Eja, Më Ndiq
22–28 Prill. Mateu 18; Lluka 10: ‘Çfarë Duhet të Bëj që të Trashëgoj Jetën e Përjetshme?’


“22–28 Prill. Mateu 18; Lluka 10: ‘Çfarë Duhet të Bëj që të Trashëgoj Jetën e Përjetshme?’” Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Re 2019 (2019)

“22–28 Prill. Mateu 18; Lluka 10”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2019

Pamja
Samaritani i mirë

Samaritani i Mirë, nga Dan Burr

22–28 Prill

Mateu 18; Lluka 10

“Çfarë Duhet të Bëj që të Trashëgoj Jetën e Përjetshme?”

Çfarë të vërtetash te Mateu 18 dhe Lluka 10 kanë nevojë fëmijët të mësojnë? Mbani vesh për nxitje nga Fryma e Shenjtë ndërsa i lexoni këta kapituj. Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet mund t’ju ndihmojë që ta kuptoni doktrinën dhe ky përvijim i mësimit mund t’ju japë ide për mënyrën se si t’i jepni mësim këto të vërteta.

Shënojini Mbresat Tuaja

Pamja
ikona e tregimit

Ftojini të Tregojnë

Kërkojuni fëmijëve të tregojnë se si e festuan Shlyerjen e Jezu Krishtit për Pashkë.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Fëmijët Më të Vegjël

Mateu 18:21–35

Unë duhet t’i fal të tjerët gjithmonë.

Ndërsa e lexoni Mateun 18:21–35, merrni parasysh përvojat tuaja vetjake me faljen dhe atë që fëmijët kanë nevojë të dinë rreth këtij parimi.

Veprimtari të Mundshme

  • Lexojeni Mateun 18:21 dhe ftojini fëmijët të thonë “Të fal” shtatë herë. Pyetni: “A është e mjaftueshme të falësh shtatë herë?” Lexojeni vargun 22 dhe shpjegoni se Jezusi do që ne të zgjedhim të falim gjithmonë.

  • Tregoni shëmbëlltyrën e shërbëtorit të pamëshirshëm (shih Mateu 18:23–35). Nëse është e nevojshme, shpjegoni që kur dikush na bën diçka jo të mirë, ne ndoshta do të ndihemi të zemëruar apo të trishtuar në fillim. Por të falim do të thotë që ne mund të ndiejmë paqe sërish. (Ju mund të ndieni nxitje për t’i ndihmuar fëmijët të kuptojnë që nëse dikush po i lëndon, ata duhet t’u tregojnë prindërve të tyre apo një të rrituri tjetër të cilit i mirëbesojnë.)

  • Shkruani Të fal në tabelë, dhe thuajuni fëmijëve se këto fjalë mund të ndihmojnë për t’i kthyer çastet e trishtuara në çaste të lumtura. Vizatoni një fytyrë të trishtuar në tabelë dhe tregoni disa shembuj të fëmijëve që e falin njëri-tjetrin. Pas çdo shembulli, ftojeni një fëmijë që ta ndryshojë fytyrën e trishtuar në një fytyrë të lumtur.

  • Këndoni me fëmijët këngën “Help Me, Dear Father” [“Ndihmom’, At’ i Dashur”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 99. Kërkojuni atyre të ngrihen në këmbë kur të dëgjojnë fjalën ndihmë. Jepni dëshminë tuaj se Ati Qiellor do të na ndihmojë që t’i falim të tjerët.

Lluka 10:25–37

Jezusi më mësoi që t’i shoh të gjithë njerëzit si fqinjët e mi dhe t’i dua ata.

Shëmbëlltyra e samaritanit të mirë është një histori e paharrueshme që mund t’u tregojë fëmijëve se kush janë fqinjët tanë. Mendoni për mënyrat se si mund t’i frymëzoni fëmijët që të “shko[jnë] dhe të bëj[në] kështu edhe [ata]” (Lluka 10:37).

Veprimtari të Mundshme

  • Pyeteni çdo fëmijë: “Kush është fqinji juaj?” Shpjegoni që Jezusi dha mësim se çdokush që ka nevojë për ndihmën tonë është fqinji ynë, edhe nëse ai ose ajo nuk jeton pranë nesh, dhe ne duhet ta trajtojmë atë njeri me dashuri.

  • Lexojeni Llukën 10:25–37 ndërsa fëmijët interpretojnë shëmbëlltyrën e samaritanit të mirë, duke luajtur role të ndryshme me radhë. Pas çdo interpretimi, kërkojuni atyre të tregojnë mënyrën se si mund të jenë si samaritani i mirë.

  • Shkruani disa shembuj situatash kur dikujt do t’i nevojitej ndihmë dhe fshihini letrat përqark dhomës. Kërkojuni fëmijëve që t’i gjejnë letrat dhe të shpjegojnë se si mund të tregojnë mirësi ndaj personit në atë situatë.

  • Këndojini me fëmijët këngët “Jesus Said Love Everyone” [“Jezus’ Tha t’i Doni t’Gjith’”] dhe “Kindness Begins with Me” [“Mir’sia me Mua Fillon”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 61, 145. Ndajini fëmijët në dyshe dhe ftojeni secilën dyshe që të mendojë për disa mënyra se si mund të tregojnë dashuri ose mirësi ndaj të tjerëve. Kërkojini secilës dyshe që t’i tregojnë klasës mendimet e tyre.

  • Ftojini fëmijët që të shkruajnë në shirita të vegjël letre mënyrat se si mund t’u tregojnë të tjerëve dashuri. Bëni një zinxhir prej letre me këto shirita dhe ftojini fëmijët që ta varin zinxhirin e letrës në shtëpinë e tyre, atje ku ai mund t’u kujtojë atyre të jenë të mirë.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Fëmijët Më të Mëdhenj

Mateu 18:21–35

Ati Qiellor do të më falë kur unë i fal të tjerët.

Ndërsa fëmijët rriten, falja mund të vështirësohet. Shëmbëlltyra e shërbëtorët të pamëshirshëm mund të jetë një mënyrë e paharrueshme për t’u mësuar atyre se Ati Qiellor dëshiron që ne t’i falim të gjithë.

Veprimtari të Mundshme

  • Lexojeni Mateun 18:23–35 me fëmijët; shpjegoni se zoti ose mbreti përfaqëson Atin Qiellor, shërbëtori na përfaqëson ne dhe bashkëshërbëtori përfaqëson ata që na fyejnë. Pyetini fëmijët: “Kur e keni pasur të vështirë ta falnit dikë? Si hoqët dorë nga ato ndjenja të lëndimit? Kur keni pasur nevojë të faleni për një zgjedhje të gabuar?”

  • Shfaqeni materialin filmik “Forgive Every One Their Trespasses: The Parable of the Unmerciful Servant” [“Faljani Njëri-Tjetrit Shkeljet e Tyre: Shëmbëlltyra e Shërbëtorit të Pamëshirshëm”] (LDS.org) për t’i ndihmuar fëmijët që ta përfytyrojnë këtë shëmbëlltyrë.

  • Shkruani në tabelë problemin me shumëzim 70 × 7, dhe ndihmojini fëmijët që ta zgjidhin atë. Kërkojini dikujt që ta lexojë Mateun 18:21–22 dhe shpjegoni se Jezusi e përdori këtë numër për të na mësuar se duhet të falim gjithmonë.

  • Jepini çdokujt një copë letër dhe ftojini fëmijët që të vizatojnë një figurë të një fëmije që nuk po sillet mirë me një fëmijë tjetër. Më pas kërkojuni atyre që t’i shkëmbejnë letrat me fqinjin e tyre dhe të vizatojnë në pjesën e prapme të letrës së re një mënyrë se si mund t’u tregojnë falje të tjerëve.

  • Kërkojuni fëmijëve t’ju ndihmojnë që të mendoni për disa situata ku dikush ka nevojë ta falë një person tjetër. Ftojini fëmijët që ta interpretojnë me aktrim mënyrën se si do të tregonin falje në ato situata.

  • Këndoni me fëmijët këngën “Help Me, Dear Father” [“Ndihmom’, At’ i Dashur”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 99. Ndihmojini fëmijët ta kuptojnë çdo varg të këngës dhe atë që na mëson rreth faljes së të tjerëve.

Lluka 10:30–37

Unë mund t’i dua dhe t’u shërbej të tjerëve, veçanërisht atyre që janë në nevojë.

Përsiatni për raste në vetë jetën tuaj kur dikush ka qenë një “samaritan i mirë” për ju. Si mund t’i frymëzoni fëmijët që të jenë “samaritanë të mirë” ndaj të tjerëve?

Veprimtari të Mundshme

  • Caktojini secilit fëmijë që të vizatojë pjesë të shëmbëlltyrës së samaritanit të mirë. Ftojini ata që t’i vendosin figurat e tyre sipas rendit dhe t’i përdorin ato për të treguar historinë.

  • Shpjegojuni fëmijëve se judenjtë i urrenin samaritanët kaq shumë saqë kur udhëtonin nga Jeruzalemi drejt Galilesë, ata kalonin përreth Samarisë për të shmangur ndërveprimin me çfarëdo samaritani (shih Hartat e Biblës, nr. 1, “Hartë Fizike e Tokës së Shenjtë”). Përse do ta përdorte Jezusi një samaritan si një shembull të mirësisë në këtë shëmbëlltyrë? Çfarë na mëson kjo histori rreth ndihmës ndaj të tjerëve në nevojë? (Shih edhe Mosia 4:16–22.)

  • Kërkojuni fëmijëve që të tregojnë një përvojë kur dikush ishte si samaritani i mirë kundrejt tyre.

  • Sfidojini fëmijët që të vendosin një synim për të qenë si samaritani i mirë këtë javë. Për shembull, a njohin dikë që është i sëmurë apo i vetmuar? Apo dikë që nuk merr pjesë në Kishë rregullisht? Pyetini fëmijët se si mund ta ndihmojnë atë njeri.

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxitni të Mësuarin në Shtëpi

Ftojini fëmijët që t’i tregojnë familjes së tyre synimin për të qenë si samaritani i mirë këtë javë.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Mësojini fëmijët t’i shënojnë mbresat. Nëse fëmijët mund ta mësojnë zakonin e shënimit të mbresave, kjo do t’i ndihmojë që ta dallojnë dhe ndjekin Shpirtin. Fëmijët mund t’i shënojnë mbresat duke i shenjuar shkrimet e shenjta, duke vizatuar figura ose duke shkruar pjesë ditari të thjeshta.

Pamja
faqja e veprimtarisë: Unë e tregoj dashurinë time