qe dikur fëmijë si unë.

Ashtu sikurse Jezusi, fëmijët të cilët mësoni, kanë një mision të rëndësishëm për të cilin [duhet] të përgatiten. Çfarë mund të mësojnë nga shembulli i Jezusit?

Veprimtari të Mundshme

  • Ndërsa e lexoni Llukën 2:40, 52, u thoni fëmijëve të dëgjojnë me vëmendje për gjërat që bëri Jezusi. Ftojini fëmijët të tregojnë aspektet në të cilat janë rritur që nga koha kur ishin të vegjël. Tregoni përvojën tuaj vetjake të mësimit të ungjillit pak e nga pak, më pas jepni dëshminë tuaj.

  • Plotësoni veprimtari që i ilustrojnë frazat te Lluka 2:40, 52. Për shembull, ju mund të matni gjatësinë e secilit fëmijë (“Jezusi rritej në … shtat”) ose kërkojuni atyre të tregojnë shkrimin e tyre të shenjtë të parapëlqyer (“forcohej në frymë”). Ndihmojini fëmijët të bëjnë një përmbledhje të aspekteve në të cilat po rriten dhe t’ia tregojnë atë familjeve të tyre.

  • Pasi ta përsëritin Llukën 2:40, 52, ftojini fëmijët të tregojnë se si mendojnë se do të ketë qenë Jezusi kur ishte në moshën e tyre. Si do ta ketë trajtuar Ai nënën e Tij? Po vëllezërit dhe motrat e Tij?

Lluka 2:41–52

Unë mund ta ndjek shembullin e Jezusit.

Që kur ishte i ri, Jezusi u jepte mësim pleqve në tempull. Në mënyrë të ngjashme, fëmijët në klasën tuaj kanë shumë për t’u mësuar njerëzve rreth tyre.

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojeni një fëmijë të vijë i përgatitur për ta përmbledhur historinë te Lluka 2:41–52. Për t’i ndihmuar fëmijët ta kuptojnë historinë, mësojuni se çfarë nënkupton [fraza] “punët e Atit tim”. Për shembull, ju mund t’u tregoni fëmijëve se çfarë pune bëni ju apo prindërit tuaj. Cili ishte profesioni apo “punët” që bënte Jozefi, babai tokësor i Jezusit? (shih Mateu 13:55). Cila ishte puna e Atit të Tij Qiellor? (shih Lluka 2:46–49; shih edhe Moisiu 1:39).

  • Lexojeni bashkë me fëmijët Llukën 2:46–49 dhe pyesni: “Në ç’mënyrë po merrej Jezusi me ‘punët e Atit’ të Tij”? Ndihmojini fëmijët të renditin ose vizatojnë në tabelë mënyrat në të cilat ata gjithashtu mund të ndihmojnë të bëjnë punët e Atit Qiellor.

  • Për t’i ndihmuar fëmijët ta ngrenë vetëbesimin e tyre që ata, ashtu sikurse djaloshi Jezus, mund ta japin mësim ungjillin, ndihmojini që të ushtrohen duke ia mësuar njëri-tjetrit një parim nga Për Forcën e Rinisë.

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxitni të Mësuarin në Shtëpi

Ftojini fëmijët t’i mësojnë familjes së tyre diçka që kanë mësuar rreth lindjes së Krishtit.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Fëmijët janë kureshtarë dhe mësojnë në shumë mënyra. Fëmijët kënaqen duke mësuar nëpërmjet përvojave të reja dhe të larmishme. Përdorni veprimtari që i ndihmojnë ata të lëvizin rreth e rrotull, t’i përdorin të gjitha shqisat e tyre, të bëjnë kërkime dhe të provojnë gjëra të reja. (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 25–26.)

Pamja
faqja e veprimtarisë: Jezusi në grazhd